Azir Aliu Disa ditë më parë, hulumtimi i publikuar nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave – ESE paraqiti të dhëna që nuk mund të injorohen si thjesht statistikë. Hulumtimi, i realizuar me një mostër prej 1.040 të anketuarish të rritur, tregon se 37 për qind e qytetarëve kanë pak besim se mund të marrin trajtim të barabartë në shëndetësinë publike pa njohje, pagesa ose praktika të tjera korruptive, ndërsa 20.4 për qind nuk besojnë aspak në këtë. Për 33.4 për qind, korrupsioni lidhet më së shpeshti me sigurimin e një shtrati spitalor ose operacioni pa pritje, ndërsa…
Author: Jeta almakos
Po vijnë ditë të zeza, qytetarët të përgatiten, ndërsa Qeveria menjëherë të marrë masa për zbutjen e goditjes nga çmimet e karburanteve dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së popullsisë – apeloi profesori universitar Vanço Uzunov në emisionin Biznes 21. Sipas tij, konflikti në Lindjen e Mesme do të zgjasë, ndërsa efektet e krizës në ekonominë evropiane do të përhapen edhe tek ne, dhe goditja më e madhe do të jetë mbi qytetarët më të varfër. Ai i bëri thirrje Qeverisë që menjëherë të marrë masa, por shpreh frikë se deri më tani ajo nuk ka reaguar si vendet e…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, ka deklaruar se punimet në autostradat që po ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel & Enka” po vijojnë sipas planit dhe se shteti aktualisht nuk ka asnjë borxh ndaj kontraktorit. Gjatë një interviste në emisionin “Stadion” në Kanal 77, Nikoloski sqaroi se rritja aktuale e çmimeve të karburanteve nuk pritet të shkaktojë kosto shtesë të menjëhershme për projektin. Klima e çmimeve dhe stabiliteti i projektit Ministri shpjegoi se kontratat e mëdha ndërtimore parashikojnë atë që njihet si “rregullim rrëshqitës” i çmimeve bazuar në parametrat kyç si bitumi dhe transporti. ”Për momentin gjendja është stabile. Vitin…
Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC), Martin Vulaj dhe Vehbi Bajrami, botues i gazetës “Illyria” dhe anëtari më i ri i Bordit të AARC-së, takuan zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington D.C, përcjell INA. Gjatë një takimi zyrtar në Uashington D.C., përfaqësuesit e AARC-së kanë kërkuar mbështetjen e SHBA-së për të drejtën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën amtare. Ky diskutim vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të siguruar llogaridhënie dhe drejtësi të barabartë për shqiptarët në rajon, përcjell INA. Më poshtë vijon komunikata e plotë pas…
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski në emisionin “Click Plus” në TV21 theksoi se Maqedonia me vëmendje po e ndjek gjendjen për shkak të luftës në Iran. Ai e përsëriti qëndrimin që ishte theksuar edhe në seancën e Këshillit të Sigurisë se gjendja e sigurisë është e qëndrueshme, por theksoi se duhet pasur kujdes për pasojat ekonomike, veçanërisht për atë që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon një e pesta e naftës. “Gjendja e sigurisë në Maqedoni është stabile, por duhet të kemi kujdes ndaj indikatorëve potencialë ekonomikë. Kjo është pjesa ku edhe ne do të ndiejmë reflektim…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, me rastin e festës së Fitër Bajramit, përcolli urimet e tij për të gjithë qytetarët, duke dëshiruar shëndet, paqe dhe begati në çdo familje. Ai theksoi se kjo festë vjen pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi, si një moment me vlerë të veçantë shpirtërore dhe shoqërore. “Fitër Bajrami është një thirrje për të forcuar vlerat që na mbajnë bashkë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Le të jetë kjo festë një moment afrimi mes njerëzve dhe një burim shprese e mirësi për çdo familje,” theksoi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.…
Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur. “Kabllat e zërimit në Xhamin e Pashës janë prerë me gërshërë nga një person i panjohur duke bërë që zërimi jashtë mos të dëgjohet gjatë faljes së bajramit. Ky është një veprim i papranueshëm dhe duhet dënuar ashpër. Ju lutemi, nëse dikush ka informacion ose ka vërejtur diçka të dyshimtë në zonë, ta ndajë me përgjegjësit përkatës. Le të kontribuojmë të gjithë për të ruajtur hapësirat tona të përbashkëta
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është sanksionuar një banore e Shkupit, e cila me një veturë “Audi” ka lëvizur në shtegun për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup. “Më 19.03.2026, në një stacion policor, zyrtarë policorë nga Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup kanë zhvilluar bisedë zyrtare me L.T. nga Shkupi, e cila më 16.03.2026 në ora 14:39, me veturë të tipit “Audi” me targa të Shkupit, ka lëvizur në një shteg për këmbësorë në parkun “Gruaja Luftëtare” në Shkup. Incizimi i ngjarjes u publikua edhe në rrjete sociale. Kundër saj janë ngritur kallëzime…
Festë, buzëqeshje dhe atmosferë gëzimi kanë mbushur sot rrugët e Shkupit, në kuadër të manifestimit tradicional “Kandilat e Bajramit”. Nën tingujt e muzikës dhe atmosferës festive, fëmijët kanë udhëtuar me autobus panoramik, duke përshkuar rrugët e Çairit, nga Xhamia Mustafa Pashë deri në Sheshin “Skënderbeu”. Aktivitet ky i organizuar nga Shoqata Kulturore Vizioni M në bashkëpunim me Shoqatën Edukative Parimi që çdo vit sjell gëzim, ngjyra dhe emocione. Ky organizim, që tashmë është kthyer në traditë nga shoqata kulturore Vizioni M, synon të përcjellë frymën e Bajramit dhe të gëzojë më të vegjlit me surpriza dhe dhurata. Emrin Demiri, Vizioni…
Në Kuvend, sot u dha deklarata solemne e prokurorit të ri shtetëror publik, Nenad Saveski, duke shënuar fillimin zyrtar të mandatit të tij në këtë funksion të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë. Kryeparlamentari Afrim Gashi, në njoftimin e tij, theksoi pritshmëritë për punën e prokurorit të ri. “Pres që prokurori i ri shtetëror të punojë në mënyrë profesionale, me përgjegjësi dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, është shprehur Gashi. Ai gjithashtu vuri theksin në rëndësinë e funksionimit të institucioneve, duke shtuar se “institucionet…
Një mesazh i shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe aplikacione komunikimi pretendon se gjatë natës së 16 marsit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, janë lëshuar raketa drejt Jerusalemit, duke prekur zona pranë vendeve të shenjta të tri feve. Sipas këtij mesazhi, mbetje raketash kanë rënë në afërsi të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa, Kishës së Varrit të Shenjtë, Tempullit të Malit dhe pranë Murit Perëndimor. Në përmbajtje bëhen edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj regjimit iranian, duke e cilësuar veprimin si kërcënim ndaj civilëve dhe objekteve fetare. Mesazhi përfshin gjithashtu deklarata politike dhe qëndrime që mbështesin narrativën se Izraeli mbron vendet…
Deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI sot në Kuvend dorëzuan Rezoluta për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimin e jurisprudencës, si një iniciativë që buron drejtpërdrejt nga studentët e drejtësisë, të cilët kanë kërkuar respektimin e një të drejte të garantuar me ligj. “Përkundër faktit se studentët shqiptarë ndjekin dhe përfundojnë studimet në gjuhën shqipe në universitete të akredituara në vend, atyre u pamundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare. Kjo situatë përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit”,…

