Pas përfundimit të fjalimeve përpara godinës së ekzekutivit, protesta anti-qeveritare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni, ku mijëra qytetarë i janë drejtuar rrugëve kryesore të kryeqytetit në një marshim masiv.
Mbyllja e fjalimeve nga aktivistët dhe qytetarët u shoqërua me lëvizjen e menjëhershme të turmës nga sheshi përballë Kryeministrisë drejt akseve kryesore të Tiranës. Me pankarta në duar dhe me një pjesëmarrje të gjerë, protestuesit po përshkojnë rrugët e kryeqytetit duke bllokuar përkohësisht trafikun në disa zona.
Gjatë gjithë itinerarit të marshimit, nga turma dëgjohen thirrje të njëpasnjëshme e me tone të ashpra drejtuar kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar.
“Ju erdhi fundi!”, “Rama jep dorëheqjen!”, si dhe thirrjet drejtuar organeve të drejtësisë “Arrestoni Ramën!” e “Arrestoni Ballukun!” po shoqërojnë lëvizjen e protestuesve përmes bulevardeve.
The post Përfundojnë fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin masiv në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Rama jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


