Author: Jeta almakos

Në pesë ditët e fundit 25 njësi inspektorësh ishin në terren në “gjah” për manipuluesit e karburanteve. Nga Inspektorati shtetëror i tregut thonë se nëse pikat e karburantit fshehin qëllimisht karburantin dhe nuk e shesin atë edhe pse kanë rezerva, me qellim për të pritur dhe për ta shitur me çmim më të lartë, kjo konsiderohet shkelje e Ligjit të Tregtisë dhe Ligjit për derivatet e naftës. Nga ky inspektorat për TV21 thanë se në pesë ditët e fundit janë kryer kontrolle në qindra subjekte, si në kuadër të planit aksional, ashtu edhe pas denoncimeve të qytetarëve. “Sipas procesverbaleve të…

Lexo më Shumë

Arben Fetahi Kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit francez, i cili rrëzoi monarkinë absolute nën idealet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë, por që përfundoi në përçarje, terror dhe në vetëshkatërrim. Forcat revolucionare ishin tejet heterogjene dhe të bashkuara thuajse në vetëm një pikë: rrëzimin e monarkisë. Fraksionet kryesore që e arritën këtë qëllim ishin Zhirondinët, Jakobinët dhe të moderuarit “Feuillants”. Zhirondinët kërkonin një republikë të decentralizuar me autonomi të fortë rajonale. Në vitin 1793, ata u targetuan nga Jakobinët dhe u eliminuan. Udhëheqësit e tyre, përfshirë Vergniaud, të cilit i atribuohet shprehja “Revolucioni i ha bijtë e vet”, përfunduan në gijotinë.…

Lexo më Shumë

Lidhur me informacionet e publikuara për gjoja ulje drastike të mjeteve për Korridorin 8, dua të sqaroj qartë se pretendime të tilla nuk qëndrojnë dhe nuk përputhen me të dhënat zyrtare. Sipas planprogramit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, për vitin 2026 për projektet e Korridorit 8 dhe Korridorit 10d janë paraparë rreth 103 milionë euro. Nga këto mjete, mbi 60 milionë euro tashmë janë lëshuar gjatë këtij viti, në mënyrë që kompania realizuese të vazhdojë punimet në terren sipas planprogramit dhe dinamikës së paraparë. Kjo dëshmon qartë se nuk bëhet fjalë për reduktim të mjeteve, por për vazhdim të…

Lexo më Shumë

Pas hedhjes së gurthemeleit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, ka reaguar Taulant Racaj, djali i gjeneralit Muhamet Racaj, i cili ceket në shumë raste si një nga iniciatorët e vendosjes së këtij Universiteti në Kazermën “ILINDEN”. Ja reagimi i Taulant Racaj: TURP! Ka ide dhe projekte që lindin nga një vizion i vërtetë dhe nga njerëz që mendojnë për të ardhmen e arsimit dhe të shoqërisë. Personi që e mendoi dhe që ishte iniciatori për ndërtimin e universitetit në vendin e quajtur Kazerma Ilinden në Shkup është babai im – Muhamet Racaj. Është për të ardhur keq…

Lexo më Shumë

Në Ushtrinë e Zvicrës thuhet se shërbejnë mbi 10 mijë ushtarë me origjinë shqiptare, shumica e të cilëve janë muslimanë. Ata kanë mundësinë të respektojnë namazin dhe agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ushtria ofron fleksibilitet dhe mbështetje për harmonizimin e detyrave ushtarake me praktikat fetare, duke reflektuar integrimin dhe respektimin e diversitetit kulturor. Lidhur me këtë, në emisionin “Kosova Today” u diskutua nga Nefail Mailiqi, i cili shpjegoi gjerësisht për pjesëmarrjen dhe përvojën e ushtarëve shqiptarë në armatën helvetike. Ndërsa Bastri Beka theksoi se Kosova dhe Zvicra janë dy modele të ndryshme. “Duhet ta kuptojmë se Kosova dhe…

Lexo më Shumë

Çmimi i Brent Crude Oil ka shënuar një rënie të ndjeshme në bursat botërore gjatë 24 orëve të fundit, ku një fuçi ka rënë në rreth 85 dollarë. Sipas të dhënave nga tregtimi me kontrata futures, çmimi i naftës aktualisht është rreth 85,10 dollarë për fuçi, që paraqet një rënie ditore prej 2,41 për qind, ose 2,10 dollarë më pak krahasuar me mbylljen e mëparshme, kur një fuçi tregtohej me 87,20 dollarë. Grafiku i 24 orëve të fundit tregon një rënie edhe më të theksuar nëse merret parasysh niveli i një nate më parë. Sipas lëvizjeve në treg, çmimi i naftës nga gati 110 dollarë për fuçi, sa…

