Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe disa ish-zyrtarë të tjerë.
Aparatet i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.
Sakaq kujtojmë se më herët, autoritetet kanë sekuestruar dhe dërguar në SPAK edhe telefonin e Laert Haxhiut. Ndërsa javën e kaluar, një telefon është gjetur në burgun e Peqinit dhe gjithashtu është dërguar në SPAK.
The post Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë në sektorin ku ndodhet Erion Veliaj appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


