Author: Jeta almakos

Sot Qeveria u përpoq ta shesë një detyrim ligjor si politikë dinjitoze: paga minimale do të rritet për 1.667 denarë dhe do të jetë 26.046 denarë neto – një rritje prej rreth 6,8%. Por ky është një mekanizëm i trashëguar i sistemit, minimumi që ndodh sepse duhet të ndodhë. Paga dinjitoze mund të arrihet vetëm me një Qeveri dinjitoze. Kjo është një Qeveri që ka vullnet politik të ulet në tryezë me punëtorët, të dëgjojë, të negociojë dhe të marrë një vendim që e njeh punën si vlerë, e jo si kosto që “harmonizohet” një herë në vit. Edhe më…

Lexo më Shumë

Në një reagim të ashpër publik, Fatmir Limani e ka krahasuar koalicionin VLEN me “katër gjela që s’pranojnë kapedan”, duke vënë në pikëpyetje funksionimin dhe kohezionin e brendshëm të këtij bashkimi politik. Sipas tij, bashkimi i krijuar nuk përfaqëson një mision të përbashkët apo një vizion të qartë politik, por më tepër një përpjekje për shpëtim individual përballë presioneve dhe përgjegjësive politike. Limani thekson se marrëveshjet e shkelura dhe premtimet e parealizuara ndaj mbështetësve kanë prodhuar një aleancë të brishtë, ku interesat personale dominojnë mbi qëllimet kolektive. “Nga premtimet e parealizuara dhe marrëveshjet e shkelura me ata që i ngritën…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin në Shkup, ku një nënë dhe vajza e saj e mitur humbën jetën pasi u hodhën nga një ndërtesë banimi. Familjarët e viktimave shprehen se ato janë “viktima të sistemit”, duke akuzuar institucionet për mosveprim pas denoncimeve të vazhdueshme për dhunë në familje. Në një reagim publik, vëllai i gruas së ndjerë deklaroi se prej vitesh ishin bërë kallëzime për dhunë fizike dhe psikologjike, kërcënime dhe raste të tjera serioze, por sipas tij, institucionet nuk kishin ndërmarrë masa të mjaftueshme për t’i mbrojtur ato. “Edhe pse e kam të vështirë, dua të flas…

Lexo më Shumë

Klinika për Gjinekologji dhe Obstetrikë iu përgjigj pasditen e sotme disa prej raportimeve në media për vdekjen e një gruaje që humbi jetën menjëherë pas lindjes. “Më 27.02.2026, një paciente 34-vjeçare me rrezik të lartë me shtatzëninë e saj të 5-të radhazi lindi në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në javën e 38-të të shtatzënisë. Lindja u krye me prerje cezariane për shkak të 3 prerjeve cezariane të kryera më parë, pas të cilave në këtë rast iu krye një prerje cezariane e katërt ndaj nënës. Nëna ishte informuar paraprakisht për të gjitha rreziqet e një shtatzënie të mundshme pasuese.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka kritikuar ashpër koalicionin VLEN, duke e cilësuar atë si një “moçal politik”. Gjatë paraqitjes së tij në emisionin Debat në SHENJA, Taravari tha se situata brenda koalicionit është e papranueshme dhe e mbushur me përplasje të vazhdueshme mes eksponentëve të tij. “Mua VLEN-i më duket një moçal politik, realisht. Është e gërditshme kur e sheh çfarë ndodh brenda. Janë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Ne s’kemi asnjë lidhje me ta dhe as që më intereson kush do të jetë në krye – qoftë Azir Aliu, Arben Fetahu, Fatmir Limani apo Bilall Kasami,”…

Lexo më Shumë

Lëvizja Demokratike shpreh mbështetje të qartë dhe të palëkundur për rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbrojtjen e paqes globale, stabilitetit rajonal dhe rendit demokratik ndërkombëtar. Në kohë sfidash të shumta gjeopolitike, përfshirë tensionet me Iranin, qëndrueshmëria, vendosmëria dhe përgjegjësia strategjike e SHBA-ve janë garanci për sigurinë kolektive. Ne besojmë se politika amerikane e parandalimit, mbështetja e aleatëve dhe angazhimi për siguri ndërkombëtare janë themel për një botë më të qëndrueshme. Çdo përpjekje për të frenuar destabilizimin në Lindjen e Mesme është njëkohësisht kontribut për sigurinë e Evropës dhe rajonit tonë. Si shtet anëtar i NATO, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Re tymi të zeza ngrihen mbi portin e Abu Dhabit (Emiratet e Bashkuara Arabe). Fotografuar të dielën pasdite nga një turist në ballkonin e “Mein Schiff 4”. Brenda një kohe shumë të shkurtër, Lindja e Mesme u shndërrua në një zonë lufte. Dhe pikërisht në mes të saj ndodheshin mijëra pushues gjermanë të anijeve turistike. “Mein Schiff 4” nga TUI Cruises është aktualisht i ankoruar në Portin Zayed në Abu Dhabi. Një shpërthim i fuqishëm ndodhi atje të dielën pasdite, sipas kohës gjermane. Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar që atëherë se dy dronë iranianë ishin përgjegjës, të cilët u rrëzuan…

