Author: Jeta almakos

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve për mosorganizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar BDI-në dhe liderin e saj Ali Ahmeti se për 22 vite në pushtet “normalizuan dhe stabilizuan padrejtësitë në kurriz të shqiptarëve. Qoku thekson se e mbështet të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar të drejtat e tyre, por theksoi se çështja e provimit të jurisprudencës është problem i trashëguar prej dekadash. Ja postimi i tij: Arritja më e madhe e BDI-së, në krye me Ali Ahmetin për 22 qeverisje, është se normalizuan dhe…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj postimeve të liderëve të VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, të cilët paraprakisht kishin publikuar mesazhin “Rrini rahat” në prag të protestës së studentëve, përcjell Zyrtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani tha se tashmë “krejt do rrimë rahat”, pasi sipas tij “punën e kanë marrë në dorë studentët”. “Paskan thënë: ‘Rrini rahat.’ Jo, jo… tash krejt do rrimë rahat, sepse punën e kanë marrë në dorë studentët, pjesa më e shëndoshë, më e pastër dhe më e ndërgjegjshme e shoqërisë”, ka shkruar Osmani./ Zyrtare.net

Lexo më Shumë

Në prag të protestës së paralajmëruar të studentëve për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka zgjedhur një mënyrë tejet domethënëse për të përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërgjegjësimi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, në kuadër të asaj që ai e quan #LeximFundjave, ambasadori Meidani ka publikuar vargjet ikonike të kryeveprës “Gjuha Shqype” nga poeti i madh kombëtar, Gjergj Fishta. Thirrja e Fishtës që ushton edhe sot Postimi i kreut të diplomacisë shqiptare në Shkup vjen në një moment delikat dhe plot ngarkesë shoqërore, duke u parë si një mbështetje morale ndaj…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe themeluesi i VMRO-DPMNE, Ljubço Georgievski, doli me vlerësime të ashpra dhe provokuese për matricën identitare dhe gjeopolitike të shoqërisë së sotme maqedonase. Në deklaratën e tij më të re, ai paralajmëron për, sipas tij, serbizimin e plotë të popullit maqedonas në disa fusha shoqërore, raportoi VESTIMAK.mk. Georgievski mendon se pjesa më e madhe e maqedonasve të sotëm tashmë kanë përvetësuar një matricë të huaj kulturore dhe politike, edhe pse formalisht ende e mbajnë emrin maqedonas. “Tashmë pjesa më e madhe e maqedonasve – nëse quhen maqedonas – mendojnë si serbë dhe jetojnë si serbë. Pikëpamja e tyre për…

Lexo më Shumë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka dalë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë paralajmëruar protestë për të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e Jurisprudencës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja e njohur theksoi se gjuha shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin kombëtar të shqiptarëve dhe se breza të tërë kanë luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë atë. “Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë kemi luftuar për ta ruajtur dhe mbajtur gjallë”, shkroi Bebe Rexha. Ajo rikujtoi se Maqedonia…

Lexo më Shumë

Policia ka privuar nga liria një 19-vjeçar nga fshati Bojanë, i dyshuar për vrasjen e një 18-vjeçari nga i njëjti fshat. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 15 maj 2026 në një pyll afër Sarajit, ndërsa arrestimi është bërë më 17 maj në orët e para të mëngjesit. I dyshuari M.B. ka pranuar veprën, ndërsa policia ka gjetur trupin e viktimës dhe armën e dyshuar të përdorur në krim. Kundër tij do të ngrihet kallëzim penal për “vrasje”. “Më 17.05.2026, në ora 00:50 në fshatin Bojanë të Shkupit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar M.B.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u deklarua në lidhje me projektligjin për lojërat e fatit, duke thënë se zgjidhjet e reja ligjore synojnë të vendosin rend dhe kufizime në këtë aktivitet, duke theksuar se shteti duhet të mbrohet nga pasojat negative të zgjerimit të pakontrolluar të kazinove dhe ambienteve të lojërave të fatit. “Kemi një ndjesi se vendi i ngjante Las Vegasit. Në çdo hap shihnim dyqane që reklamonin këtë lloj bixhozi me tabela neoni të ndezura, kryesisht kazino dhe bixhoz, dhe disi si rregull, pranë tyre ke një zyrë për kredi të shpejta. Është një lloj sistemi që duhet ta rregullojmë…

