Author: almakos

Prokuroria e Lartë Publike në Shkup ka shfuqizuar vendimin për ndalimin e hetimit për furnizimin me mazut për TEC Negotinë. Vendimi ishte kundërshtuar nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ndërsa hetimi përfshin 13 persona dhe një person juridik, për dyshime për keqpërdorim të procedurave të prokurimit publik dhe pastrim parash. Prokuroria e Lartë ka konstatuar dobësi në ekspertizat mbi të cilat ishte bazuar vendimi për ndërprerjen e hetimit dhe ka urdhëruar Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ta vazhdojë procedurën, të mbledhë të dhëna shtesë dhe të kryejë ekspertiza të reja. The post Shfuqizohet ndalimi i hetimit për…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë ku një shtetase rreth 37-vjeç shtatzënë ka humbur jetën. 37-vjeçarja e identifikuar me inicialet M.K ishte paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve, mjekët kanë vendosur që ajo të transportohej drejt Tiranës, për të marrë trajtim më të specializuar. Gjatë rrugës, në afërsi të Elbasanit, gjendja e 37-vjeçares është rënduar. Sipas të dhënave paraprake, ajo kishte shfaqur të vjella dhe dyshohet se mund të ketë pasur një hemorragji të brendshme. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të vdekjes pritet të zbardhen pas kryerjes së veprimeve…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit, gjithsej 24 zjarre janë regjistruar në ambiente të hapura në territorin e vendit, nga të cilat shtatë janë ende aktive, një është nën kontroll dhe 16 janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza. Që nga ora 7:30 e mëngjesit, zjarret aktive janë midis fshatrave Bella Crkva dhe Podmoçani në Komunën e Resnjës, ku digjen pyje me pisha dhe bimësi të ulët, si dhe në segmentin midis Kopanicës dhe Radushës në Komunën e Sarajit. Zjarret janë aktive edhe mbi fshatin Paligrad në Komunën e Zelenikovës, mbi fshatin Nezhilovë, në lokalitetin Svatovi në Komunën e…

Lexo më Shumë

Numri i viktimave të përmbytjeve që goditën Nepalin ka arritur në 903, njoftoi sot Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive të Nepalit. Bilanci i mëparshëm ishte 788 viktima, sipas policisë lokale, e cila njoftoi gjithashtu se të paktën 2,742 persona u plagosën në përmbytje. Sipas të dhënave të Agjencisë për Situata Emergjente, më shumë se 2,400 persona rezultojnë të zhdukur në përmbytjet në Nepal, në kufirin me Kinën. Mediat shtetërore kineze raportuan se në anën e tyre të kufirit, në rajonin e pikës kufitare Jirong në Tibet, 16 persona u vranë, ndërsa 546 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Qafa Girong…

Lexo më Shumë

Në 9-mujorin e ndarjes nga jeta të Shpatit, Selvija ka ndarë një dedikim prekës për të, duke shprehur dhimbjen e thellë që ka lënë pas humbja e tij. Me anë të një postimi në Instastory të shkruar në gjuhën angleze pëshkroi dhimbjen e madhe, shkruan Indeksonline. “Ke vdekur dhe unë kam aq shumë nevojë të të tregoj se si ndihem. Kam nevojë që të më mbash në këmbë, ndërsa të tregoj këtë boshllëk që ekziston tani në zemrën time dhe zbrazëtinë që më përpin shpirtin. Kam nevojë të më mbash ndërsa qaj për ty dhe i bërtas zotit për një…

Lexo më Shumë

Stresi zakonisht shihet si armik i shëndetit, por ekspertët thonë se jo çdo lloj stresi është i dëmshëm. Në doza të moderuara, ai mund të na motivojë, të na ndihmojë të përballojmë sfidat dhe madje të na bëjë më të fortë psikologjikisht. Ky lloj stresi njihet si “eustres”, ose stresi pozitiv. Sipas specialistëve të intervistuar nga TIME, ndryshimi kryesor qëndron mes stresit afatshkurtër dhe atij kronik. Ndërsa stresi i vazhdueshëm lidhet me probleme si hipertensioni, sëmundjet e zemrës, ankthi dhe depresioni, stresi i përkohshëm që shfaqet përballë një sfide apo objektivi mund të ketë efekte pozitive. Një afat i ngushtë…

