Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari, ka uruar Albulena Haxhiun për zgjedhjen e saj Kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
„Urime të përzemërta, Albulena Haxhiu, për zgjedhjen tuaj në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Të udhëheqësh Kuvendin është një përgjegjësi e madhe dhe një nder i veçantë. Besoj se me përvojën, përkushtimin dhe integritetin tuaj do t’i shërbeni forcimit të demokracisë, institucioneve dhe sundimit të ligjit në Kosovë.
Ky sukses është edhe një dëshmi e rëndësisë së përfaqësimit dhe kontributit të gruas në institucionet më të larta shtetërore.
Ju uroj shumë sukses në këtë detyrë të rëndësishme, në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të së ardhmes evropiane të vendit.
Marrëdhëniet e afërta mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës janë të ndërtuara mbi miqësi, respekt dhe interesa të përbashkëta. Jam i bindur se edhe në këtë mandat do të vazhdojmë t’i forcojmë këto raporte“, theksoi Shasivari.
Data 15.10.2026
Aktuale
- Regjistrohet tërmet në rrethinën e Ohrit
- Dy vajza të zhdukura në Prishtinë: Një situatë alarmante
- Nga mungesa te teprica ne arkitekture!
- Akuzat e forta të Alban Krasniqit ndaj Daut Haradinajt: Mercenarizmi dhe krimi ordiner në fokus
- “VIP”- i protestës, Korreshi i vetmi deputet i PD-së mes turmës, të rinjtë i kërkojnë “selfie”
- Panairi i Kantonit, një platformë ekspozimi dhe shërbimesh intiligjente
- Pas qëndrojnë “duart e errëta”/ Teoria e komplotit që po përpiqet të përhapë qeveria për revoltën e studentëve
- 51 policë të lënduar në Shqipëri, vizita e Drejtorit të Policisë në spital



