Protesta e 94-t kundër qeverisë së Edi Ramës është përshkallëzuar mbrëmjen e kësaj të marte përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kanë ndryshuar skenarin e tubimit dhe kanë bllokuar hyrjet e godinës.
Pas marshimit nga sheshi “Skënderbej”, ndryshe nga ditwt e tjera kur qytetarët zhvendoseshin para Kryeministrisë ku mbaheshin fjalimet, protestuesit kanë vendosur të qëndrojnë përpara hyrjeve të godinës.
Në duart e qytetarëve shihen flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole të “Revolucionit Flamingo”, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit kanë vijuar gjatë gjithë mbrëmjes.
“Arrestoni Ramën”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Ju erdhi fundi” janë ndër thirrjet që kanë jehuar në shesh.
The post Flamingo, pankarta dhe flamuj/ Protestuesit bllokojnë godinën, policia tenton t’i largojë, çfarë po ndodh te Kryeministria appeared first on Gazeta Shqiptare Online.


