Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se ekipet e komunës, së bashku me ekspertët gjeodezikë, kanë dalë në terren për përcaktimin e saktë të trasesë së Bulevardit “Cvetan Dimov”.
“Sot hodhëm një hap konkret drejt realizimit të Bulevardit “Cvetan Dimov”.
Ekipet e Komunës së Çairit, së bashku me ekspertët gjeodezikë, dolën në terren për përcaktimin e saktë të trasesë së bulevardit, një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e Çairit me Butelin, Shutkën dhe komunat përreth.
Për mua, ky është më shumë se një projekt infrastrukture. Është përmbushja e një premtimi dhe realizimi i një nevoje të kahmotshme të qytetarëve.
Reagimet e qytetarëve në terren ishin jashtëzakonisht pozitive. Për ta, zgjerimi i “Cvetan Dimov”-it përfaqëson një ndërhyrje të domosdoshme që do të ndikojë drejtpërdrejt në lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore në këtë pjesë të qytetit.
Premtimet kanë vlerë vetëm kur shndërrohen në punë konkrete.
Bulevardi “Cvetan Dimov” po kalon nga premtimi në realizim”, ka shkruar Mexhiti.
Data 05.10.2026
Aktuale
- Nisën pagesat për ndihmat sociale dhe shtesat për fëmijë, paratë tashmë në dispozicion
- Mexhiti: Sot hodhëm një hap konkret në realizimin e Bulevardit “Cvetan Dimov”
- Aksioni operativ “Pastruesi”: Zbulohen raste të shumta të krimit dhe drogës
- Velkovski: Do të kërkojmë dividendë publike për çdo qytetar
- Seancë plenare dhe protestë te Kuvendi/ Rrethohet Parlamenti, gardh metalik dhe forca policie në zonë
- Filipçe: Vizita e Von der Leyen zbuloi gënjeshtrat e Mickoskit për identitetin
- Aksident në Kumanovë–Likovë, dy të mitura me lëndime të rënda
- Së shpejti “Safe City” do të zbulojë motoçiklistët pa kokore



