Author: Jeta almakos

Në pasditën e së martës, u mbajt “Takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) Plus” në Bishkek të Kirgizistanit . Presidenti i Kirgizistanit Sadyr Japarov, vendi i të cilit mban kryesimin e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, kryesoi takimin. Duke marrë fjalën , presidenti kinez Xi Jinping-u tha se ky takim përqendrohet në forcimin e rolit të OKB-së dhe ndërtimin e një bote shumëpolare, duke demonstruar angazhimin e OBSh-së për reformimin dhe përmirësimin e qeverisjes globale. Në vitet e fundit, Jugu Global është rritur ndjeshëm, duke nxitur një rregullim të thellë në ekuilibrin ndërkombëtar të forcave, dhe…

Lexo më Shumë

Paralele të re në gjuhën shqipe nuk do të ketë në shkollën fillore “Petar Zdravskovski-Penko”. Por, siç njoftoi kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski, me Ministrinë e Arsimit kanë gjetur zgjidhje që të pranojnë fëmijë të komunave tjera vetëm nëse në atë shkollë e ka vëllain ose motrën që e ndjekë mësimin. Ndërsa pretendon se askush nuk është diskriminuar gjatë regjistrimit në këtë shkollë. Darko Kostovski, kryetar i komunës së Butelit “Ja një risi. Në marrëveshje me ministren, ne kemi bërë diçka që ndodh shumë shpesh si praktikë në të gjithë Maqedoninë dhe qytetin e Shkupit. Mund të jap…

Lexo më Shumë

Ky vit shënon 25-vjetorin e krijimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Që nga themelimi i saj, kjo organizatë e rëndësishme rajonale ka mbështetur gjithmonë “Shpirtin e Shangait” dhe ka nxitur bashkëpunimin midis vendeve anëtare të saj në fusha të ndryshme. Punishtja “ Luban” është një shembull i shkëlqyer i kësaj arritjeje bashkëpunuese. https://mim-transcoding-01.oss-cn-beijing.aliyuncs.com/om/video/transcoded/9500090/20260901/ab8491e079e04fb49d1ae0bd4dee5a1c.mp4

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj marrëveshjes së prezantuar nga zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, për nxënësit shqiptarë të Sh.F. “Petar Zdravkovski – Penko” në Butel. “Sipas deklarimeve publike, është arritur një marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Komunës së Butelit, sipas së cilës nxënësit nga Çairi që banojnë pranë shkollës do të pranohen në klasat e para, por vetëm nëse kanë vëlla apo motër që tashmë ndjek mësimin në këtë shkollë. Në të njëjtën kohë, thuhet se kjo nuk do të nënkuptojë hapjen e një paraleleje të re në gjuhën shqipe. Kjo nuk është zgjidhje. Kjo është një…

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pasi është plagosur me thikë gjatë një përleshjeje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair. Sipas informacioneve të para, në incident kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre të mitur dhe një person madhor. Gjatë përleshjes dyshohet se janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. Njëri nga të miturit, i lindur në vitin 2012, ka pranuar se ka përdorur thikë. Megjithatë, ekspertiza e plotë forenzike pritet të përcaktojë nëse pikërisht me atë thikë janë shkaktuar plagët e rënda të 13-vjeçarit. Ndërkohë, vëllai i tij, i lindur në vitin 2007, ka refuzuar të…

