Këngëtarja e njohur, Remzie Osmani, ka bërë një apel publik për të gjetur pronarin e një zinxhiri që e ka gjetur në qendër të Prishtinës. Ajo ka treguar se lirë zinxhiri është gjetur në parkingun prapa monumentit NEWBORN dhe ka kërkuar nga personi që e ka humbur që ta përshkruajë saktësisht atë, në mënyrë që të vërtetohet se është pronari i saj, shkruan Indeksonline. “E kam gjetur këtë në qendër të Prishtinës, te parkingu mbrapa monumentit NEWBORN. Personi që e ka humbur, për ta marrë, duhet të më tregojë saktësisht çfarë ka pasur të shkruar dhe si ka qenë e…
Author: almakos
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave. Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, e cila e ka shoqëruar Marjanën gjatë gjithë qëndrimit në maternitet, ka rrëfyer për gazetarin Osman Stafa mes lotësh momentet e vështira që paraprinë humbjen e saj. Sipas saj, gjithçka nisi rreth mesditës, kur 37-vjeçarja e telefonoi duke i thënë se kishte dhimbje të forta në…
Ushtria amerikane ka finalizuar kontrata shumëvjeçare me rreziqe të larta me gjigantët e mbrojtjes General Dynamics dhe Lockheed Martin për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin e interceptorëve të raketave të avancuara, njoftoi Departamenti i Mbrojtjes të hënën, transmeton Anadolu. Marrëveshjet shtatëvjeçare synojnë të trefishojnë prodhimin e interceptorëve MSE Patriot Advanced Capability-3 (PAC-3) dhe të katërfishojnë prodhimin e sistemit Terminal High Altitude Area Defense (THAAD). “General Dynamics dhe Lockheed Martin i janë përgjigjur thirrjes. Ne po shkurtojmë burokracinë, po shkurtojmë afatet kohore dhe po shkallëzojmë me shpejtësi kapacitetin tonë të prodhimit vendas”, tha në një deklaratë Michael Duffey, nënsekretar për blerje dhe…
Para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup sot kanë protestuar transportuesit vendas të cilët kundërshtojnë rregullat e reja të lëvizjes në Zonën Shengen. Të organizuar nga asociacioni “Makam-Trans”, ata protestuan për një problem që, sipas tyre, po kërcënon drejtpërdrejt punën dhe funksionimin e kompanive të transportit, kufizimin e qëndrimit të shoferëve profesionistë në zonën Shengen. MENUR ILAZI-PROTESTUES “Për shoferët tanë kufizimet janë të mëdha. Ata që vozisin në Evropë nuk llogariten si turistë, por në njëfarë forme si emigrantë. Ne kryejmë punë profesionale dhe duhet t’i plotësojmë të gjitha kushtet dhe certifikimet që kërkohen për një vozitës profesionist.…
Këshilltarja bashkiake e PD-së, Ilda Zhulali i ka kërkuar kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës sqarime zyrtare mbi drejtimin e bashkisë pas raportimeve për shkarkimin e dytë të Anuela Ristanit nga detyra. Zhulali kërkon të bëhet publike shkresa e shkarkimit, të përcaktohet kush e drejton aktualisht bashkinë dhe kush ka autoritetin për të firmosur kontrata, marrëveshje financiare dhe akte administrative. Ajo kërkon gjithashtu sqarime nëse firma e Erion Veliajt njihet ende si vullnet legjitim vendimmarrës. Në kërkesën e saj, Zhulali ngre edhe shqetësimin për krizën e paralajmëruar në transportin publik dhe kërkon informacion mbi arsyet e vështirësive financiare të operatorëve,…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njofton se vendkalimi aktualisht ilegal për këmbësorë te Bit Pazari do të rregullohet. Ai thotë se, pas kërkesës së qytetarëve, veçanërisht të moshuarve që kanë vështirësi ta përdorin mbikalimin, është përgatitja e projektit për një vendkalim të sigurt. Ai tha se do të vendosen semaforë dhe do të ketë vendkalim të rregullt për këmbësorë. “Kur shumica e qytetarëve kanë vendosur se është më mirë edhe për bizneset atje, por edhe më e thjeshtë, veçanërisht për qytetarët e moshuar, të cilët nuk mund dhe nuk janë në gjendje fizikisht ta përdorin mbikalimin për këmbësorë,…
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, u takua me homologun e tij saudit, Princin Faisal bin Farhan, në Stamboll, në kuadër të takimit të parë të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të themeluar sipas Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, tha Ministria e Jashtme të hënën, transmeton Anadolu. Ministria shkroi në platformën amerikane të mediave sociale X se takimi u zhvillua si pjesë e seancës inauguruese të Komitetit Strategjik Politik dhe të Mbrojtjes të themeluar sipas Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes së Mekës, të nënshkruar midis Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit. Nuk u ndanë detaje të mëtejshme në…
“Viti i ri shkollor 2026‑2027 fillon nesër për 238 mijë nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm. Mësimi do të zgjasë deri më 10 qershor, ndërsa për maturantët do të përfundojë më 17 maj”, informoi sot në konferencë për shtyp ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Tekstet shkollore për vitin e ri shkollor janë siguruar dhe shpërndarë me kohë në shkolla. “Për të tretin vit me radhë, tekstet shkollore janë siguruar me kohë në tirazhin që e kanë kërkuar shkollat. Të njëjtat janë shpërndarë dhe që nesër mund t’u ndahen nxënësve. Kënaqësi është që çështja e teksteve shkollore nuk…
Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale (RKE) mori një vendim me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 2,06% në krahasim me llogaritjen e mëparshme. Nga 1 shtatori, ora 00:01, nafta dhe vaji ekstra i lehtë për shtëpi shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa çmimet e benzinave rriten. – Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 6,50 denarë për litër dhe do të jetë 95,00 denarë. – Çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet me 3,50…
Një shtetas serb është dënuar me gjithsej 3.000 euro gjobë, pasi në dy raste është kapur duke drejtuar automjetin me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së lejuar në autostradën A1, njofton Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit. Bëhet fjalë për D.P. (34), i cili është dënuar me dy gjoba nga 1.500 euro për veprën penale “drejtim i pamatur i automjetit”. Ai është ndaluar më 29 gusht, në ora 23:20, në pikën kufitare Tabanoc, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Gjatë kontrollit policor të automjetit “Skoda” me targa serbe, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se më herët, në…
Një koleksion i ri historish nga njerëz që thonë se janë rritur me prindër narcistë po tërheq shumë vëmendje për shkak të rrëfimeve jashtëzakonisht personale dhe shpesh tronditëse. Disa tregojnë për prindër që i fajësonin fëmijët për problemet e tyre. Të tjerë kujtojnë kontroll të vazhdueshëm emocional, manipulim dhe mungesë mbështetjeje. Një person tregoi se […] The post 59 njerëz tregojnë si ishte të rriteshin me një prind narcist, “Më fajësonte pse linda” appeared first on InfoKosova.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Ankaraja po punon për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet në mbarë botën islame. “Ne besojmë se ka mirësi në unitet, po punojmë për të forcuar aleancat dhe për të zvogëluar mosmarrëveshjet si mes nesh, ashtu edhe në mbarë botën islame”, tha Erdogan në fjalimin […] The post Erdogan u bën thirrje muslimanëve për unitet: Duhet të jemi bashkë si tullat në mur appeared first on InfoKosova.

