Pas më shumë se një ore qëndrimi dhe bllokimi të hyrjeve të Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Në ditën e 94-të të revoltës, qytetarët kanë lëvizur nga zona përpara Kryeministrisë, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit.
Marshimi vjen pas një mbrëmjeje të tensionuar, gjatë së cilës protestuesit u vendosën përpara hyrjeve të godinës së Kryeministrisë, ndërsa në terren u angazhuan forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së.
Përgjatë protestës, qytetarët kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesat për dorëheqjen e tij.
The post Pas bllokimit të hyrjeve të Kryeministrisë për më shumë se një orë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Dorëheqje! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


