Në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2020 deri në vitin 2025 janë ndërtuar 36.281 banesa, ndërsa vetëm në qershor të vitit 2026 janë lëshuar leje për 754 banesa të reja.
Në të njëjtën kohë, regjistrimi i vitit 2021 tregoi se 307.187 banesa, ose 36,6 për qind e totalit, ishin të pabanuara.
Pavarësisht kësaj, çmimet e pronave vazhdojnë të rriten. Në Qendër të Shkupit, një apartament prej 50 metrash katrorë është shitur për 168 mijë euro, ndërsa në Ohër një apartament prej 66 metrash katrorë ka arritur çmimin prej 211.200 eurosh. Këto janë ndër transaksionet më të shtrenjta dhe nuk përfaqësojnë çmimet mesatare.
Në tremujorin e dytë të vitit 2026 janë regjistruar 6.221 shitje, 20,2 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë, ndërsa marrëveshjet e qirasë kanë rënë me 16,8 për qind.
The post Mbi 300 mijë banesa të pabanuara, por çmimet e pronave vazhdojnë të rriten appeared first on TV-SHENJA.


