Author: Jeta almakos

MPB njofton se më 07.03.2026, në periudhën nga ora 08:30 deri në 10:30, me urdhër të Gjykata Themelore Tetovë, zyrtarët policorë nga policia kriminale pranë Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të P.B. (43) nga fshati Bërvenicë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë “Beretta” me dy karikatorë të zbrazët, një karabinë “Benelli” kalibër 30-06, një karikator nga pushkë automatike me 28 fishekë kalibër 7.62 mm, një kuti me 126 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë të zbrazët për karabinë 30-06, 42 fishekë kalibër 9×19 mm dhe sende të tjera.…

Lexo më Shumë

VLEN-i një, kjo ishte porosia e koalicionit pas takimit me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë të cilës i parapriu vizitës në Prekaz me rastin e Epopesë së UÇK-së. Vizita në Kosovë, kishte karakter unifikues të koalicionit në vigjilje të paralajmërimeve për shkrirje në një parti, derisa disa rryma brenda koalicionit mbetën jashtë. Në fotografinë familjare në Prekaz, u panë përfaqësues nga të gjitha partitë përbërëse, përfshirë edhe deputetin Ilir Demiri, një prurje e re që së bashku me Mimoza Musën dhe Azir Aliun morën udhëheqjen e ASH-së brenda qeverisë. Mungoi Fatmir Limani, ministri i padëgjueshëm, që së fundi u përplas…

Lexo më Shumë

Me një minutë heshtje dhe mesazhe për drejtësi, kështu nisi marshi tradicional i 8 Marsit në Shkup, i organizuar nga disa iniciativa dhe shoqata qytetare. Slogani i marshimit “Nuk do të zhdukemi”, siç thonë organizatorët, shpreh luftën e palëkundur dhe të domosdoshme të grave për të mbijetuar në një sistem dhe shoqëri që kërcënon sigurinë e tyre, nuk i mbron nga abuzuesit, i harron, i lë në margjina dhe i fshin. Marta Cvetkovska, organizatore e marshit “Slogani i sivjetëm është një lloj rezistence, ndaj fshirjes figurative dhe faktike e grave në këtë sistem, i cili I shtyn ata në margjina…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese, në seancën e fundit drejtoi kritika të ashpra për Kuvendin duke e cilësuar si institucion të padisiplinuar, meqë nuk i respekton vendimet dhe afatet e gjykatës të cilat në sistemin tonë juridik kanë fuqi të barasvlershme me ligjin. Shembull për këtë u morën lëndët për Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor. “Është fakt i pakontestueshëm se kemi punë me një organ shtetëror të padisiplinuar kushtetues, siç është ligjvënësi ynë dhe atë e kemi të dëshmuar në shembuj konkret”, deklaroi Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Duke diskutuar rreth një lënde për financimin e Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, gjykatësi…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti ka reaguar me kritika të ashpra ndaj Vjosa Osmanit, duke e akuzuar për vendime të ngutshme dhe të motivuara nga inati politik ndaj Albin Kurti. Sipas Mehmeti­t, presidentja u ngut të shpërndajë Kuvendin menjëherë pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, duke e cilësuar këtë si përpjekje për ta “vrarë politikisht” Kurtin. Ai thekson se shumë politikanë shqiptarë veprojnë shpejt kur bëhet fjalë për interesat personale, por ngadalë kur janë në pyetje interesat kombëtare. Publicisti shton se kishte besuar se Osmani do të ishte ndryshe nga politikanët e tjerë, por sipas tij ajo përfundoi duke vepruar njësoj si shumica…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës, Wang Yi, ka kërkuar një “ndalim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake” në Lindjen e Mesme për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e konfliktit, pas ofensivës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe sulmeve hakmarrëse të Teheranit, transmeton Anadolu. “Kjo është një luftë që nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe që nuk i sjell dobi askujt”, tha Wang gjatë një konference vjetore për media mbi politikën e jashtme në Pekin. “Përdorimi i forcës nuk është mënyra për të zgjidhur problemet dhe përdorimi i armëve vetëm do të krijojë urrejtje të reja”, shtoi ai. Duke iu referuar…

