Author: almakos

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në hapësirë të hapur. Dy prej tyre ende janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza. Në Komunën e Sarajit, në afërsi të fshatrave Kopanicë dhe Radushë, ende digjen pyll me drurë të ulët dhe bimësi e ulët. Një zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Shtipit, në zonën mes fshatrave Sellcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë. Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e zjarreve janë shkaktuar pa dashje, por ka edhe raste të shkaktimit të qëllimshëm të zjarreve. Nga Drejtoria për Mbrojtje…

Lexo më Shumë

Kaltrina Selimi është një nga këngëtaret me të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë shumë aktive gjatë kësaj vere nëpër dasma e ahengje të ndryshme, raporton IndeksOnline. Krahas muzikës, Kaltrina shfaqet goxha aktive edhe në rrjetet sociale. Këngëtarja ka marrë vëmendje në postimin e fundi. E veshur me një fustan me plot stil, Kaltrina po duke mahnitëse në këtë pamje.

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme mësohet se ka nisur hetimet për një aferë të dyshuar korruptive në tenderin 50 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale. Nisja e hetimeve vjen pasi rezultoi se ARRSH kishte kualifikuar një kompani me letra false në njëri nga katër lotet e tenderit. Bëhej fjalë për lotin 2, i cili kishte fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë euro. Mësohet se SPAK ka nisur shkresë zyrtare në ARRSH, ku i kërkon këtij institucioni informacion dhe vënien në dispozicion të dokumentacionit për proçedurën në fjalë të prokurimit. Fillimisht ky tender u kallëzua në prokurorinë e…

Lexo më Shumë

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal dhe një prej personave që ndihmuan në ekspozimin e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, ka vdekur papritur në shtëpinë e saj në Florida. Vetëm pak orë para vdekjes, 52-vjeçarja kishte publikuar dhjetëra mesazhe në rrjetin social X, ndërsa kishte folur edhe për raste të tjera që, sipas saj, përfshinin zyrtarë federalë. Vdekja e Allison Guerrieros rikthen në vëmendje një prej historive më të bujshme të lidhura me Charles McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të kundërzbulimit të FBI-së, i cili u dënua në Shtetet e Bashkuara për çështje penale që përfshinin marrëdhëniet e tij me oligarkun…

Lexo më Shumë

Viti shkollor 2026-2027 fillon sot për 238 mijë nxënës – 174 mijë nxënës të shkollave fillore dhe 64 mijë nxënës të shkollave të mesme. Pas pushimeve verore, ata kthehen në mësime që do të zgjasin deri më 10 qershor të vitit, përveç maturantëve për të cilët do të mbarojnë më 17 maj. Pushimet dimërore midis dy semestrave do të jenë nga 31 dhjetori deri më 21 janar. Shifrat për nxënësit e regjistruar në klasën e parë dhe nxënësit e shkollave të mesme së shpejti do të jenë përfundimtare. Deri më tani, Ministria e Arsimit ka marrë të dhëna për 14.952…

Lexo më Shumë

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në qendër të Athinës, në Greqi. Ngjarja ndodhi në bulevardin Alexandras, në kryqëzimin me rrugën Armeni Vraila, ku dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e fuqishme u përfshinë dy motoçikleta. Në njërën prej tyre udhëtonte një burrë, ndërsa në motorin tjetër ndodheshin dy gra. Përplasja rezultoi fatale për të tre personat. Ata u transportuan me urgjencë në…

Lexo më Shumë

Pothuajse çdo i katërti automjet i importuar në Maqedoni në shtatë muajt e parë të këtij viti është i ri. Megjithatë, automjetet që tashmë janë në rrugët e Maqedonisë janë mesatarisht 19.4 vjet të vjetra, gjë që tregon se rinovimi i automjeteve në vend po shkon gradualisht. Nga janari deri në korrik 2026, në Maqedoni u importuan gjithsej 36.614 automjete pasagjerësh të reja dhe të përdorura, sipas të dhënave nga Drejtorisë Doganore, përcjell “Faktor”. Nga këto, 8.832 ishin të reja, që përfaqëson rreth 24 përqind të importeve totale, ose afërsisht çdo i katërti automjet. Importi i automjeteve të reja këtë…

Lexo më Shumë

Numri i sportistëve palestinezë të vrarë nga Izraeli gjatë gjenocidit në Rripin e Gazës është rritur në 1.014, përfshirë lojtarë, trajnerë, gjyqtarë dhe zyrtarë të Federatës Palestineze të Futbollit, tha për Anadolu një zyrtar palestinez i sportit. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Palestineze të Mediave Sportive, Mustafa Siam, për Anadolu tha se numri u rrit pasi lojtari i klubit Jabalia Services, Abdel Fattah Abu al-Aish, u vra të shtunën kur një sulm izraelit goditi një motoçikletë elektrike të përdorur nga një kompani private e dërgesave në lagjen Tal al-Hawa në Qytetin Gaza. Siam tha se Abu al-Aish po përgatitej me…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar manifestimi i sotëm anti-qeveritar në kryeqytet. Pas marshimit masiv përgjatë bulevardeve dhe akseve kryesore të Tiranës, turma e protestuesve është rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, ku ka mbyllur aksionin e sotëm qytetar. Pasi përshkuan disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit duke lëshuar thirrje të forta për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë, protestuesit u rigrupuan në sheshin përballë godinës së ekzekutivit. Rikthimi në pikën e nisjes shënoi edhe fazën përmbyllëse të tubimit. Përfaqësuesit e protestës dhe aktivistët i falënderuan qytetarët për qëndresën, energjinë dhe mobilizimin e treguar gjatë gjithë ditës. Nga podiumi…

Lexo më Shumë

Me një situatë të tensionuar që po përshkallëzohet, Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara do të reagojnë me forcë ndaj sulmeve iraniane, duke e theksuar këtë në një bisedë telefonike me gazetarin Trey Yingst të Fox News më 31 gusht. “Do t’i godasim fort. Do të ketë një përgjigje”, […] The post Tensionet rriten: Iranin godet bazat amerikane në Jordani, Trump paralajmëron hakmarrje të fortë appeared first on InfoKosova.

Lexo më Shumë

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike vijon edhe në ditën e 93-të, ndërsa qytetarët që kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Pas grumbullimit dhe fjalimeve në shesh, protestuesit kanë vijuar parakalimin në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke shoqëruar marshimin me pankarta dhe thirrje kundër politikës dhe institucioneve. Gjatë lëvizjes nëpër Tiranë, ndër thirrjet e protestuesve kanë qenë“Arrestoni Ramën, Ballukun dhe Berishën!”, duke kërkuar që zyrtarët e lartë të përballen me drejtësinë. Ashtu si për tre muaj me radhë, edhe sot qytetarët kanë përsëritur kërkesën e tyre kryesore dhe të panegociueshme, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Turqisë në Shkup ka organizuar një pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores, që shënohet më 30 gusht në Turqi për të shënuar betejën përfundimtare në Anadollin perëndimor kundër forcave greke në vitin 1922, raporton Anadolu. Pritja u organizua nën kujdesin e ambasadorit turk, Fatih Ulusoy, në rezidencën e ambasadës në Shkup, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ministri pa resor, Zulqifar Zejnulla, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, përfaqësues të…

Lexo më Shumë