Pasditen e së dielës, studentët e universiteteve shqiptare të RMV-së, të drejtimit të Juridikut, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga qyteti i Kumanovës filluan mobilizimin e hapave të mëtutjeshme rreth kërkesave të tyre. Në debatin e organizuar mes studentësh në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri”, ata u njohën me situatën aktuale, si dhe u këshilluan për organizimet e radhës. “Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të…
Author: Jeta almakos
Baton Haxhiu Nën hijen e Mickoskit, Albin Kurti foli për bashkim të Vlen, ndërsa shqiptarët protestojnë për gjuhën, përjashtohen nga institucionet dhe shndërrohen në dekor të një pushteti që nuk i njeh si barabar Ka diçka thellësisht të frikshme në këtë fjalim të Albin Kurtit në Shkup. Jo për atë që tha. Por për atë që zgjodhi të mos shohë. Në një moment kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndihen më të pambrojtur politikisht se në çdo periudhë pas vitit 2001, Kurti shkon në Shkup dhe flet sikur ndodhet në një seminar rajonal të OJQ-ve evropiane. Flet për bashkim,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale pasi dje mori pjesë në Kongresin themelues të VLEN-it në Shkup, duke e cilësuar bashkimin e pesë subjekteve politike shqiptare si një zhvillim të pazakontë dhe me peshë të veçantë. Kurti theksoi se ndryshe nga praktika e zakonshme e përçarjeve në politikë, ky bashkim përfaqëson një model të ri bashkëpunimi dhe pjekurie politike. “Jemi mësuar që në politikë më shpesh të shohim ndarje e përçarje, prandaj është shumë më e rrallë kur disa subjekte arrijnë të bashkohen në një trup të vetëm politik”, ka shkruar ai. Në…
Azir Aliu Dita e Evropës më frymëzon që emocionet t’i lëmënjanë dhe t’i shtroj vetes një pyetje: kur themi“Evropë”, a mendojmë për një ëndërr apo për njëstandard që e mbush realitetin në jetët tona? Ideja e Evropës nuk mund të shterojë me rrëfime romantike, ajo nënkupton një rend të gjërave ku ligjet vlejnë njësojedhe për të fortin edhe për të dobëtin, institucione qënuk bien nën kanale joformale ndikimi, para publike qënuk zhduken në hijen e zonës gri të ekonomisë, shkollaqë prodhojnë dije e jo apati, dhe shtet që të mundësontë arrish sukses. Dje, më 9 maj, u festua pikërisht idejase…
Venko Filipçe, po vrapon në krahët e Rumen Radevit, i cili së fundmi formoi qeverinë në Bullgari. Filipçe nuk pret as një javë për të shpallur, siç thotë VMRO-DPMNE, një seri të re tradhtish kombëtare dhe një vazhdim të trashëgimisë nga Zoran Zaev. Ai deklaron publikisht se shteti ka krijuar konflikte artificiale me fqinjët e tij dhe po vepron, siç e quajnë ata, si spiun. VMRO-DPMNE deklaron se Rumen Radev nuk është një figurë e re politike dhe se pikëpamjet e tij mbi identitetin maqedonas janë të njohura mirë. “Qëndrimet zyrtare nga Sofja janë se gjuha maqedonase buron nga viti…
Më 9 maj, në një datë me simbolikë të veçantë për të ardhmen europiane, skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut shënoi një moment të rëndësishëm. Ideja që dikur u vu në dyshim, rrugëtimi që u sfidua dhe bashkimi që u pengua nga shumëkush, mori formë të plotë dhe u bë realitet politik. VLEN, nga një bashkëpunim mes pesë subjekteve, u shndërrua në një trup të vetëm politik. Ky nuk ishte vetëm një vendim organizativ, por një akt përgjegjësie ndaj shqiptarëve dhe një dëshmi se kur interesi i përbashkët vendoset mbi interesat e ngushta, politika prodhon zgjidhje, jo përçarje. VLEN…
Nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me mos intonimin e himnit kombëtar në Kongresin e parë unifkues të VLEN-it. Osmani përmend heshtjen e VLEN-it për ndalimin e gjuhës shqipe, ndërprerjen e përfaqësimit të drejtë dhe tani, thekson ai, heshtet edhe për himnin. E ndaluan gjuhën. E ndërpren përfaqësimin e drejtë. E nënçmuan vullnetin e popullit. E bllokuan Evropën. Tani heshtën edhe himnin”, ka shkruar Osmani.
