Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit janë ndarë në dy grupe, duke u zhvendosur drejt Komisariatit Nr. 1 dhe Komisariatit Nr. 3, ku ndodhen disa prej protestuesve të shoqëruar pas protestës së 94-të te Kryeministria.
Një grup qytetarësh është mbledhur pranë Komisariatit Nr. 3, ndërsa një tjetër grup është drejtuar te Komisariati Nr. 1, në shenjë solidariteti me personat e shoqëruar pas protestës së 94-të.
Përpara komisariateve, protestuesit kanë kërkuar lirimin e qytetarëve të shoqëruar, duke bërë thirrje: “Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm!”
Burime bëjnë me dije se pas protestës së 94-të janë ndaluar në total 11 persona, 6 prej të cilëve po mbahen në Komisariatin Nr. 1, ndërsa 5 të tjerë në Komisariatet Nr. 3 dhe Nr. 4, ku protestuesit janë mbledhur duke kërkuar lirimin e tyre.
Ndarja e protestuesve në dy grupe ka ardhur pas marshimit të nisur nga Kryeministria, ku qytetarët qëndruan për rreth dy orë duke bllokuar hyrjet e godinës dhe u përplasën me forcat e policisë.
Ndërkohë, sipas raportimeve të bëra më herët, rreth 10 persona janë shoqëruar nga policia gjatë përplasjeve te kryeminstria.
The post Marshimi në rrugët e Tiranës, protestuesit “zbarkojnë” te Komisariati Nr. 1 dhe Nr. 3: Lironi çunat, lironi gocat! Nuk jeni vetëm! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


