Me thirrjen “Nesër më shumë!”, është mbyllur protesta e 95-të kundër qeverisë, e cila këtë mbrëmje u zhvendos te Komisariati Nr. 3 në rrugën “Mine Peza”.
Protestuesit kanë qëndruar për disa orë pranë bllokut të sigurisë, duke kërkuar lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të ndaluar pas tensioneve të mbrëmjes së kaluar.
Gjatë qëndrimit para komisariatit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej kërkesave kryesore të protestuesve ka qenë lirimi i personave të shoqëruar.
“Lironi qytetarët!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, janë ndër thirrjet që kanë jehuar në mbyllje të protestës.
Në fund të qëndresës, protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e protestës edhe në ditën e 96-të, duke e mbyllur mbrëmjen si çdo natë me thirrjen: “Nesër më shumë!”
The post “Nesër më shumë!”, Protesta e 95-të kundër qeverisë mbyllet te Komisariati Nr. 3, jehojnë thirrjet për lirimin e aktivistëve: Lironi qytetarët! Rama jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


