Author: almakos

Një lajm i trishtë ka prekur DJ Gimbon dhe familjen e tij. Gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Lajmin për vdekjen e saj, DJ Gimbo e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku ka ndarë me ndjekësit njoftimin mortor. Në një dedikim të shkurtër, por mjaft emocional, ai i ka kushtuar disa fjalë gjyshes së ndjerë: “Shpirti në paqe gjyshe”! Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 2 shtator, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc. Në këto momente të dhimbshme, familjes Osmanaj dhe DJ…

Lexo më Shumë

Një kullë e lartë plot 24 kate, e cila do të ngrihet në mes të lagjes ekzistuese dhe mjaft të populluar në “Komunën e Parisit” në Tiranë, ka sjellë kaos për të gjithë zonën, me shkatërrime muresh dhe ndryshime në hyrje daljet e godinave ekzistuese. Miratimi pa asnjë kriter urbanistik i këtij përbindëshi në mes të pallateve dhe lagjes ekzistuese ka sjellë një çoroditje për të gjithë, që nga godinat njëkatëshe e deri te pallatet, ku mijëra banorë po përballen dita–ditës me pluhur dhe zhurma në çdo orë të ditës e natës. Shqetësimet janë të shumta, të cilat nisën fillimisht…

Lexo më Shumë

Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria. Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme. Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e…

Lexo më Shumë

Mashtrimet telefonike janë bërë një plagë e vërtetë në Greqi, me grupe të organizuara, që ngrenë qendra thirrjesh, për të mashtruar kryesisht të moshuarit dhe për të zgjeruar aktivitetet e tyre edhe përtej kufijve grekë. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis, e përshkroi fenomenin irritues, duke njoftuar krijimin e një strukture të përhershme operative për t’u përballur me të. “Mashtrimet telefonike janë një epidemi në vendin tonë. Mashtruesit janë kryesisht romë”, theksoi Chrysochoidis, duke folur për Mega. “Këta njerëz janë kthyer drejt kriminalitetit dhe po kthehen ngadalë drejt këtij krimi, i cili është i tmerrshëm. Në kuptimin që ata…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në polici. Një burrë e lidhi gruan e tij në një pemë në pyll dhe e sulmoi me një objekt të fortë. Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, dje në orën 20:40 në Shkup, oficerët e policisë arrestuan personin me inicialet L.F.D. (27) nga Shkupi, duke vepruar në bazë të një raporti të mëparshëm nga gruaja e tij 21-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë familjare, dhe më vonë e kishte çuar në një zonë pyjore në rajonin e Shkupit, ku e kishte lidhur në një pemë dhe e kishte sulmuar…

Lexo më Shumë

Programi i OKB-së për Mjedisin (UNEP) ka bërë të ditur se ngrohja globale ka të ngjarë të tejkalojë 1,5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale brenda viteve të ardhshme, por temperaturat ende mund të ulen sërish përmes reduktimit të shpejtë të emetimeve dhe ruajtjes së emetimeve neto negative, transmeton Anadolu. “Rritja e temperaturës globale pritet të kalojë pragun prej 1,5 gradë Celsius, me gjasë brenda viteve të ardhshme, duke i çuar rreziqet dhe ndikimet klimatike në nivele gjithnjë e më të rrezikshme, por ende është e mundur që temperaturat të ulen dhe të arrihen objektivat globale të Marrëveshjes së Parisit”, thuhet…

Lexo më Shumë

Në Dhunge Bazaar të Nepalit, një shtëpi jeshile trekatëshe e familjes Pyakurel ka fituar famë në rrjetet sociale, e quajtur nga disa “shtëpia mrekulli” dhe nga të tjerë “shtëpia virale”. Një video e përhapur gjerësisht tregoi familjen duke parë të tmerruar nga ballkoni i katit të tretë përmbytjen furishme që godiste shtëpinë e tyre, por ndërtesa i rezistoi valëve. Chhatra Bahadur Pyakurel, 67 vjeç, kryefamiljari, tregoi se sapo kishte çuar nipin te autobusi i shkollës kur përmbytja, e shkaktuar nga shembja e një akullnaje në rajonin Himalajan mes Nepalit dhe Tibetit, mbërriti te shtëpia e tyre. Për më shumë se…

