Një incident është regjistruar gjatë protestës së sotme, ku gazetari Bledi Mane është sulmuar nga disa persona.
Sipas pamjeve të xhiruara me celular në vendngjarje, Mane ishte duke ecur në rrugë e duke folur në telefon, kur u vu papritur në shënjestër dhe në drejtim të tij u hodhën vezë dhe gurë, madje u shty edhe me duar.
Në drejtim të tij lëshoheshin thirrjet “servil i Ramës”, ndërsa gazetari përgjigjet me fjalët “Po me mua çfarë keni?”
Mbetet e paqartë nëse policia ka ndërhyrë për identifikimin e personave që hodhën sendet në drejtim të tij.
Ngjarja ka ngjallur reagime lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe trajtimin e tyre në protesta.