Lexo më Shumë

Sipas një kleriku të lartë iranian, Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka zgjedhur një lider të ri suprem për të pasuar Ayatollah Ali Khamenein, i cili u vra në një sulm ajror izraelito-amerikan, transmeton Anadolu. “Të gjitha thashethemet dhe raportimet që sugjerojnë se Asambleja e Ekspertëve ende nuk ka marrë vendim janë plotësisht të rreme”, tha kleriku Ahmad Alamolhoda në deklarata të transmetuara nga agjencia Mehr News Agency. Ai tha se votimi për lidershipin tashmë ka ndodhur dhe një pasardhës është zgjedhur, por pa e bërë publik emrin e tij. Alamolhoda tha se sipas Kushtetutës së Iranit, askush, përfshirë anëtarët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHhT) është në terren pas ankesave të qytetarëve se në disa pika karburanti ka kufizime gjatë furnizimit me dizel, por theksoi se furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në vend është stabil. Ai bëri të ditur se këto dukuri janë vërejtur kryesisht në komunat kufitare, ku ka presion të shtuar për shkak të çmimeve dukshëm më të larta të karburanteve në shtetet fqinje. “Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren. Janë vërejtur sjellje të tilla në disa pompa në komunat kufitare sepse ka një presion të madh nga shtetet fqinje,…

Lexo më Shumë

Evakuimi i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme do të fillojë sot, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme. Ministria informoi se ka lidhur një marrëveshje me një kompani ajrore, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik, pas kryerjes së një procedure të përshtatshme. Sipas planit të përcaktuar dhe dinamikës së parashikuar, pritet që të gjithë qytetarët maqedonas që kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’u kthyer të evakuohen deri në mesin e javës së ardhshme. Procesi është koordinuar plotësisht nga Ministria dhe misionet diplomatike dhe konsullore në rajon. Përfundimi i procedurës së prokurimit…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Venera Azizi, theksoi se 8 Marsi nuk duhet të shihet vetëm si një festë simbolike, por si një ditë reflektimi dhe ndërgjegjësimi shoqëror për respektimin dhe zbatimin e të drejtave që u takojnë grave. Në deklaratën e saj, Azizi theksoi se kjo ditë duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë faktorët e shoqërisë që të angazhohen seriozisht në rritjen e përfaqësimit të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, në pushtet dhe në menaxhimin institucional. “8 Marsi nuk është vetëm festë, por duhet të…

Lexo më Shumë

Dje, LSDM tregoi se nuk është më një parti politike, por gradualisht po shndërrohet në një shfaqje imitimi, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së. “Në konferencën e djeshme për shtyp, Kaja Shukova kopjoi fushata që tashmë janë parë në rajon, dhe për të kapur plotësisht marifetin e LSDM-së, ajo u përpoq ta përdorte tragjedinë e fundit në vend si një rast për vëmendje dhe interes. Është e qartë për të gjithë se ajo është marrë nga Serbia, pa lidhje me realitetin maqedonas, dhe konfirmim se LSDM nuk ka autenticitet, kreativitet, ide, vizion apo thelb. LSDM vazhdon të bëjë atë që di…

Lexo më Shumë

Në një ditë simbolike për arsimin shqiptar, 7 Marsin, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në facebook aktivitetin me një grup fëmijësh shqiptarë nga qyteti i Manastirit- Maqedoni e Veriut, të cilët mbajnë gjallë gjuhën dhe kulturën shqiptare përmes Bibliotekës “Linkest”. Takimi i veçantë u organizua me iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, dhe u shoqërua nga përfaqësues të institucioneve shqiptare. Përmes postimit në rrjetet sociale, Rama ndau emocionet nga takimi me vogëlushët, duke theksuar se energjia dhe entuziazmi i tyre janë dëshmi e fuqisë së gjuhës shqipe për të bashkuar breza edhe përtej kufijve. “Me energjinë…

Lexo më Shumë