Author: Jeta almakos

Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe njofton të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ndodhen aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet një fluturim tjetër për evakuimin e qytetarëve në linjën Dubai – Shkup. Duke pasur parasysh se përgatitjet dhe detajet për realizimin e tij janë duke u finalizuar, të gjithë qytetarët që kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim duhet të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi sa më shpejt të jetë e mundur, deklaron Ambasada. Regjistrimi, tregon Ambasada, mund të bëhet në kontaktet e mëposhtme…

Lexo më Shumë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe në një lokal. Kjo video e tij vjen ndërsa Teherani ka kërcënuar se do të vrasë liderin e Izraelit pas luftës së nisur në Iran nga sulmet izraelite dhe amerikane. Gjithashtu pati raportime se ai është vrarë. Në video, Netanyahu shihet teksa blen kafen dhe e shijon dhe thotë se ai “po vdes për kafe”. Një replikë e Netanyahut ndaj kërcënimeve me vrasje duke ironizuar se ai momentalisht të vetmen gjë për të cilën po vdes, është për kafe. Ai gjithasht shkruan bashkëngjitur me pamjet:…

Lexo më Shumë

Zyrtarët iranianë kërcënuan se do ta “ndjekin dhe vrasin” kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ndërsa Izraeli lëshoi një raund raketash të gjera drejt Iranit perëndimor. “Nëse ky kriminel që vret fëmijë është gjallë, ne do të vazhdojmë ta ndjekim dhe vrasim me forcë të plotë”, ka deklaruar Trupa e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, shkruan NYP. Kërcënimi u bë disa ditë pasi udhëheqësi izraelit deklaroi se SHBA dhe Izraeli po e shkatërronin Iranin dhe po e riformësonin Lindjen e Mesme. Jemi në ditë historike. Ulërima jonë po bëhet gjithnjë e më e fortë”, tha Netanyahu në një fjalim drejtuar kombit të…

Lexo më Shumë

Qeveria zvicerane ka refuzuar dy kërkesa nga Shtetet e Bashkuara për avionë zbulues ushtarakë që të fluturojnë mbi territorin zviceran, duke përmendur rregullat e neutralitetit në kontekstin e luftës midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, njoftoi sot Këshilli Federal Zviceran. Sipas një deklarate nga qeveria në Bernë, ajo shqyrtoi disa kërkesa për fluturime nga avionë ushtarakë dhe qeveritarë amerikanë dhe vendosi të refuzojë dy kërkesa për fluturime nga avionë zbulues të planifikuar për 15 mars. Në të njëjtën kohë, u miratua një fluturim pas përfundimit të mirëmbajtjes, i planifikuar për 17 mars, si dhe dy kërkesa për fluturime mbitokësore…

Lexo më Shumë

“Që nga e shtuna, të gjithë e kanë të qartë se Lidhja e Sinidkatave të Maqedonisë dhe LSDM veprojnë së bashku dhe se të dyja janë të pafuqishme dhe vetëm plotësojnë njëra-tjetrën”. Kështu tha në konferencën e sotme për shtyp deputeti I VMRO-së,  Brane Petrushevski. Ai vlerëson se në protestën e djeshme të paralajmëruar prej kohësh nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, është vertetuar se kush qëndron pas protestës. Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së “Qytetarët dëshmuan se në të ashtuquajturën protestë sindikale kishte njerëz me simbole të LSDM-së. Mund t’i shihni simbolet dhe materialin promovues të LSDM-së në fotot pas…

Lexo më Shumë

Organizimi i maturës shtetërore në ambientet e shkollave të mesme duket se do të jetë shqetësim serioz edhe këtë vit për drejtuesit e disa shkollave. Kjo për shkak të bartjes së bankave dhe karrigeve, nga klasat në korridoret e shkollës dhe sallat e edukatës fizike. Në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup maturën shtetërore e kanë paraqitur 375 nxënës që nënkupton se 375 banka dhe po aq karrige do të barten nga punonjësit e kësaj shkolle. Nga ky institucion arsimor vlerësojnë se rikthimi i provimeve të maturës në klasa është zgjidhja e duhur dhe efikase. “Ka qenë një maltretim jashtëzakonisht…

