Komisioni Rregullator për Energji, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhimin e Mbetjeve Komunale (RKE) mori një vendim me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht me 2,06% në krahasim me llogaritjen e mëparshme.
Nga 1 shtatori, ora 00:01, nafta dhe vaji ekstra i lehtë për shtëpi shënojnë ulje të ndjeshme, ndërsa çmimet e benzinave rriten.
– Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) ulet me 6,50 denarë për litër dhe do të jetë 95,00 denarë.
– Çmimi i shitjes me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet me 3,50 denarë dhe do të jetë 97,00 denarë për litër.
– Çmimet e benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten me 1,00 denar për litër. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 94,00 denarë/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet 96,00 denarë/litër.
– Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS ulet me 1,166 den/kg dhe do të jetë 44,410 den/kg.
Nga RKE informojnë se çmimet referuese në tregun botëror shënojnë rritje te benzinat me 2,212%, ndërsa te nafta ka ulje me 8,237%, te vaji ekstra i lehtë me 4,389% dhe te mazuti me 2,793%. Kursi i denarit ndaj dollarit është më i ulët me 0,5477%.
Komisioni rregullator thekson se këto janë çmimet maksimale të përcaktuara; tregtarët me shumicë dhe pakicë mund t’i formojnë çmimet edhe më të ulëta se këto nivele.
The post Çmime të reja të derivateve të naftës, ulet dizeli, shtrenjtohet benzina appeared first on TV-SHENJA.


