SHBA dhe Ukraina po negociojnë për t’i dhënë Kievit licenca për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se bisedimet janë ende në zhvillim, por paralajmëroi se një marrëveshje e tillë nuk do të sjellë rezultate të menjëhershme në fushën e betejës. Duke folur për The Brian Kilmeade Show, Rubio konfirmoi se marrëveshja mes Uashingtonit dhe Kievit “po negociohet ndërsa flasim”. Sipas tij, edhe nëse Ukraina merr licencën për prodhimin e Patriotëve, ngritja e kapaciteteve të reja do të kërkojë kohë. “Rritja e prodhimit, edhe nëse ke një licencë, është diçka që kërkon…
Author: almakos
Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski njoftoi zyrtarisht se aplikacioni i ri celular m.Uslugi do të promovohet në tetor. “Mund të njoftoj zyrtarisht se në tetor do të organizojmë një ngjarje në të cilën do të promovojmë aplikacionin celular “m.Uslugi”. Ai do të ketë në dispozicion versione elektronike të kartës së identitetit dhe patentës së shoferit, si dhe dy shërbime elektronike për qytetarët”, vuri në dukje Andonovski. Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski njoftoi zyrtarisht se aplikacioni i ri celular m.Uslugi do të promovohet në tetor. “Mund të njoftoj zyrtarisht se në tetor do të organizojmë një ngjarje në të…
Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit ish-banorit të BBVK-së, Laurent Krasniqit. Sipas njoftimit të shokut të ngushtë të tij, Egzon Sahitit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Llukar, nga ora 17:00. Ish-banori i BBVK-së vdiq si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete [të cilën e ngiste ai] dhe një automjeti. Pavarësisht përpjekjeve nga ana e mjekëve, 29-vjeçari nuk arriti të iu bëjë ballë plagëve të marra.
Situata e zjarreve në vend vijon të jetë problematike, me 27 vatra të raportuara gjatë 24 orëve të fundit. Tre vatra mbeten aktive, ndërsa më kritike paraqitet situata në qarkun Dibër, ku zjarret kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme pyjore. Në Vajkal të Bulqizës, zjarri ka përshkuar mbi 18 hektarë dhe vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, bashkia dhe Forcat e Armatosura. Probleme janë shënuar edhe në Lundre dhe Mallunxë të Matit, ku era e fortë ka favorizuar përhapjen dhe riaktivizimin e flakëve. Situata mbetet problematike edhe në Dajt–Qafë Priskë, por autoritetet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonat…
Fitim Sylejmani, shoku i ngushtë i ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, ka reaguar me një mesazh prekës pas vdekjes së tij në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij, duke e cilësuar si “vëlla”. “Lal, ma këpute shpirtin vllau jem. Allahu t’mshiroftë e t’boftë prej banorëve të Xhenetit”, ka shkruar ai, duke e shoqëruar mesazhin me fotografi të tyre.
Ndarja e papritur nga jeta e Laurent Krasniqit ka shkaktuar një tronditje të thellë në mesin e familjarëve, miqve dhe publikut që e njohu fillimisht përmes rrjeteve sociale dhe më pas si pjesëmarrës në “Big Brother VIP Kosova 3”. Një aksident tragjik me motoçikletë në Llukar të Prishtinës i mori jetën 29-vjeçarit mbrëmjen e së […] The post Tragjedia e papritur: Humbja e Laurentit lë pas një dhimbje të thellë appeared first on InfoKosova.
Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë. Kontrolli është kryer nga DAP-Forcat Operacionale të Burgjeve. Deri më tani nuk dihet se kujt prej personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin pesë celularët e gjetur. Aparatet i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e përdoruesve të pajisjeve, si dhe në zbardhjen e rrethanave se si…
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 27 zjarre, nga të cilat dy janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 22 janë shuar, njoftojnë këtë mëngjes nga Qendra për Menaxhimin të Krizave. Zjarre aktive ka në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës pranë zonës së Golem Brdashit, ku po digjet një mal, dhe në Komunën e Shuto Orizarës, pranë Vizbegut, pas hotelit “New Star”, ku është vënë flaka në një deponi mbeturinash. Zjarret në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Sarajit, pranë fshatit Kopanicë dhe në Komunën e Strugës, pranë fshatrave Piskupshtinë, Burinec…
Vetëm një muaj më parë, Laurenti Krasniqi kishte ndarë me ndjekësit e tij një nga momentet më të veçanta të jetës. Ai kishte publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihej duke i propozuar të dashurës së tij gjatë një fluturimi mbi New York. Në pamjet e publikuara, Laurenti shihet duke i zgjatur unazën partneres, ndërsa në sfond duket panorama e qytetit. Momenti i shumëpritur ishte pritur me urime të shumta nga ndjekësit e çiftit. https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/09/Ddcc.mp4
Një aksident i tragjik në komunikacion ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Llukar të Prishtinës, ku ish-banori i BBVK-së, Laurent Krasniqi, i cili po lëvizte me një motoçikletë, është përplasur me një veturë, dhe ka vdekur. Gazetarja Vesa Hoda, ka raportuar nga vendi i ngjarjes se, bazuar në dëshmitë e banorëve, dyshohet se motoçikleta po lëvizte me shpejtësi të madhe dhe ishte duke tejkaluar, kur vetura ka dalë nga parkingu i një restoranti. Më pas, dy automjetet janë përplasur mes vete. “Jemi në fshatin Llukar të Komunës së Prishtinës, ku para pak orësh ka ndodhur edhe aksidenti mes…
Është publikuar videoja që pretendohet se tregon përleshjen fizike mes Eduard Kuçit dhe Jozit Markut, ngjarje që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Eduard Kuçi, i njohur për publikun si Edi, ka publikuar në InstaStory videon e përleshjes fizike me Jozin Markun, duke hedhur më shumë dritë mbi incidentin që ditët e fundit ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale. Në videon e publikuar nga vetë Edi, shihet Jozi, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, duke u përfshirë në një përleshje fizike me influencuesin nga Juniku, i njohur për pjesëmarrjen në Big Brother…
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa një prej tyre, një mjet tip “Benz”, është përmbysur në rrugë. Mes automjeteve të përfshira ndodhet edhe një “Lamborghini” me targa zviceriane. Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa deri më tani nuk ka ende informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar. Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë aks të autostradës, duke sjellë vështirësi në qarkullim. Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. The post…