Lexo më Shumë

A kërcënon ndotja ujin e pijshëm nga burimi Rashçe, me të cilin furnizohet Shkupi? Në afërsi të ish-fabrikës “Jugohrom” ekziston një deponi ku për vite me radhë janë depozituar rreth 900 mijë metra kub mbetje kromi. Edhe pse është e larguar nga burimi, megjithatë paraqet një rrezik serioz që përmes ujërave nëntokësore ta rrezikojë burimin kryesor të ujit të pastër për pije për qytetarët e Shkupit. Ana Çolloviq Leshoska nga organizata qytetare Eko-svest në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë paralajmëron se ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësore nga “Jugohrom” me ato të Rashçes. Nëse kjo ndodh, uji…

Lexo më Shumë

Kanë kaluar 23 vjet nga vrasja e studentit të ri Burhan Jonuzi-Buli në lagjen Çair të Shkupit, një krim që tronditi opinionin publik në vitet e para pas konfliktit të armatosur dhe që vazhdon të mbetet i pazbardhur nga autoritetet, përcjell TV21. Jonuzi-Buli u vra pak minuta pas mesnate më 15 mars të vitit 2003, pranë çerdhes “Fidani”, në nënkalimin që lidh bulevardin “Krste Petkov Misirkov” me bulevardin “Nikolla Karev”. Sipas raportimeve të kohës, ai ishte duke u kthyer në shtëpi kur u qëllua për vdekje. I ndjeri ishte pjesë e një familjeje të njohur nga Shkupi, e cila merrej…

Lexo më Shumë

Heshtja e Ambasadave perendimore, të NATO-së, të BE, të ShBA, deshmon se gabimi me fatal historik per shqiptaret ka qenë pranimi i çarmatimit vullnetar ne periudhen 2002-2004. Ja si u shperbly ky gjest i Shqiptareve. Çarmatim per te cilen perendimoret, e sidomos Gjermanet insistonin si histerik, por, asnjehere nuk perdorej per serbet ne Bosnje, ne Kosove, apo paramilitaret Maqedonas. Ky standard i dyfishtë posaçërisht bie ne shprehje gjate vizites te Mark Rutte ne Shkup, plotë lavdata per bijën e komunizmit Radmila Sekerinska e cila refuzonte te bëjë cilindo hap qe te ndryshon kete shovenizem te kulluar te narko partive VMRO-LSDM.…

Lexo më Shumë

Pasiguritë gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi i konfliktit rajonal kanë goditur ashpër stabilitetin ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shkaktuar një rënie drastike prej 30 për qind në tregun e patundshmërive në Dubai. Sipas të dhënave nga Indeksi i Patundshmërive (DFMREI), ky zhvlerësim ka nisur që prej fundit të shkurtit, periudhë që përkon me rritjen e tensioneve dhe sulmeve ndaj objektivave civile dhe ekonomike në rajon, përcjell INA. Kjo krizë ka detyruar institucione financiare globale, si banka amerikane Citibank, të pezullojnë përkohësisht operacionet në filiale të caktuara, ndërkohë që sektori i turizmit po përballet me humbje të…

Lexo më Shumë

Detyrimi katërmujor për të pasur pajisje dimërore në automjetet që marrin pjesë në trafikun publik rrugor, i cili filloi më 15 nëntor, përfundon sot, sipas dispozitave të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor. Gomat e detyrueshme dimërore me shenjat “MS”, “M+S”, “M&S” dhe simbolin e një flok dëbore në një mal të stilizuar me tre maja ose gomat verore plus zinxhirët e dëborës nuk do të jenë të detyrueshme në automjetet në territorin e Maqedonisë nga nesër. Gjoba për mospasje pajisjesh dimërore nga 15 nëntori deri më 15 mars është 45 euro në kundërvlerë në denarë.

Lexo më Shumë

Dr Arben Ramkaj 🔺 Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare se në konfliktet e mëdha mes fuqive të mëdha vendet e vogla janë ato që përballen më shumë me pasojat. Lufta aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit është një shembull i qartë i kësaj dinamike, pasi përtej përplasjes direkte ajo përfshin edhe interesa të gjera gjeopolitike dhe rivalitete të fuqive të mëdha. 🔺 Në këtë konflikt po shohim se disa vende të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti, të cilat janë aleatë strategjikë të SHBA-së, janë ndër vendet që përballen më…

Lexo më Shumë