Author: almakos

Ambasada e Turqisë në Shkup ka organizuar një pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores, që shënohet më 30 gusht në Turqi për të shënuar betejën përfundimtare në Anadollin perëndimor kundër forcave greke në vitin 1922, raporton Anadolu. Pritja u organizua nën kujdesin e ambasadorit turk, Fatih Ulusoy, në rezidencën e ambasadës në Shkup, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ministri pa resor, Zulqifar Zejnulla, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, duket se po e shijon një periudhë mjaft të bukur në jetën e saj sentimentale. Edhe pse deri më tani ka preferuar të mos zbulojë shumë detaje rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën, ajo nuk po e fsheh më faktin se është e dashuruar. Përmes paraqitjeve të ndryshme në rrjetet sociale, Dolce ka lënë të kuptohet se po kalon momente të veçanta dhe se gjendja e saj emocionale ka ndryshuar për mirë. Postimet e saj të fundit janë shoqëruar me shumë pozitivitet dhe duket se ish-banorja po e shijon në maksimum këtë…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së ekzekutivit, protesta anti-qeveritare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, ku mijëra qytetarë i janë drejtuar rrugëve kryesore të kryeqytetit në një marshim masiv. Mbyllja e fjalimeve nga aktivistët dhe qytetarët u shoqërua me lëvizjen e menjëhershme të turmës nga sheshi përballë Kryeministrisë drejt akseve kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe me një pjesëmarrje të gjerë, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke bllokuar përkohësisht trafikun në disa zona. Gjatë gjithë itinerarit të marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme e me tone të ashpra drejtuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit…

Lexo më Shumë

Në nisje të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë, aktivistja Luçiana Kokaj ka renditur arsyet kryesore që mbajnë qytetarët në shesh, duke bërë thirrje për reformim të plotë të arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes së pronës dhe vendosjes së meritokracisë në vend. Gjatë fjalës së saj, Kokaj nënvizoi se modeli aktual po detyron prindërit të largojnë fëmijët nga Shqipëria, ndërsa kërkoi një sistem social që mbron familjet në nevojë. “Në një Shqipëri të re dhe të lirë duhet të kemi një sistem arsimor ku fëmijët tanë të arsimohen me krenari dhe jo ku prindërit të shohin ku t’i dërgojnë jashtë shtetit. Na duhet…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Driton Sulejmani, ka njoftuar se është zgjidhur çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”, në Komunën e Butelit. Sipas Sulejmanit, zgjidhja është arritur përmes koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Komunës së Butelit, duke u bazuar në dispozitat e Ligjit për Arsimin Fillor. Ai theksoi se marrëveshja e arritur garanton respektimin e së drejtës së nxënësve për arsimim dhe krijon kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe. “Ky rast dëshmon se përmes dialogut, koordinimit dhe bashkëpunimit institucional mund të gjenden…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian pritet të rrisë presionin ndaj vendeve anëtare që disponojnë rezerva të raketave interceptuese Patriot, me qëllim transferimin e tyre drejt Ukrainës, ndërsa Kievi përballet me një mungesë kritike të mbrojtjes ajrore përballë sulmeve të intensifikuara ruse. Sipas zyrtarëve evropianë, Spanja dhe Greqia pritet të jenë në qendër të diskutimeve gjatë takimit joformal të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Irlandë, ku pajisja e Ukrainës me interceptorë mbetet një nga temat kryesore. Ndërsa Spanja ka deklaruar më parë se do të dërgojë pesë raketa Patriot, Greqia mbetet e rezervuar. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë të ditur se Athina i…

Lexo më Shumë

Një incident me armë të ftohtë ka ndodhur pasditen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, ku një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të momentit. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Tiranës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, pranë zonës së pedonales. Gjatë një konflikti, shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, është dëmtuar me mjet prerës. I dëmtuari është transportuar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas marrjes…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar Qeverinë për politikën e punësimit, duke theksuar se në vend ka mbi 35 mijë shqiptarë të evidentuar si të papunë, ndërsa paralelisht janë hapur kuota për punësimin e 10 mijë punëtorëve nga jashtë. Sipas ASH-së, 35.757 shqiptarë figurojnë si të papunë aktivë, që përbëjnë rreth 40,3 për qind të numrit të përgjithshëm të të papunëve në vend. “Ndërkohë mbi 60 për qind e punëdhënësve thonë se kanë nevojë për punëtorë, ka mbi 10 mijë vende të lira pune, ndërsa Qeveria hap kuota për 10 mijë punëtorë nga jashtë”, thuhet në komunikatën e ASH-së. Partia opozitare shqiptare ka…

Lexo më Shumë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në aksin Tiranë–Durrës, në kuadër të punimeve për projektin “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”. Sipas ARRSH-së, në datat 1, 2 dhe 3 shtator 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhen punime për montimin e trarëve metalikë në hapësirën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Për këtë arsye, do të bllokohen përkohësisht korsitë e lëvizjes në të dyja drejtimet e aksit Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë. Gjatë orëve të punimeve, qarkullimi do të menaxhohet dhe devijohet sipas skemave të përcaktuara nga ARRSH. Drejtimi Tiranë–Durrës: Mjetet do të devijohen…

Lexo më Shumë

Pas tri ditësh heshtje, drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, ka reaguar për postimin e tij në rrjetet sociale, ku shfaqej Ratko Mlladiq së bashku me figura të tjera të historisë serbe, përfshirë Drazha Mihajlloviqin. Fotografia ishte publikuar me mbishkrimin “Gjeneralët e Ushtrisë Qiellore” dhe shkaktoi reagime të shumta në opinion dhe nga politikanët. Kitanoviq thotë se postimin e ka fshirë menjëherë dhe se nuk pranon që ky veprim të interpretohet si pranim i akuzave ndaj tij. “Jam gati të marr përgjegjësi për çdo fjalë që them. Por nuk do të marr përgjegjësi për…

Lexo më Shumë

Egli Tako po shijon ditët e pushimit në Sardegna të Italisë, nga ku ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re. Egli shfaqet e veshur me bikini, duke pozuar në bregun e detit dhe peizazhi mahnitës i ishullit në sfond. Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, teksa Egli duket në superformë gjatë pushimeve verore. https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/08/eg.mp4 Kujtojmë se Egli tashmë po shijon pushimet duke pauzuar pak nga ekrani.

Lexo më Shumë

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në bypass-in Mbrostar–Levan, pranë Spitalit Memorial të Fierit. Një automjet tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, i identifikuar si Indrit Shyti, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, kanë mbetur të plagosur. Të tre të dëmtuarit janë transportuar me autoambulancë drejt Urgjencës së Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Drejtuesi i automjetit, i cili raportohet se ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Qarkullimit Rrugor, të cilat kanë…

Lexo më Shumë