Lexo më Shumë

Java e fundit e marsit sjell ndryshimin e zakonshëm të orës. Më saktë, në javën e 29 marsit, në orën 02:00 pas mesnatës, akrepat e orës do të lëvizin një orë përpara, duke shkuar në orën 03:00. Në atë moment fillon zyrtarisht llogaritja verore e kohës, që do të thotë se mbrëmjet do të jenë më të ndriçuara dhe errësira do të vijë më vonë. Ideja kryesore e vendosjes së orarit veror dhe dimëror është shfrytëzimi më efikas i dritës së ditës. Ora dimërore konsiderohet si koha reale, astronomike, ndërsa ora verore “zhvendos” një orë nga mëngjesi në mbrëmje, duke…

Lexo më Shumë

Rritja e çmimit të naftës me 14.5 denarë nuk është thjesht një ndryshim i zakonshëm në tabelat e çmimeve të pikave të karburantit. Ky ndryshim mund të shënojë fillimin e një efekti zinxhir që me kalimin e kohës do të ndihet në jetën e përditshme të të gjithëve. Ajo që sot shihet si një problem vetëm për shoferët dhe kompanitë e transportit, nesër mund të prekë çdo familje që blen ushqime, paguan transport, ndërton, merr me qira një banesë ose përpiqet të ruajë të njëjtin standard jetese përballë presionit të ri të çmimeve. Nafta nuk është thjesht një karburant; ajo…

Lexo më Shumë

Ashtu edhe siç pritej, çmimet e derivateve të naftës kanë pësuar rritje të ndjeshme. Komisioni Rrgullator i Energjetikës njoftoi se dizeli rritet për 14.5 denarë, kurse benzina për 5 denarë. Kurse, çmimi i vajit ekstra të lehtë do të shtrenjtohet për 12,5 denarë për litër. Vendimi do të hyj në fuqi, në mesnatë. KRRE “Në bazë të vendimit të ri, çmimet e EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të shtrenjtohen për 5,00 për litër, dhe në bazë të këtij vendimi, një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 79,50 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 denarë. Një litër Dizel do të kushtojë 85.50…

Lexo më Shumë

Fatmir Bytyqi 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas zakonisht shoqërohet me urime dhe dëshira që duhet të çojnë drejt çlirimit të gruas në shoqëri nga prangat e dominimit dhe diskriminimit. Kjo ditë nuk duhet të jetë një datë që festohet rutinë si një pikë në kalendar, por duhet të na obligojë si masë e zhvillimit qytetërues dhe si provim i pjekurisë sonë politike. Është dita kur kujtojmë se dinjiteti nuk është virtyt privat, por arkitekturë publike vlerash e shoqërisë. Marrëdhënia e shtetit me lirinë njihet përmes marrëdhënies së tij me gruan, e cila bëhet pikë reference për mënyrën se…

Lexo më Shumë

Publicisti Veton Surroi ka kujtuar një episod nga periudha e pasluftës në Kosovë, duke treguar se fillimi i konfliktit të armatosur në Maqedonia e Veriut në vitin 2001 rrezikonte të shkaktonte pasoja të mëdha në rajon, ndërsa reagimi i administratës ndërkombëtare ishte i ngadalshëm. Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me aktivistin politik Blerim Shala, Surroi tregoi se në atë kohë kishte pasur kontakte me figura politike shqiptare në Maqedoni, përfshirë liderin e atëhershëm të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi, me qëllim që konflikti të ndalej dhe të hapej një proces politik. Sipas Surroit, ai kishte kërkuar një takim urgjent…

Lexo më Shumë

Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur pasi një predhë ra mbi një banesë në qytetin Al-Kharj të Arabisë Saudite, njofton Mbrojtja Civile Saudite. Dy personat e vrarë ishin të kombësisë indiane dhe bangladeshiane, shton ajo në një postim në X. Garda Revolucionare e Iranit tha më herët sot se kishte shënjestruar sisteme radarësh në vende, përfshirë Al-Kharj të Arabisë Saudite.

Lexo më Shumë