Gjermania ka fajësuar Rusinë për një tentativë sulmi me dron në Aeroportin e Leipzigut muajin e kaluar dhe ka njoftuar masa të gjera dhe sanksione kundër Moskës, transmeton Anadolu. Ministri i Punëve të Brendshme, Alexander Dobrindt, në një konferencë për media në Berlin tha se hetuesit kishin konstatuar se komploti ishte planifikuar nga shërbimet ruse të inteligjencës dhe ishte zbatuar nga operativë të nivelit të ulët. “Mjetet e përdorura, si konfigurimi i dronit, komponentët e ndryshëm, eksplozivët dhe sistemet e ndezjes, përputhen me ato të njohura nga operacione të tjera hibride të kryera nga Rusia”, tha Dobrindt. “Një vlerësim i…
Author: almakos
Sot shënohet dita e 94 e protestës. Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe…
Sistemi inteligjent “Qyteti i Sigurt” tashmë mund të detektojë edhe kundërvajtjet e motoçiklistëve, bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ai sqaroi se motoçiklistët paraqisnin një sfidë teknike për shkak të pozitës së targave, pasi kamerat për matjen e shpejtësisë detektojnë pjesën e përparme të automjetit, ndërsa targat e motoçikletave ndodhen në pjesën e pasme. Pas vendosjes së pajisjeve të reja në lokacionet kyçe, gjatë ditës së parë janë evidentuar rreth nëntë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë nga motoçiklistët. Toshkovski theksoi se qëllimi kryesor i sistemit është veprimi jopërzgjedhës dhe profesional, me synim rritjen e sigurisë në…
esë zjarre janë ende aktive në vend nga gjithsej 22 raste të regjistruara në ambiente të hapura gjatë ditës së sotme deri në orën 18:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, pesë zjarre janë aktualisht nën kontroll, ndërsa 12 të tjera janë shuar. Zjarret aktive janë regjistruar në disa zona të vendit. Në territorin e Komunës së Shtipit, në hapësirën ndërmjet fshatrave Selcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë, po digjet bimësi e ulët. Në Komunën e Strugës, zjarri ka përfshirë pyje dhe bimësi në territorin e fshatrave Piskupshtinë, Lukovë dhe Burinec. Zjarri ka përfshirë gjithashtu pyje me kërcell…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për mundësinë e masave disiplinore ndaj atyre që nuk e mbështesin vendimin e organeve të partisë për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president. Ndërsa u pyet lidhur me këtë situatë, Abdixhiku tha se aktualisht më shumë e shqetësojnë pasojat që mund të ketë kjo situatë për Kosovën, sesa çështja e masave brenda LDK-së. “Besoj që e para e punës s’duhet të brengosem për këtë fazë, për natyrën disiplinore brenda LDK-së sepse ajo do të vijë, më shumë jam i brengosur për pasojat për Kosovën, të shkaktojmë edhe njëherë zgjedhje kur kemi marrëveshje politike,…
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale mbi raportet e politikës shqiptare me SHBA-në, duke akuzuar Edi Ramën se për vite me radhë e ka përdorur Amerikën si mjet presioni ndaj opozitës. Muçollari thekson se sot realiteti ka ndryshuar: Sali Berisha nuk është më non-grata dhe po udhëton drejt SHBA-së për një aktivitet republikanësh, ndërsa Rama përmendet në disa procese gjyqësore dhe raportime amerikane. “Gjërat duket se po shkojnë në vendin e tyre”, shkruan Muçollari. Amerika për shumë vite na u paraqit si një ekskluzivitet i Edi Ramës. Ishte marrë nën patronazhim…
Niveli i ujit në liqenin e Ulzës ka arritur në pikën minimale apo siç quhet “pika e vdekjes”. Kjo ka ardhur si rezultat i shfrytëzimit në maksimum të ujit për prodhim të energjisë elektrike nga kompania KURUM, por edhe nga rënia e prurjeve të lumit Mat. Ulja drastike e nivelit të ujit ka shkaktuar pasoja edhe në ekonominë nën ujore për shkak të nxehjes së ujit ku një kategori peshqish nuk e durojnë. Jashtë kamerës peshkatarët e zonës thanë se kjo situatë përsëritet çdo vit që kur HEC-et Ulëz e Shkopet u privatizuan nga turqit. Ata deklarojnë se para viteve…
Nga Ditmir Bushati Sikurse shumë prej revolucioneve të Europës Lindore, protestat në Shqipëri nuk nisën me një fjalim politik apo me një plan. Ato nisën me një pamje. Në maj, një protestues paqësor në fshatin bregdetar jugor të Zvërnecit u tërhoq zvarrë nga roje private sigurie, ndërsa punonjësit e policisë qëndronin mënjanë, teksa mjetet e ndërtimit nisnin punën për një projekt resorti luksoz të mbështetur nga vajza dhe dhëndri i Trump-it, Ivanka dhe Jared Kushner, dhe i përkrahur fuqishëm nga qeveria shqiptare. Projekti synon ta shndërrojë një brez bregdetar të çmuar dhe të ndjeshëm nga pikëpamja mjedisore — një vend…
Autoritetet gjermane po hetojnë një sulm të dyshuar pranë një termocentrali të madh në Brandenburg, raportuan mediat të martën, transmeton Anadolu. Pajisje shpërthyese u gjetën në një strukturë kyçe elektrike pranë uzinës me qymyr kaf në Jaenschwalde, raportoi Maerkische Allgemeine Zeitung. Gazeta tha se policia gjeti disa pajisje të ndërtuara për të qëlluar raketa të mbushura me eksplozivë dhe i bëri ato të sigurta. Qëllimi i dukshëm u konsiderua të ishte një ndërprerje e gjerë e energjisë elektrike duke synuar një nënstacion. Operatori i rrjetit 50Hertz tha se autorët dëmtuan disa nga linjat e saj të transmetimit, duke ndërprerë përkohësisht…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të karburanteve, duke kërkuar pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se ndërsa vendet fqinje po ndërhyjnë për të ulur çmimin e naftës, në Shqipëri karburanti ka arritur në 219 lekë për litër. Sipas tij, në Maqedoninë e Veriut çmimi është ulur në rreth 1.54 euro për litër, ndërsa në Malin e Zi, pas ndërhyrjes përmes akcizave, është rreth 1.87 euro për litër. Blushi rikujtoi se Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend…
5 persona janë ndaluar në lidhje me sulmin me thikë në lagjen Çair të Shkupit, ku një fëmijë 13-vjeçar pësoi lëndime të rënda, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Sipas ministrit, fëmija i lënduar ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet e Ministrisë, edhe personi që ka kryer veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të…
As kryeministri Hristijan Mickoski nuk e konsideron rrezik për krizë politike bllokadën parlamentare të paralajmëruar nga BDI. Ai deklaroi se, bllokimi i miratimit të ligjeve me Badenter në Kuvend nga ana e BDI-së nuk mund të shkaktojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Mickoski tha se nuk sheh krizë dhe se pushteti ka shumicë stabile. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së “Jo. Nuk shoh krizë. Ne kemi shumicë stabile. Nuk mendoj se kjo paraqet çfarëdo krize”, tha Mickoski. Ai shtoi: “Do t’ju rikujtoj se kryetarin e Kuvendit e zgjodhën në shkallë”. Nga ana tjetër, kryeparlamentari Afrim Gashi tha të hënën se, pavarësisht paralajmërimeve…

