Author: almakos

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe udhëheqësi i partisë së ekstremit të djathtë Fuqia Hebraike, Itamar Ben-Gvir, ka përgatitur një plan për zhvendosjen e rreth 1,86 milion palestinezëve nga Rripi i Gazës brenda shtatë vjetësh, të cilin planifikon ta prezantojë sor si pjesë të fushatës së tij zgjedhore, transmeton Anadolu. Sipas të përditshmes izraelite Yedioth Ahronoth, Ben-Gvir do t’i prezantojë publikut një plan të quajtur “Shkëputja 710”, i bazuar në atë që përshkruhet si “migrim vullnetar” nga Gaza. Në raport thuhet se plani synon që 250.000 palestinezë të largohen nga Gaza gjatë vitit të parë, 1,11 milion brenda tre vjetësh…

Lexo më Shumë

Çështja e Erion Veliajt hyn në një fazë vendimtare, ndërsa debati për ligjshmërinë e paraburgimit dhe standardet e reja të vendosura nga Gjykata e Lartë pritet të rikthehen në qendër të vëmendjes. Avokati Alban Duraj e konsideron këtë një nga çështjet më komplekse të drejtësisë shqiptare, ku përplasen jo vetëm aspektet penale, por edhe pavarësia e pushtetit vendor dhe garancitë kushtetuese të individit. Sipas tij, praktika e re unifikuese e Gjykatës së Lartë, e cila vendos barrën e provës mbi Prokurorinë dhe kërkon shqyrtim real të alternativave ndaj “arrestit në burg”, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e 15 shtatorit…

Lexo më Shumë

Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, transporti publik i Shkupi ende nuk është furnizuar me 100 autobusët e premtuar. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski tha sot se, pritet të fillojë afati i dorëzimit të mbi 100 autobusëve për transportin urban në Shkup, por edhe për komunat e tjera. Ndërkaq, sa i përket higjienës në kryeqytet, Gjorgjievski tha se, problemi më i madh për higjienën komunale është mungesa e mekanizimit, ndërsa theksoi se një problem shtesë është mungesa e kontejnerëve, të cilët janë të vjetër dhe të amortizuar. Sinkron: Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit “Aktualisht nuk kemi stacione funksionale…

Lexo më Shumë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më parë në qytetin e Korçës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta. Personi i dëmtuar është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve duke marrë mjekimin e nevojshëm. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes, identifikimin e personave të…

Lexo më Shumë

Revolta qytetare ka hyrë sot në ditën e saj të 96 me kërkesë kryesore dhe të panegociueshme dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. Ndërkohë një sulm digjital ka ndodhur ndaj profileve ë Instagram të disa prej protestuesve dhe jo vetëm. 23 profile janë mbyllur, ku mes tyre janë edhe profilet e kreut të Partisë Mundësia Agron Shehaj dhe ekspertit të IT, Gent Progni. Ka qenë fillimisht Shehaj që ka njoftuar “aksionin” e ndërmarrë ndaj llogarisë së tij. Ndërkohë deputetja tashmë e pavarur pas largimit nga PS, Marjana Koçeku, ka denoncuar se numri I profileve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, njoftoi sot se javën e ardhshme grupi parlamentar i tyre do të paraqesë përsëri një propozim legjislativ për rritjen e pagës minimale në Maqedoni nga 26 mijë denarë që është aktualisht në 36 mijë denarë ose 600 euro. Duke folur sot për mediat në Kuvend, ai tha se në Buxhet ka fonde për ta zbatuar këtë. Njëkohësisht, duke subvencionuar subjektet private për sigurim shëndetësor dhe pensional mbi kufirin aktual të pagës minimale. Filipçe ishte i prerë se para ka për ta rritur pagën minimale. “Mjafton që qeveria të heqë dorë, siç tha ai, nga luksi,…

Lexo më Shumë

Katari dënoi të enjten sulmet e reja iraniane ndaj Kuvajtit, duke i përshkruar ato si një “shkelje flagrante” të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit të Gjirit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Katarit tha se sulmet përbënin gjithashtu një “shkelje të hapur” të ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe parimeve të fqinjësisë së mirë. Ministria tha se vazhdimi i sulmeve përfaqësonte një “përshkallëzim të rrezikshëm” që mund të komplikojë përpjekjet për të frenuar tensionet dhe të minojë përpjekjet politike dhe diplomatike që synojnë arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ai e mbajti Iranin “plotësisht ligjërisht…

Lexo më Shumë

Vdekja e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në vend është regjistruar ditët e fundit, njoftoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski. “Sa i përket gjendjes me ethet e Nilit Perëndimor, që nga informimi im i fundit kemi një person të vdekur. Bëhet fjalë për pacientin i cili ishte i hospitalizuar për kohën më të gjatë – mbi 38 ditë në spital. Kemi edhe një rast të ri të dyshimtë gjatë këtyre tre ditëve nga informimi i fundit. Pra, numri i pacientëve të hospitalizuar është i njëjtë, mendoj se janë 19 pacientë, pasi kemi vetëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka frikë nga hetimi për kredinë hungareze, përcjell Telegrafi Maqedoni. I pyetur në lidhje me hetimin e Hungarisë për dyshimet për abuzim me detyrën dhe keqmenaxhim në “Eximbank”, në pronësi të shtetit, ku përmendet edhe kredia prej një miliard eurosh për Maqedoninë, Mickoski tha se kjo është një çështje e brendshme e Hungarisë dhe shpreson që institucionet atje të dalin me një deklaratë në lidhje me kredinë. “Absolutisht nuk kam frikë sepse e gjithë kjo është pjesë e partneritetit tonë strategjik dhe është konfirmuar nga të dy parlamentet dhe qeveritë. Fondet janë…

Lexo më Shumë

Një lajm i papritur ka ardhur nga Vali Corleone dhe partnerja e tij, Anita. Çifti pritet të bëhet prindër për herë të parë, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë Vali Corleone. Vali Corleone ka bërë të ditur se partnerja e tij, Anita, është shtatzënë, derisa të dy po dilnin nga Gjykata, transmeton Klankosova. Pamjet e çiftit u publikuan nga gazeta Sinjali.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlamentar socialist. Rama u shpreh se do të propozojë që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. “Unë do propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti në telefon për të futur një njeri në punë të konsiderohet vepër penale. Do e propozoj këtë, do u shoh të gjithëve në sy dhe do u kërkoj që ta votoni. “Çdo mesazh i dërguar, që fut këtë në punë dhe shikoje pak atë, të konsiderohet vepër…

Lexo më Shumë

Dy shtetas të Tajvanit, një grua 50-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një apartament në zonën qendrore të Shkupit. Rasti është raportuar në SPB Shkup më 2 shtator rreth orës 13:50, pasi N.M. në apartament ka gjetur pa shenja jete nënën e saj, Ç.T.J. (50), dhe bashkëshortin e nënës së saj, Sh.L.F. (37). Të dy ishin raportuar si të zhdukur vetëm disa orë më herët. Sipas informacioneve nga MPB-ja, N.M. kishte raportuar zhdukjen e tyre po atë ditë, në orën 00:49. Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë…

Lexo më Shumë