Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa fotografi nga ditët e saj verore, duke sjellë një seri imazhesh me atmosferë pushimesh. Në fotografitë e publikuara, ajo shfaqet pranë detit dhe në një ambient të rrethuar nga palma e gjelbërim. Në njërën prej pamjeve, Elijona pozon në ujë, ndërsa në tjetrën shihet pranë një palme, duke kombinuar paraqitjen verore me një kapele me motive leopardi. Në këto fotografi, bien në sy ngjyrat e forta të verës, drita natyrale dhe sfondi mesdhetar, duke krijuar një album tipik për ditët e pushimit. Për këtë seri imazhesh, Elijona ka zgjedhur një stil…
Author: almakos
Numri i viktimave nga epidemia aktuale e virusit Ebola, e cila filloi në Republikën Demokratike të Kongos në maj, ka shkuar mbi 2.800 të dielën, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet shëndetësore të vendit, transmeton Anadolu. Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në 5.945 në gjashtë provinca. Të paktën 1.327 persona janë shëruar, ndërsa 896 pacientë të konfirmuar ndodhen aktualisht në izolim ose po trajtohen në spital. Ministria tha se epidemia ka prekur tashmë 60 zona shëndetësore në provincat Haut-Uele, Ituri, Kivu i Veriut, Kivu i Jugut,…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar sot dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në degën e Vlorës, post të cilin e mbante prej 1 viti e 3 muajsh. Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili sqaroi se ky vendim vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, me synim hapjen e rrugës për procesin demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj në Vlorë. Ajo e cilësoi drejtimin e kësaj dege si një privilegj dhe përgjegjësi të madhe të besuar nga kryetari i partisë, Edi Rama,…
Kamerat e “Safe City” nuk tolerojnë vozitjet e pakujdesshme në trafik. Ata kanë kapur shtetasin serb, i cili në vendin tonë në dy raste, ku shpejtësia e lejuar ka qenë 80 k/h, ai ka vozitur mbi 160. Siç ka bërë me dije MPB, 34 vjeçari D.P. është privuar nga liria në Pikën Kufitare Tabanoc, në dalje të shtetit, pasi gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Shkoda“, është konstatuar se në dy raste kishtre drejtuar automjetin e tij me shpëjtësi dy herë më të madhe se sa e lejuara. Për rastin tha policia, do të paraqitet kallëzim penal përkatës. Tabel: MPB…
Koalicioni VLEN i është përgjigjur reagimit të Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me projektet infrastrukturore, duke e akuzuar partinë opozitare se gjatë dy dekadave në pushtet ka bërë më shumë premtime sesa punë konkrete. Nga VLEN-i thonë se BDI-ja vazhdon të mburret me “sigurimin” e mjeteve financiare dhe përgatitjen e projekteve, por, sipas tyre, qytetarëve u ofron të njëjtën histori që e kanë dëgjuar për 20 vjet. “Për dy dekada, BDI-ja premtoi projekte, paralajmëroi autostrada, projektoi rrugë dhe fliste për investime. Por, në fund, qytetarëve u mbetën premtimet, ndërsa elitës partiake privilegjet”, thuhet në reagimin e VLEN-it. Koalicioni qeverisës pretendon…
Xhensila Myrtezaj ka nisur pushimet në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Nga atje, këngëtarja ka ‘dridhur’ rrjetit sociale me postimet e fundit. Xhensila ka publikuar disa fotografi ku shfaqet super joshëse, raporton IndeksOnline. Me pamje nga deti dhe e veshur me fustan të ngushtë e të shkurt, Xhensila vë në pa trupin e saj si ‘peshk’. Edhe pse nënë e dy fëmijëve, ajo po duket ‘zjarr’ në këtë pamje.
Diellza Kolgeci ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në martesën e kunatit, ish-basketbollistit Granit Rigova. Ajo u shfaq me një stil elegant dhe të kuruar. Ish “Miss Kosov u paraqit me një fustan glamuroz me lule, duke zgjedhur një pamje që i përshtatej mbrëmjes. Në këtë event, Diellza ishte pranë familjarëve dhe kunatave. Paraqitja e saj u kompletua me detaje të përshtatura me veshjen dhe me një stil të veçantë, ndërsa në mesin e të pranishmëve ajo u dallua për elegancën e saj. Diellza, mbetet perëndeshe e bukurisë shqiptare.
Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, tha të dielën se është “i kënaqur” me trajtimin e ashpër të të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite, duke shtuar se ai është drejtpërdrejt përgjegjës për kushtet në burgje, transmeton Anadolu. Deklaratat e tij u bënë në një video të publikuar në platformën sociale amerikane X, gjatë një bisede me gra të burgosura palestineze. “Kushtet këtu janë shumë të këqija, dhe ne, gratë, nuk gëzojmë asnjë të drejtë të veçantë, si qasja në nevojat personale”, tha një e burgosur palestineze në video. “Kjo është dita jonë e tretë pa bërë dush. Nuk po…
Një veturë është përfshirë nga zjarri në udhëkryqin pranë Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup. Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Për momentin nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.
Është përfshirë nga zjarri një autobus dykatësh i NTP “Shkup” në Vodno. Bëhet fjalë për autobusin e linjës 25, e cila qarkullon deri në Vodno të Mesme. “Për momentin, në pikën panoramike të Vodnos ka një autobus dykatësh të NTP-së që është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit e Shkupit po punojnë për shuarjen e tij dhe pres që shumë shpejt zjarri të shuhet. Për momentin nuk ekziston rrezik që zjarri të përhapet drejt bimësisë së afërt”, tha Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Drejtori i NTP “Shkup”, Sashe Ilievski, deklaroi për Sdk.mk se, sipas informacioneve fillestare që ka,…
Pika e Kalimit Kufitar të Morinës vijon të përballet me një fluks të jashtëzakonshëm udhëtarësh dhe automjetesh, teksa ditët e fundit të gushtit kanë sjellë kthimin gradual të pushuesve nga Kosova, para nisjes së vitit të ri shkollor. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Emigracionin, vetëm nga ora 05:00 e 29 gushtit deri në orën 08:00 të 30 gushtit, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 51.278 qytetarë të Kosovës, me gjithsej 14.692 automjete dhe autobusë. Fluksi ka qenë i lartë edhe gjatë ditëve të mëparshme. Në periudhën 24–28 gusht, në territorin shqiptar kanë hyrë përmes kësaj pike 152.694…
Adrola Dushi vazhdon të jetë një nga modelet më të komentuara në rrjetet sociale. Lidhja e saj me këngëtarin nga Kosova, Capital T, ka bërë që Adrola të jetë pjesë e mediave rozë pothuajse në çdo paraqitje të saj, raporon IndeksOnline. Çifti po vazhdon të shijojë kohën së bashku, duke u shfaqur të pandashëm në çdo moment. Së fundmi, ata kanë marrë pjesë në një dasmë, ku janë shfaqur në disponim të mirë dhe pranë njëri-tjetrit. Dyshja nuk e ka fshehur afrimitetin as në postimin e fundit në rrjetet sociale, ku shihen duke pozuar me emrat e njëri-tjetrit.

