Author: Jeta almakos

Policia e arrestoi të shtunën në mbrëmje shoferin e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Igor Janushev, pasi ai u kap duke marrë para për të ndërmjetësuar për punësimin e tij si zjarrfikës në Qytetin e Shkupit. Ai është kapur në flagrancë gjatë marrjes së 500 eurove, ndërsa kishte kërkuar 1 500 euro. Ministria e Punëve të brendshme informoi se departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar veproi mbi bazën e një denoncimi të paraqitur më herët nga një qytetar, në koordinim me prokurorin publik kompetent.  MPB “Në kuadër të masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, D.Ç., i punësuar si shofer në…

Lexo më Shumë

Pasditen e së dielës, Shtabi i Emergjencës dhe Shpëtimit për rrëshqitjen e dheut më 26 gusht në kontenë Gyirong organizoi një takim me mediat kineze dhe të huaja. Zyrtarë të Rajonit Autonom të Xizang-ut paraqitën situatën dhe iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Në vizitë morën pjesë përfaqësues të mediave nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Rusia, India, Pakistani, Singapori, Brazili dhe vende e rajone të tjera Në takim, Ren Wei, zv.komandanti i përhershëm i shtabit të emergjencës, paraqiti ecurinë e përgjithshme të operacioneve të shpëtimit që nga ndodhja e fatkeqësisë. Fatkeqësia ndodhi në një zonë malore me lugina…

Lexo më Shumë

Me rikthimin e hyrjes për në pikën kufitare Gyirong, autoritetet po shtojnë monitorimin përgjatë rrugëve të shpëtimit e në zonën e prekur, për të parandaluar fatkeqësi të tjera dhe për të garantuar sigurinë e operacioneve pas rrëshqitjes së dheut që goditi më 26 gusht këtë zonë të Rajonit Autonom të Xizang-ut të Kinës Jugperëndimore. Foto nga VCG Përfundimi i rrëshqitjes së dheut nuk do të thotë se rreziku ka kaluar. Pas shembjes së akullnajës, sasi të mëdha akulli e mbeturinash mund të kenë mbetur në lugina, ndërsa shpatet e paqëndrueshme mund të rrëshqasin përsëri gjatë reshjeve. Digat e mbeturinave të…

Lexo më Shumë

Shoferi i sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, I,J është arrestuar nën dyshimin për marrje ryshfeti, pasi është kapur në flagrancë duke pranuar 500 euro nga shuma prej 1.500 eurosh që dyshohet se i kishte kërkuar si shpërblim të paligjshëm. Nga Qeveria thonë se paratë ishin të shënuara paraprakisht dhe se rasti është pjesë e një aksioni të zhvilluar në bashkëpunim me institucionet kompetente. Sipas njoftimit, më 4 shtator 2026, i dyshuari është kapur në momentin e dorëzimit të 500 eurove, si pjesë e shumës prej 1.500 eurosh që paraprakisht dyshohet se kishte kërkuar. “Ju informojmë se personi me inicialet D.C.…

Lexo më Shumë

Çfarë ndodhi me 38-vjeçaren nga Tetova? Më 12 gusht 2007, Beti Grnçarovska u zhduk në Shkup dhe prej atëherë fati i saj mbetet një mister i pazbardhur. Kanë kaluar 19 vite nga zhdukja e saj, ndërsa pyetjet që rëndojnë mbi rastin ende nuk kanë marrë përgjigje. Beti kishte shitur dyqanin e saj në Tetovë dhe po përgatitej të largohej për në Split të Kroacisë, ku synonte të niste një jetë të re. Atë ditë u largua nga shtëpia me pesë çanta, ndërsa njëra prej tyre, sipas familjes, përmbante rreth 140 mijë euro. Para nisjes, ajo i kishte thënë nënës së…

