Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje bashkëpunimin e SPAK me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se Departamenti amerikan i Drejtësisë, përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT), mbështeti pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40. Konferenca u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare. Në…
Author: almakos
Daniela Dimovska ka dhënë deklaratën solemne para Këshillit Gjyqësor, duke marrë zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore Penale Shkup. Në fokus të mandatit të saj, Dimovska ka vendosur ruajtjen e efikasitetit të gjykatës, uljen e numrit të lëndëve të vjetra të pazgjidhura dhe rritjen e transparencës në punën e institucionit. Në një intervistë për “Telma”, ajo theksoi se gjatë 14 muajve të fundit Gjykata Themelore Penale Shkup ka shënuar rezultate të rëndësishme në uljen e numrit të lëndëve dhe veçanërisht të rasteve të vjetra që rrezikonin të parashkruheshin. “Me dhënien e betimit mund të premtoj se do të vazhdojmë…
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftoi se deri në orën 07:30 të mëngjesit janë regjistruar gjithsej 41 zjarre në ambiente të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas QMK-së, 6 zjarre janë ende aktive, 5 janë nën kontroll, ndërsa 30 zjarre janë shuar. Zjarre aktive janë regjistruar në komunat Shtip, Strugë, Saraj, Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Kërçovë. Pesë zjarret që janë nën kontroll janë në komunat Makedonski Brod, Zelenikovë dhe Dellçevë. Ndërkaq, zjarre të shuar janë evidentuar në komunat Veles, Çashkë, Demir Kapi, Novo Sellë, Strumicë, Vallandovë, Bogovinë, Jegunovcë, Gostivar, Prilep, Dollnen, Vinicë, Saraj, Haraçinë, Çuçer-Sandevë, Studeniçan, Shuto…
Gjatë kohës kur ishte në opozitë, Edi Rama fliste për një epokë të re ndryshimesh, ndërsa premtonte mbylljen e një kapitulli të vjetër që cënonte dinjitetin e çdo shqiptar që nuk merrte shërbim në shëndetësi. Por ku jemi sot?! Pasi mori drejtimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama flet sot me gjuhën e pushtetit, larg këtyre qëndrimeve, ku sulmonte dikur qeverinë ‘Rama’. Sot shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, ndërsa prej 95 ditësh protestojnë kundër kryeministrit dhe qeverisë së tij, ndërsa mes arsyeve që reagojnë janë dhe kushtet në spitale. Mes atyre që kanë reaguar ashpër kanë qenë dhe pacientët e prekur nga…
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Gjatë ditës, në disa zona do të ketë kushte për jostabilitet lokal, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 31 deri në 37 gradë Celsius. Në Shkup pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Era…
Pas ceremonisë së kurorëzimit, ku Kida u shoqërua nga prindërit e saj drejt altarit, këngëtarja dhe Ajbi kanë ndarë një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes, duke realizuar vallëzimin e tyre të parë si çift i martuar. Pas emocioneve të ceremonisë dhe shkëmbimit të betimeve, vëmendja e të ftuarve është zhvendosur te çifti, i cili ka zgjedhur ta shënojë nisjen e këtij kapitulli të ri me një vallëzim romantik në ambientet e Villa Miani në Romë. Për këtë moment të veçantë, Kida ka bërë edhe një ndryshim në paraqitjen e saj. Nëse gjatë ceremonisë ishte shfaqur me flokët e…
Rëndohet edhe më shumë situata nga flakët në zonën e Matit. Zjarri ka dalë jashtë kontrollit në pyjet e larta të Trodhnës, në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë Mat. Disa banesa janë rrezikuar, ndërsa dy familje janë evakuuar nga policia dhe Bashkia Mat. Nga flakët janë rrezikuar edhe dy stane bagëtish. Një blegtor me afro 100 gjedhë nuk ka pranuar ta transferojë tufën nga zona e rrezikut. The post Zjarri në Mat del jashtë kontrollit, evakuohen dy familje appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Një prej rezidencave më luksoze dhe më të njohura të Romës është kthyer sonte në epiqendrën e një prej dasmave më të shumëpritura të showbizit shqiptar. Këngëtarja e njohur, Kida, dhe partneri i saj, Ajbi, kanë zgjedhur pikërisht Villa Miani për të kurorëzuar dashurinë e tyre, në një ceremoni që pritet të mbledhë në një vend disa prej emrave më të njohur të skenës shqiptare. E vendosur në majën e Monte Marios, Villa Miani njihet për arkitekturën elegante, ambientet luksoze dhe pamjen spektakolare që ofron mbi qytetin e Romës. Pikërisht ky ambient është zgjedhur nga çifti për të shënuar një…
Një moment tensioni e paniku është regjistruar në protestën para komisariatit 3. Një i mitur ka shpërthyer në të qara dhe i frikësuar, pas tensioneve. Ndërsa nëna e tij i është drejtuar me tonë revoltuese policisë, duke i kërkua që t’i mbrojë qytetarët dhe jo t’i frikësojë. The post I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Një “luftë” virtuale e djalit të Benjamin Netanyahut, Yair Netanyahu ndaj Britanisë për shkak se kjo e fundit, megjithë mbështetjen ushtarake dhe diplomatike për fushatën gjenocidale izraelite në Gaza, vazhdon ta njohë “Palestinën” si shtet. Tani kur Argjentina është shndërruar në një shtet vasal të Izraelit me presidentin sionist Javier Milei, Yair Netanyahu ka hapur temën e Ishujve Falkland, të cilët para një viti ishin territor argjentinas para se të pushtoheshin nga Britania kolonialiste. Netanyahu tashmë disa ditë merret me këtë temë, ndërsa fillimisht kishte postuar një status në X ku thotë se ishuj Falkland janë të Argjentinës. Pse kjo…
Pas tensioneve të regjistruara mbrëmjen e së martës përpara Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ku dënon atë që e cilëson si dhunë të ushtruar ndaj protestuesve. “Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor!”, shkruan Berisha në nisje të deklaratës. Sipas kreut të PD-së, gjatë protestës kryeministri Edi Rama ka provokuar protestuesit nga godina e Kryeministrisë dhe më pas, sipas tij, ka urdhëruar ndërhyrjen e forcave të policisë. Postimi i plotë: Deklaratë e Partisë Demokratike. Stop terrorit dhe dhunës të Padrinos ndaj protestuesve paqësor! Sonte Edi Rama…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar me martesë dashurinë e saj me partnerin, Ajbin. Artistja ka zgjedhur një ceremoni elegante dhe plot shkëlqim për të shënuar një prej ditëve më të rëndësishme të jetës së saj, ndërsa dasma është zhvilluar në një nga rezidencat luksoze të Romës. Në një atmosferë të veçantë dhe romantike, çifti ka mbledhur pranë vetes familjarë, miq dhe njerëz të afërt, të cilët kanë qenë dëshmitarë të këtij kapitulli të ri në jetën e tyre. Ceremonia është karakterizuar nga eleganca, detajet luksoze dhe një dekorim i menduar deri në detaje,…