Lexo më Shumë

Rritja e numrit të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, që raportojnë se ndodhen në zonat e rrezikuara në Lindjen e Mesme ka vënë në lëvizje institucionet shtetërore, përderisa situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Dubai thonë se situata për momentin është e qëndrueshme dhe se janë në kontakt me autoritetet tona. Megjithatë shmangin lëvizjen pa nevojë. ”Për momenti situata është e sigurt dhe jemi gjithë kohen në kontakt me autoritetet, gjithçka funksionon në rregull, nuk ka ndërpritje të transportit publik hotelet janë të hapura, ato gastronomike, restorantet, maketet, funksionojnë në…

Lexo më Shumë

Kreu i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, së bashku me ministrin Muhamet Hoxha, kanë inspektuar nga afër progresin e projektit në lagjet e Dizhonit. Mexhiti thekson se projekti përfshin 18 rrugë dhe ndodhet në fazën përfundimtare të realizimit, një ndërhyrje e plotë infrastrukturore që po i jep Dizhonit standard të ri jetese. “Rrjeti i kanalizimit fekal është përfunduar plotësisht në të gjitha rrugët dhe degëzimet anësore. Rrjeti i ujësjellësit është drejt përfundimit, me mbi 70% të punimeve të realizuara. Po punojmë që çdo shtëpi të ketë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt”, ka shkruar Mexhiti në Facebook. Pas përfundimit të…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Padrejtësia më e rëndë në shëndetësi nuk shprehetgjithmonë përmes mungesës së diçkaje. Ndonjëherëajo qëndron në faktin që diçka është e paparashikueshme. I njëjti pacient, e njëjta diagnozë, por një rrugëtim i ndryshëm brenda spitalit, hapa tëndryshëm, vendime të ndryshme, rreziqe tëndryshme. Kjo mund të ndodhë dhe ndodh jo sepsemjekësia është e pasigurt apo arbitrare, por sepsesistemi, ndër vite, nuk ka ndërtuar rend. Dhe kurrendi nuk është i dakorduar dhe funksional, ai zëvendësohet nga zakoni. Kur zakoni ndryshon nganjë repart në tjetrin, variacioni në proceset dheprocedurat shëndetësore shndërrohet në rrezik. Prandaj hap temën e diçkaje që nuk ështëspektakolare, por…

Lexo më Shumë

Sulmi i parë kundër një anijeje në Ngushticën e Hormuzit ndodhi sot. Qendra e Sigurisë Detare e Omanit njoftoi se një cisternë nafte e quajtur Skylight, që mbante flamurin e Republikës së Palaut, ishte shënjestër 9.26 km në veri të Portit të Khasabit. Në një deklaratë të ndarë në X, autoritetet e Omanit konfirmuan se në bord kishte 20 anëtarë të ekuipazhit, përfshirë 15 me kombësi indiane dhe 5 me kombësi iraniane, dhe të gjithë u evakuuan. Informacionet paraprake tregojnë gjithashtu se të paktën katër persona janë plagosur dhe janë transferuar për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk është konfirmuar se…

Lexo më Shumë

Me ardhjen e Ramazanit, qytetarët vërejnë rritje të çmimeve, gjë që thonë se i ka ngarkuar ekonomikisht. Për përgatitjen e një iftari në shtëpi, thonë se shpenzojnë minimumi 20 euro. Kostoja rritet dukshëm, nëse për iftar kanë mysafirë. “Edhe pse qe një javë që startoj ramazani, besoni se e pash se shumë më shumë shtrenjtime ka krahasuar me vitin e kaluar. Nuk besoj se me një rrogë mesatare mund t’i dalim deri në fund ramazanin, e sidomos se i kemi traditat për të ftuar të afërmit, familjarët në iftar, pastaj tavolinat e iftarit me qenë më plot,” u shpreh një…

Lexo më Shumë