Një hipozkrizi e ka konsideruar kryetari i PD, Sali Berisha, seancën plenare të kësaj të hënë, 5 tetor. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Berisha tha se e enjta është dita ku diskutohen shqetësimet e qytetarëve, ndaj për këtë pati dhe një thirrje për ta që të mblidhen dhe t’i japin përgjigjen e merituar bastionit të krimit, drogës e mafies.
“Është dita e të rinjve! Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, kudo që janë e kudo që s’janë, të mblidhen të enjten tek ky parlament, për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij institucioni bastion të krimit, të drogës, të padrinos dhe mafies shqiptare’, tha Berisha në përmbyllje të fjalës në Kuvend.
Ndaj dhe, hipokrizia se sot po diskutojmë për hallet e qytetarëve, më rikujton atë novelën e Çehovit.
Dy gjahtarë e vranë në pyll rojën, se po gjuanin shpezë. Shkuan e futën duart në xhepa, i gjetën një cironkë. Lëri, tha, se nuk dua t’i hamë se jemi në kreshmë. Kreshmë, apo kishin hall se e vranë? Kishin hallin e kreshmës pra, ai. Pra, edhe ju jeni katandisur. Këtu bëj një pyetje. Shkoni pak dhe pyesni njerëzit tuaj. A ndihen të turpëruar?
Se nuk janë bashkëautorë me ju në vjedhje. Shkoni pyesni pak zgjedhësit tuaj. Ata u marrin me vezë, se s’duan t’jua shohin surratin. Kudo që shkoni nëpër rrugë, qytetarët vërsulen kundra jush. I meritoni të gjitha! E enjtja është dita e qytetarëve! E enjtja është dita e shqiptarëve!
Është dita e të rinjve! Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve, kudo që janë e kudo që s’janë, të mblidhen të enjten tek ky parlament, për t’i dhënë përgjigjen më të merituar këtij institucioni bastion të krimit, të drogës dhe mafies shqiptare. Të padrinos dhe mafies shqiptare”, tha Berisha.



