Tensione e kaos para Kryeministrisë. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë.
Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së.
Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.
Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes.
The post Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë, qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


