Protestuesit e protestës së 95-të kanë vijuar marshimin nëpër Tiranë, duke u drejtuar drejt Komisariatit Nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ku mbahen prej rreth 24 orësh qytetarë dhe aktivistë të shoqëruar pas përplasjeve të mbrëmjes së kaluar.
Marshimi është udhëhequr nga studentët, vajzat dhe gratë, ndërsa qytetarët kanë vijuar të bëjnë thirrje për lirimin e aktivistëve.
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët! Nuk jeni vetëm! Polici ketu na ke, ti mbron krimin e jo ne”, janë thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit në drejtim të Komisariatit Nr. 3.
The post Aktivistët në qeli prej rreth 24 orësh, protestuesit marshojnë drejt Komisariatit Nr. 3: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët! Nuk jeni vetëm! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