Lexo më Shumë

Profesori universitar dhe ish-ministri Lubomir Fërçkoski ka kritikuar ashpër qasjen e Kisha Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit ndaj Patriarkanës Ekumenike, duke vlerësuar se refuzimi i nismës nga Kostandinopoja e ka futur procesin e njohjes së plotë të autoqefalisë në ngërç. Sipas Fërçkoskit, njohjet nga Beogradi dhe Moska nuk përbëjnë zgjidhje përfundimtare, ndërsa Kisha ende nuk e ka siguruar njohjen e përgjithshme. “Autoqefalinë e kemi të njohur nga serbët dhe rusët, por jo nga të tjerët. Ata që duhej të na e jepnin i zemëruam dhe qëlluam veten në gju”, deklaroi profesor dr. Ljubomir Fërçkoski. Ai e cilëson si paradoks…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet VLEN ka reaguar pas të dhënave për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke theksuar se ekonomia e vendit është rritur me 4,3 për qind. Sipas VLEN-it, rritja është shoqëruar me rritje të investimeve, eksportit dhe industrisë përpunuese. Në kumtesë thuhet se investimet janë rritur me 16,5 për qind, eksporti me 10,4 për qind, ndërsa industria përpunuese me 4,1 për qind. “Rritja ekonomike prej 4,3 për qind në tremujorin e dytë është lajm i mirë për vendin. Edhe më e rëndësishme është se pas kësaj rritjeje qëndrojnë investimet, eksporti dhe industria përpunuese”, thuhet në kumtesën e VLEN-it.…

Lexo më Shumë

Rruga e bllokuar e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut u rikthye në vëmendjen e opinionit publik bullgar, pasi ushtruesja e detyrës së presidentes së Bullgarisë, Ilijana Jotova, e përmendi vendin tonë gjatë takimit me kryeministrin sllovak Robert Fico. Siç raportojnë mediat bullgare, Jotova dhe Robert Fico kanë diskutuar edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ata kanë qenë të prerë se procesi i anëtarësimit duhet të zhvillohet sipas rregullave dhe në bazë të arritjeve të vendeve kandidate. “E dini se kemi disa probleme me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe anëtarësimin e saj në BE. Kërkojmë mbështetjen tuaj që Maqedonia…

Lexo më Shumë

Tetova bëhet gati për një mbrëmje të jashtëzakonshme, ku me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qytetarët do të kenë mundësinë të shijojnë një koncert madhështor me një nga emrat më ikonikë të muzikës shqiptare. Më 15 shtator, në skenën e Tetovës ngjitet ELITA 5, grupi që prej dekadash ka shoqëruar breza të tërë me hitet e saj. Lajmin e ka bërë të ditur, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi e cila ka paralajmëruar një natë të veçantë në nderim të shtetit dhe qytetarëve. Ky paralajmërim, madje hedh poshtë qëndrimet e BDI-së, e cila ka…

Lexo më Shumë

Uji i pijshëm nga rrjeti publik i Gostivarit është i sigurt për konsum, konfirmojnë rezultatet e fundit të analizave laboratorike. Ndërmarrja Publike „Komunalec“ – Gostivar njoftoi se raportet e pranuara më 4 shtator 2026 nuk kanë evidentuar probleme me cilësinë e ujit. Sipas raporteve zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik Tetovë – Njësia Rajonale Gostivar, mostrat e analizuara përmbushin standardet fiziko-kimike dhe mikrobiologjike, si dhe kriteret ligjore për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm. Mostrat janë marrë në shtatë pika të ndryshme të rrjetit të ujësjellësit, përfshirë pompën e benzinës „Makpetrol“ në rrugën JNA, kaptazhin në Vërtok, lagjet Mllaki,…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë konfirmon për Alsat se ka filluar procedura e ekstradimit të 26-vjeçarit Musa Xhavit dhe 34-vjeçarit Senafi Nuredini, dy shtetasve të cilët paraprakisht u arrestuan në Shqipëri. iç mëson Alsat, vijon procesi i përkthimit të dokumentacionit, megjithatë nuk mund të dihet me saktësi sa mund të zgjasë ekstradimi duke e pasur parasysh se procedura është komplekse dhe në masë të madhe varet edhe nga efikasiteti i autoriteteve shqiptare. Xhavit dhe Nuredini u kapën më 10 korrik në Durrës pas një operacioni ndërkombëtar. Ata dyshohen për vepra të rënda penale, përfshirë dhe vrasje. Në momentin e arrestimin, autoritetet policore…

Lexo më Shumë

Kina synon ta zgjerojë industrinë sportive në më shumë se 7 trilionë juanë (1.04 trilionë dollarë amerikanë) deri në vitin 2030, në kuadër të një plani të ri pesëvjeçar për shndërrimin e vendit në një fuqi sportive, thanë zyrtarët të enjten. Plani i 15-të pesëvjeçar (2026-2030), i miratuar nga Këshilli i Shtetit në korrik, synon gjithashtu rritjen e hapësirës për ambiente sportive për frymë në rreth katër metra katrorë dhe rritjen në rreth 40 për qind të përqindjes së banorëve që merren rregullisht me aktivitet fizik, tha Gao Zhidan, drejtor i Administratës së Përgjithshme të Sportit, gjatë një konference për…

Lexo më Shumë