Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 26 zjarre në hapësirë të hapur. Dy prej tyre ende janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 20 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.
Në Komunën e Sarajit, në afërsi të fshatrave Kopanicë dhe Radushë, ende digjen pyll me drurë të ulët dhe bimësi e ulët. Një zjarr aktiv ka edhe në Komunën e Shtipit, në zonën mes fshatrave Sellcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë.
Sipas autoriteteve, pjesa më e madhe e zjarreve janë shkaktuar pa dashje, por ka edhe raste të shkaktimit të qëllimshëm të zjarreve. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëjnë apel për rritjen e kujdesit.
Për shkak të motit të ngrohtë, ndalesa për lëvizje nëpër pyje është zgjatur deri më 30 shtator.
The post QMK: Aktive dy zjarre në ambient të hapur, katër nën kontroll appeared first on TV-SHENJA.