Lexo më Shumë

“Të nderuar sportistë, artistë dhe figura publike, ju që me sukseset, talentin dhe punën tuaj keni bërë krenar çdo shqiptar, sot studentët kanë nevojë për zërin dhe mbështetjen tuaj. Kjo protestë nuk është kundër askujt. Është protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe, dinjitetit dhe të drejtave tona si qytetarë të barabartë. Të hënën, më 18 Maj, në ora 16:30, duke filluar nga Ura e Gurit në Shkup, hajdeni të protestojmë bashkë. Në krah të studentëve, në krah të shqiptarëve!”

Lexo më Shumë

VLEN reagon ndaj BDI për manipulimin me protestën studentore në Shkup. Ja reagimi i plotë: “ I gjithë opinioni tashmë e ka kuptuar se disa “studentë” i janë futur lojës së pistë të BDI-së. Këta nuk përfaqësojnë studentët, por agjendën e BDI-së. Ata po përdoren si mashë për t’i rikthyer në jetë Bujar Osmanin, Blerim Bexhetin, Talat Xhaferin dhe karrigaxhinjtë e tjerë të BDI-së, të cilët shqiptarët i përzunë me votë. Këta nuk janë zëri i studentëve. Janë zëri i BDI-së. Janë instrument politik i një partie që pas 20 vjet pushtet, luks, poste, tenderë dhe agallëk, po mundohet të…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmani, ka reaguar pas debatit të ditëve të fundit lidhur me largimin e tabelës identifikuese të institucionit, duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një ndërhyrje teknike dhe proces renovimi në hapësirat institucionale. Osmani njoftoi se tabela identifikuese tashmë është rikthyer dhe se në asnjë moment nuk është cenuar funksionimi apo përdorimi i gjuhës shqipe në institucion. “Dua të theksoj qartë se gjuha shqipe në këtë institucion nuk është prekur në asnjë moment dhe mbetet plotësisht e garantuar në punën e përditshme administrative”, deklaroi ai. Sipas Osmanit, akuzat dhe reagimet publike të…

Lexo më Shumë

Azir Aliu Strategjia Digjitale e Shëndetësisë 2026–2030 po hynnë fazën përfundimtare, me ç’rast shteti dhe qytetarëtpër herë të parë do të marrin një dokument themelor qëdo ta vendosë arkitekturën e re të sistemit shëndetësor: të ndërlidhur, të sigurt, transparent dhe të harmonizuarme standardet evropiane. Softuerët, aplikacionet dhezgjidhjet teknike kombëtare janë vetëm një segment qëdo ta lehtësojë realizimin e objektivave të strategjisëpër kujdes më të mirë shëndetësor, vendime më tësigurta, institucione shëndetësore më të fuqishme dhebesim më të madh ndërmjet pacientit, mjekut dhesistemit. Në shëndetësi, informacioni ka vlerë jetike, sepsemund të nënkuptojë diagnozë më të shpejtë, terapi mëtë mirë, shmangie…

Lexo më Shumë

Bullgaria është shpallur fituese e “Eurovisionit” për vitin 2026 me këngën “Bangaranga”, të interpretuar nga këngëtarja Dara, përcjell TV21. Fitorja e Bullgarisë ishte surprizë dhe shënon herën e parë që ky shtet triumfon në garën evropiane të këngës. Bullgaria fitoi si në votat e jurisë, ashtu edhe në ato të publikut, duke grumbulluar gjithsej 512 pikë. Në vendin e dytë u rendit Izraeli me 343 pikë, ndërsa Rumania përfundoi e treta me 296 pikë. Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis me këngën “Nan”, e mbylli garën në vendin e 13-të.

Lexo më Shumë