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka dërguar një mesazh mbështetjeje në Kongresin e parë të bashkimit të koalicionit VLEN tashmë në një parti politike duke theksuar rëndësinë e bashkimit politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin e saj, Sinani vlerësoi se shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për unifikim dhe përqendrim të forcës së tyre drejt zhvillimit. Ajo nënvizoi se Lugina e Preshevës ka ruajtur ndër vite identitetin, dinjitetin dhe shpresën, duke shërbyer si shembull për qëndrueshmëri kombëtare. “Ky fillim i një kapitulli të ri të organizimit politik që po e materializoni sot është vlerë…
Teleferiku i Shkupit nuk do të rifillojë punën as gjatë muajve të verës, pasi janë konstatuar dëmtime serioze teknike gjatë inspektimeve të fundit. Fillimisht i mbyllur më 25 prill për një kontroll rutinë dyditor, teleferiku ka mbetur jashtë funksionit pas zbulimit të problemeve të konsiderueshme të sigurisë. Sipas autoriteteve të qytetit dhe kompanisë prodhuese austriake, kontrollet teknike kanë evidentuar konsumim të pjesëve të gomës dhe defekte në sensorë, të cilët janë thelbësorë për funksionimin e sigurt të sistemit. Këto probleme, sipas raportit, mund të përbëjnë rrezik potencial për shkëputjen e kabinave nga kablli mbajtës. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, deklaroi…
Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN, deklaroi se ky koalicion është shndërruar në forcën kryesore politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai theksoi se VLEN-i sot përfaqëson një subjekt të konsoliduar politik, duke u pozicionuar si faktor kryesor në skenën politike shqiptare. “Sot VLEN-i është bërë forca e parë kryesore e politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ky është momenti kur bashkimi merr një peshë të re, sepse bashkimi i vërtetë nuk matet kur fillon, por kur konsolidohet dhe merr drejtim të ri”, u shpreh Mexhiti, raporton SHENJA.
Mimoza Musa, deputete nga radhët e VLEN-it, gjatë fjalimit të saj në kongres deklaroi se organizimi i këtij eventi vjen në një moment kur shqiptarët kanë nevojë të shohin se politika mund të shërbejë si faktor bashkimi. Ajo theksoi se kongresi nuk po mbahet vetëm për të formalizuar bashkimin politik të subjekteve pjesëmarrëse, por edhe për të dëshmuar se bashkëpunimi dhe uniteti janë të mundshëm në skenën politike shqiptare. “Ky kongres nuk po mbahet vetëm për të formalizuar bashkimin tonë të madh politik. Po mbahet në kohën kur shqiptarët kanë nevojë të shohin politika din edhe të bashkojë. VLEN është…
Bekim Qoku, gjatë fjalimit të tij në kongresin e VLEN, deklaroi se rruga që nga formimi i LEN-it deri te organizimi i kongresit të VLEN-it ka qenë një proces i rëndësishëm bashkimi dhe maturimi politik, raporton SHENJA. Ai tha se VLEN-i lindi si përgjigje ndaj kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, duke arritur — sipas tij — të kapërcejë paragjykimet, ndasitë dhe skepticizmin përmes përkushtimit dhe vetmohimit të anëtarëve. “Vleni është pikërisht si përgjigje e këtij realiteti. E lexoj drejtë kërkesën dhe nevojën e popullit dhe qytetarëve dhe me shumë vetmohim arriti ta tejkalojë paragjykimet ndasitë dhe skepticizmin. Rruga nga ngjizja…

