esë zjarre janë ende aktive në vend nga gjithsej 22 raste të regjistruara në ambiente të hapura gjatë ditës së sotme deri në orën 18:00, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas QMK-së, pesë zjarre janë aktualisht nën kontroll, ndërsa 12 të tjera janë shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në disa zona të vendit. Në territorin e Komunës së Shtipit, në hapësirën ndërmjet fshatrave Selcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë, po digjet bimësi e ulët.
Në Komunën e Strugës, zjarri ka përfshirë pyje dhe bimësi në territorin e fshatrave Piskupshtinë, Lukovë dhe Burinec.
Zjarri ka përfshirë gjithashtu pyje me kërcell të ulët dhe bimësi të ulët në territorin e Komunës së Sarajit, në rajonin e fshatrave Kopanicë dhe Radushë. Bimësi e ulët po digjet edhe në Arnakijen e Poshtme, në të njëjtën komunë.
Një tjetër vatër zjarri është evidentuar në fshatin Goshincë, në Komunën e Likovës, ku është përfshirë pyll i ulët.
Sa u përket zjarreve që janë nën kontroll, tre prej tyre ndodhen në territorin e Komunës së Makedonski Brodit.
Ndërkohë, nga 12 zjarret e shuar, dy janë regjistruar në territorin e Komunës së Prilepit. Rastet e tjera janë evidentuar në rajonet e komunave Bogovinë, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gostivar, Dollnen, Likovë, Novo Sellë, Rankovcë dhe Saraj.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërmarrin masat e nevojshme në zonat ku zjarret janë ende aktive.
The post Pesë zjarre aktive në vend, QMK: Gjendja monitorohet appeared first on TV-SHENJA.