Lexo më Shumë

Një situatë e paprecedentë ka përfshirë sistemin e drejtësisë në vend, ku pagat e magjistratëve, funksionarëve dhe personelit të administratës gjyqësore e asaj të prokurorisë nuk po ekzekutohen nga Drejtoria e Thesarit. Përmes një deklarate të përbashkët të lëshuar sot, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë shprehur shqetësimin e tyre të thellë për këtë bllokim financiar që cenon funksionimin e institucioneve. Kjo përplasje vjen pas përfundimit të afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese (Vendimi nr. 15, datë 17.02.2026), sipas të cilit, nga data 1 gusht 2026, përllogaritja e pagave të magjistratëve duhet të kryhet…

Lexo më Shumë

Rreth 120 banorë të Fushë-Arrëzit janë paraqitur gjatë 4 ditëve të fundit në Qendrën Shëndetësore të qytetit, me simptoma helmimi, që dyshohet se iu është shkaktuar nga ndotja e ujit të pijshëm. Një ditë më parë, banorët denoncuan rastin për News24, duke bërë me dije se uji i pijshëm mbante erë të rëndë, ndërsa autoritetet nuk kishin marrë asnjë masë, pavarësisht ankesave të tyre. Strukturat e Shëndetit Publik dhe ato të Higjienës kanë marrë kampionë të ujit të pijshëm që shkon në rubinetet e qytetarëve, për t’iu nënshtruar analizave laboratorike, por ende nuk ka një përgjigje zyrtare. Lidhur me këtë…

Lexo më Shumë

Ne aktualisht jemi në një situatë kritike. Po bëjmë gjithçka që ta zgjidhim këtë në mënyrë të qetë dhe në të njëjtën mënyrë do të vazhdojmë ta bëjmë, pavarësisht nëse reagojnë grupe të caktuara, kushdo qofshin dhe nga cilado anë që vijnë. Kështu ka deklaruar ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska e pyetur për reagimet se shkollat po mbyllen për shkak se nuk regjistrohen fëmijë, por edhe për shkak të optimizimit të rrjetit shkollor dhe bashkimit të paraleleve nga shkollat periferike me shkolla më të mëdha. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS “Është fakt gjithashtu që edhe pse…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, në kuadër të seancës së 121-të plenare, emëroi sot Arlinda Hasani Sinanin në pozitën e zëvendësguvernatores së Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Hasani Sinani vjen në këtë detyrë me 22 vite përvojë në sektorin bankar, ku gjatë karrierës së saj ka ushtruar funksione drejtuese në fushën e kreditimit, menaxhimit të rrezikut dhe bankingut afarist. Karrierën e ka nisur si analiste krediti në ProCredit Bank, ndërsa më pas ka mbajtur disa pozita drejtuese, përfshirë atë të drejtoreshës së ekspoziturës, Qendrës së Biznesit dhe Sektorit për Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme. Nga viti…

Lexo më Shumë

Rritja e prodhimit industrial në tremujorin e dytë prej 3,4 për qind është një tregues se gjendja është stabilizuar dhe se më në fund po vijnë lajme pozitive, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Sipas tij, rritja prej rreth 3,4% në tremujorin e dytë është një tregues se, pas 25-26 muajsh të kësaj qeverie, gjendja më në fund është stabilizuar dhe se ky trend duhet të vazhdojë edhe në periudhën që pason. “Prodhimi industrial, në këto kushte, është një tregues jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe rritja e tij, veçanërisht në tremujorin e dytë, e cila është mbi 3 për qind, mendoj se…

Lexo më Shumë