Lexo më Shumë

Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe i përmbush të gjitha kriteret ligjore për cilësinë, thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup. Nga ndërmarrja informojnë se Sektori për Kontroll Sanitar, në periudhën nga 24 deri më 27 gusht të këtij viti, ka marrë gjithsej 164 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 164 mostra për analiza mikrobiologjike, nga 45 pika matëse në territorin e kryeqytetit. Sipas tyre, sipas rezultateve të analizave të kryera, të gjitha mostrat e analizuara janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. The post NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”:…

Lexo më Shumë

Transportuesit e organizuar nga shoqata e transportit vendas “Makam-trans” do të mbajnë sot një protestë nga ora 12 deri në 14 para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, duke kërkuar zgjidhje për problemin e qëndrimit të kufizuar të shoferëve profesionistë në zonën Shengen. Protesta është paralajmërim përpara takimit të nesërm të Grupit të Punës në Bruksel, nga i cili transportuesit presin një zgjidhje për statusin e tyre pasi përballen me probleme për shkak të rregullit 90/180 të BE-së, sipas të cilit shtetasit e vendeve të treta mund të qëndrojnë për një maksimum prej 90 ditësh në çdo periudhë…

Lexo më Shumë

Pushimet verore zakonisht lidhen me çlodhjen dhe largimin nga ritmi i shpejtë i përditshmërisë. Megjithatë, për shumë njerëz kthimi nga pushimet shoqërohet me një ndjesi të papritur lodhjeje, sikur pushimi për të cilin kishin aq shumë nevojë të mos kishte ndodhur kurrë. Nëse ju ka ndodhur, nuk jeni të vetmit. Mënyra se si i perceptojmë sot pushimet shpesh lë shumë pak hapësirë për çlodhje të vërtetë. Në vend që të shkëputemi, përpiqemi të shfrytëzojmë çdo minutë, të vizitojmë sa më shumë vende, të provojmë gjërat më të mira dhe, sigurisht, t’i dokumentojmë të gjitha. Rezultati? Një lodhje që mund të…

Lexo më Shumë

Nga 1 shtatori, drejtuesit e skuterëve elektrikë në Belgjikë do të kenë detyrimin të mbajnë helmetë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga Ministria Federale e Mobilitetit. Sipas njoftimit të ministrisë, helmetat do të jenë të detyrueshme për përdoruesit e mjeteve motorike të transportit personal, të cilat kanë një shpejtësi maksimale të projektuar që tejkalon 20 kilometra në orë, pavarësisht shpejtësisë me të cilën ato janë duke lëvizur në momentin e përdorimit. Drejtuesit do të mund të përdorin një helmetë për motorë me kubikazh të vogël (moped) ose një helmetë biçiklete, me kusht që ajo të mbrojë “tëmthat dhe…

Lexo më Shumë

Qytetarët në Divjakë u mblodhën për të 31-tën natë në shesh, duke kundërshtuar propozimin socialist për hartën e re territoriale, që parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me atë të Lushnjes. Një qytetar bëri thirrje për më shumë pjesëmarrje për të rritur presionin ndaj qeverisë dhe mos lejuar shkrirjen e bashkisë së tyre. “Duhet ta mbrojmë Divjakën. Por duhet të mblidhemi më shumë. Të gjithë bashkë ia arrijmë qëllimit që të mbrojmë Divjakën tonë”, u shpreh ai. Nuk munguan as thirrjet ndaj kryetarit të bashkisë Josif Gorrea duke i kërkuar dorëheqjen. Qytetarët që ndodheshin në shesh u përballën edhe me mungesën…

Lexo më Shumë

Kida ka ndarë një tjetër moment nga Roma, Itali, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave, teksa tashmë kanë mbetur vetëm pak ditë deri te një prej ditëve më të rëndësishme në jetën e saj. Këngëtarja e njohur pritet t’i japë fund beqarisë më 1 shtator, kur do të kurorëzojë dashurinë e saj me partnerin Ajbin. Ceremonia pritet të zhvillohet në Romë, një prej qyteteve më romantike në Itali, ndërsa gjithçka duket se po merr formë për ditën e madhe. Kida tashmë ka mbërritur në Itali dhe këtë e ka bërë të ditur edhe përmes rrjeteve sociale. Në një…

Lexo më Shumë