Ish-Presidenti i kohës së luftës së Kosovës, Rexhep Meidani, ka reaguar pas vendimit të Hagës, e cila dënoi me 81 vite burg 4 liderët e UÇK-së. Meidani u shpreh se asnjë gjyqtar i atij trupi gjykues nuk i përket Kosovës e nuk e kupton atë, duke shtuar se drejtësia e munguar duhet të jepet. “Kam qenë President i Republikës në vitet e vështira kur Shqipëria dhe populli i saj, hapën kufijtë dhe zemrën për vëllezërit e tyre shqiptarë të Kosovës që po dëboheshin nga shtëpitë dhe trojet e tyre nga milicët dhe paraushtarakët e regjimit represiv të Millosheviçit. E kam…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se besimi i qytetarëve në gjyqësor dhe në institucionet shtetërore është në nivelin më të ulët historik. Sipas tij, për rikthimin e besimit nevojiten hapa të guximshëm, ndërsa përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe jo kolektive. Kostadinovski theksoi se rastet e veçanta nuk duhet të përdoren për të krijuar një perceptim negativ për të gjithë gjyqësorin. “Një gjyqtar i korruptuar nuk mund të jetë argument se të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar”, tha ai. Si një prej mënyrave për rritjen e transparencës dhe rikthimin e besimit, Kostadinovski përmendi hapjen e Gjykatës Kushtetuese…
Gjykata e Lartë e ka kthyer rastin e të dënuarit Stevço Jakimovski për rigjykim. Për shkak të këtij vendimi, Gjykata Penale do ta njoftojë menjëherë institucionin e burgut se personi i dënuar lirohet nga ekzekutimi i mëtejshëm i sanksionit të shqiptuar më parë. Kjo do të thotë që Jakimovski nuk do të duhet të kthehet për të vuajtur dënimin me burg pas vendimit të mëparshëm. Ai është aktualisht në lirim me kusht, i miratuar nga administrata e burgut për arsye shëndetësore. Pas vendimit të Gjykatës së Lartë, rasti do të rikthehet në gjykatën kompetente, e cila do të duhet të…
VLEN ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në reagimin e saj, VLEN shprehet me “keqardhje dhe indinjatë të thellë” për vendimin, duke i cilësuar dënimet e shqiptuara si “të rënda dhe të papranueshme”. Sipas VLEN-it, procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i kontestuar, ndërsa partia thekson se katër ish-krerët e UÇK-së vazhdojnë të jenë larg familjeve dhe Kosovës. VLEN thekson se aktgjykimi nuk e vë në diskutim, sipas saj, legjitimitetin e UÇK-së dhe e përshkruan luftën e…
Në një peizazh ndërkombëtar me ndryshime dhe trazira të ndërthurura, mangësia e sigurisë është bërë gjithnjë e më shqetësuese. Nga bashkësia ndërkombëtare nuk kanë munguar kurrë kërkesat për siguri, por ajo që është vërtet e rrallë janë qasjet efektive për të trajtuar këto kërkesa. Në një sondazh të CGTN-it me përdorues të internetit në mbarë botën, 89.6 % e pjesëmarrësve bënë thirrje që të gjitha vendet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet ndërkombëtare nëpërmjet dialogut e konsultimeve. Forumi “Xiangshan” i Pekinit, i mbajtur për dy dekada, shërben si një përgjigje pozitive ndaj këtyre pritshmërive publike. Bota po përjeton një evoluim të përshpejtuar të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ahmeti e ka cilësuar vendimin si “të padrejtë dhe thellësisht zhgënjyes”, duke bërë thirrje për maturi, unitet dhe shmangie të tensioneve e përçarjeve. Sipas tij, procesi gjyqësor nuk përfundon me vendimin e shkallës së parë dhe mbrojtja duhet ta vazhdojë betejën juridike në Gjykatën e Apelit. Ahmeti ka përmendur edhe pretendimet e mëhershme për trafikim organesh, duke theksuar se ato nuk u shndërruan në akuza në këtë proces. Ai ka deklaruar se lufta e UÇK-së…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka shprehur keqardhje të thellë për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përmes një reagimi, Kasami ka deklaruar se vendimi është i rëndë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët, sipas tij, kanë dhënë kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës dhe vazhdojnë të jenë larg familjeve të tyre. “Ky aktgjykim nuk e ndryshon të vërtetën historike për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Kasami. Ai e ka cilësuar luftën çlirimtare në Kosovë si “pjesën më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, ndërsa…
Izet Mexhiti, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe zhgënjyes. Mexhiti ka deklaruar se vendimi i sotëm është “zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë” për popullin e Kosovës dhe shqiptarët. Reagimi i plotë i Mexhitit: Vendimi i sotëm i Hagës për krerët e UÇK-së është zhgënjyes dhe thellësisht i padrejtë për popullin e Kosovës dhe gjithë kombin tonë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të pastër, mbrojtëse dhe të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet. Historia…
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar një natë para vendimit që pritet të merret nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raportin Gjurmë.info. Kasami e ka cilësuar luftën e UÇK-së si luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës, ndërsa procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të saj e ka vlerësuar si të padrejtë dhe kundërthënës. Në reagimin e tij, Kasami shprehet se pret një vendim të drejtë, i cili, sipas tij, do të konfirmojë pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së. “Lufta për liri nuk mund të barazohet…
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Në një reagim, Mexhiti theksoi se lufta e UÇK-së ishte luftë për liri, dinjitet dhe çlirimin e Kosovës, duke shprehur pritjen që procesi të përfundojë me një vendim të drejtë. “Lufta për liri nuk mund të barazohet me krimin, viktima me dhunuesin, ndërsa sakrifica për çlirimin e Kosovës nuk duhet të kthehet në agjendë politike për kundërshtuesit e pavarësisë dhe shtetshmërisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e Mexhitit. Sipas Mexhitit, liria e Kosovës është rezultat i sakrificës,…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi sonte në emisionin “Studio e Natës” se projekti për Transportin e Shpejtë Autobusësh (BRT) është në fazën përfundimtare të miratimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Dokumentacioni është dorëzuar dhe përgjigjja e BERZH-it pritet deri në fund të kësaj jave, pas së cilës pritet të shpallet tenderi për projektimin dhe ndërtimin e sistemit BRT. Gjorgievski tha se procedura do të zhvillohet në përputhje me rregulloret evropiane, ndërsa gjelbërimi ekzistues përgjatë bulevardeve do të ruhet. Sipas tij, punimet e ndërtimit mund të nisin në fund të pranverës së ardhshme, me vendosjen…
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka folur së fundmi për kujtimet e saj të fëmijërisë dhe mënyrën se si kultura ballkanike ka ndikuar në identitetin e saj artistik. Në një intervistë të fundit për “Flaunt Magazine”, artistja ka kujtuar vizitat e saj në Maqedoni gjatë fëmijërisë, ku ka marrë pjesë në shumë dasma shqiptare e ballkanike. Rexha ka treguar se gjatë një viti mund të merrte pjesë edhe në shtatë dasma, të cilat shpesh zgjasnin për disa ditë dhe vazhdonin deri në orët e para të mëngjesit. Bebe Rexha (Foto: Yu Tsai) Por, ajo që i ka mbetur…