Lexo më Shumë

Nga saunat, xhakuzit dhe pishinat deri te terapia me banjë akulli: Pirin Export sjell trendet më të fundit të wellness-it në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Shëndet më i mirë, rikuperim më i shpejtë, ripërtëritje, reduktim i stresit, detoks dhe ndjenja e privatësisë – këto janë disa nga arsyet pse wellness-i në shtëpi po bëhet gjithnjë e më aktual në rajon. Në Shqipëri, por edhe në Kosovë, hapësira private dhe kapacitetet e mikpritjes dhe turizmit po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi. Pishinat, saunat dhe vaskat xhakuzi nuk perceptohen më vetëm si luks, por si një investim në shëndet,…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka miratuar rishikimin e buxhetit, me të cilin buxheti rritet për 61,76 milionë denarë dhe arrin në mbi 5,3 miliardë denarë, raporton SHENJA. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se me rishikimin janë paraparë projekte të reja, mes tyre ndërtimi i një ure dhe rruge që do të lidhin Gjorgje Petrovin me Sarajin dhe do të krijojnë një hyrje të re në Shkup. Për projektin janë paraparë 420 milionë denarë. Janë siguruar gjithashtu 61 milionë denarë për Shkupin 2028 – Kryeqytetin Evropian të Kulturës, mjete shtesë për pacientët onkologjikë, si dhe 25 milionë denarë për rikonstruksionin e…

Lexo më Shumë

Ambasada e Turqisë në Shkup ka organizuar një pritje solemne me rastin e Ditës së Fitores, që shënohet më 30 gusht në Turqi për të shënuar betejën përfundimtare në Anadollin perëndimor kundër forcave greke në vitin 1922, raporton Anadolu. Pritja u organizua nën kujdesin e ambasadorit turk, Fatih Ulusoy, në rezidencën e ambasadës në Shkup, ndërsa të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ministri pa resor, Zulqifar Zejnulla, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, Sashko Lafçiski, përfaqësues të…

Lexo më Shumë

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të hënën në Bishkek të Kirgizistanit me homologun e vet mongol Ukhnaa Khurelsukh, gjatë Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait 2026. Xi Jinping theksoi se bashkëjetesa paqësore, ndihma e ndërsjellë dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta kanë qenë gjithmonë tiparet kryesore dhe themelore të marrëdhënieve dypalëshe. Kina do të vazhdojë t’i vendosë marrëdhëniet me Mongolinë në një pozicion të rëndësishëm në diplomacinë e saj me vendet fqinje dhe do të punojë me Mongolinë për të konsoliduar besimin e ndërsjellë strategjik, për të thelluar bashkëpunimin me përfitime të përbashkëta, për të nxitur shkëmbimet njerëzore,…

Lexo më Shumë

238 mijë nxënës nesër do të fillojnë vitin e ri shkollor, nga të cilët 174 mijë janë nxënës të shkollave fillore dhe 64 mijë janë nxënës të shkollave të mesme. 14,952 nxënës të klasës së parë nesër do të ulen për herë të parë në bankat shkollore , ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska. Janevska theksoi se rrjeti shkollor është optimizuar dhe se kushtet në shumë shkolla janë përmirësuar ndjeshëm. Ajo bëri të ditur se për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, është punësuar numër i madh i asistentëve arsimorë. VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Maqedoni, Nives Tiganj, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe procesit të integrimit evropian. Në takim u shqyrtuan aktivitetet aktuale reformuese dhe prioritetet e ardhshme në kuadër të zbatimit të Agjendës së Reformave, me fokus të veçantë në harmonizimin e legjislacionit me të drejtën e Bashkimit Evropian, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e bashkëpunimit institucional. Ministri Shasivari vlerësoi përvojën e Kroacisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar atë si një përvojë të rëndësishme…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor ndaj 25-vjeçarit Trajçe Bojkovski, i akuzuar për katër vrasje dhe dy tentativa për vrasje, ka vazhduar në Kumanovë, ndërsa sjellja e tij në seancën e parë tërhoqi vëmendje të madhe. Neuropsikiatri Mice Duducki, duke komentuar sjelljen e të akuzuarit, i cili qeshte dhe shikonte në tavan, vlerësoi se një sjellje e tillë mund të lidhet me të ashtuquajturën sindroma e Ganserit. “Bëhet fjalë për një person i cili në ambientet e gjykatës shfaq sjellje pseudodemenciale, që ne psikiatrit e quajmë sindroma e Ganserit, pra shtirje të çmendurisë, me qëllimin ‘nuk më kujtohet’”, deklaroi Duducki. Gjatë procedurës, të akuzuarit…

Lexo më Shumë