Kina do të zhvillojë të premten në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork një dialog të nivelit të lartë, me rastin e 5-vjetorit të Nismës për Zhvillim Global, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Guo Jiakun.
Aktiviteti synon të rishikojë arritjet dhe të ndajë mundësitë e zhvillimit me shtetet anëtare të OKB-së, ndërsa do të nxisë zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për vitin 2030 dhe ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, tha Guo.



