Detaje të reja kanë dalë nga komunikimet mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, ku sipas dosjes së SPAK, Hyseni dyshohet se i ka përcjellë Agasit informacione mbi lëvizjet e strukturave të sigurisë. Në një prej qindra mesazheve të shkëmbyera, Hyseni i kërkon Agasit të mos përdorë një numër tjetër telefoni, pasi dyshohej se ishte nën përgjim: “Shpirt, mos e përdor atë numrin tjetër sonte se çunat ia kanë çu veshin. Flej rehat. Të du!” Në vijim të komunikimit, Agasi e pyet nëse ekzistonte ndonjë rrezik për persona të afërt me të, ndërsa, sipas dosjes, përgjigjja e Hysenit ka qenë: “Krejt…
Author: Jeta almakos
BALFIN është një grup ndërkombëtar investimesh me aktivitet në13 shtete, në Evropë dhe Amerikën e Veriut, dhe me një portofol tëdiversifikuar në 9 industri. Në më shumë se tre dekada, BALFIN ka ndërtuar një prani të konsoliduar në tregje të ndryshme, mbështetur në qëndrueshmëri financiare, partneritete afatgjatadhe një qasje të disiplinuar ndaj identifikimit dhe zhvillimit tëmundësive të reja. Në këtë intervistë, Edlira Muka, CEO e BALFIN Group, flet përstrategjinë që udhëheq hyrjen në tregje të reja, përfshirë disavende të Bashkimit Evropian, Kaukazin dhe Azinë Qendrore. Ajo ndalet gjithashtu te sfidat që shoqërojnë drejtimin e një organizateme këtë shkallë dhe kompleksitet:…
Ka ndërruar jetë 13 vjeçari i cili ishte therur me thikë, gjatë një përleshje në rrugën “Brigada Maqedono-Kosovare” në Çair. Ngjarja kishte ndodhur në fillim të muajit shtator. Në incidentin kanë marrë pjesë pesë persona, katër prej tyre kanë qenë të mitur një person madhor. Gjatë përleshjes janë përdorur thika dhe shkopinj bejsbolli. Nga goditjet e marrë, fatkeqësisht 13 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Disa pjesë të Shkupit nesër do të mbesin pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza. Sipas njoftimit të EVN Maqedonia, pa furnizim me rrymë prej orës 07:50 deri në orën 09:50 do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kosturska” në Komunën Butel. Në Komunën Saraj, prej orës 08:30 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në rrugën kryesore te marketi “Er Gros” dhe “Joni Home Center”. Për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, prej orës 09:00 deri në orën 14:30…
Deputeti Ilir Hasani ka njoftuar se Fronti Europian ka dorëzuar propozim vendim për themelimin e komisionit anketues lidhur me shqyrtimin e incidentit me ministrin e vetëqeverisjes lokale Ivan Stoilkoviq I cili ndodhi në korrik të këtij viti, I cili shkaktoi tensione të ashpra verbale dhe përplasje politike mes tij dhe deputetëve të opozitës shqiptare. Hasani njoftoi se kërkesa e tyre hasi në vesh të shurdhër pasi siç tha ai kuvendi me çdo kusht e mbron Stoilkoviqin. Hasani kërkon nga kuvendi që të procedohet propozim vendimin për komisionin anketues. Ai akuzon VLENIN për heshtje edhe kur cënohet identiteti shqipëtar. ILIR HASANI…
Maqedonasja, Bojana Stefanovska deklaron se historia e Maqedonisë fillon 73 vite më përpara ku u krijua si shtet nga Tito, dhe ka vetëm 27 vite histori si shtet funksional, kurse për Shqiptarët ajo ka një mendim tjeter e cila deklaron se, Shqiptarët kanë një histori të shtetit 106 vite. Mirëpo historia e tyre është shumë më e gjatë se sa ajo e Maqedonisë së Tito-s, ku historia Shqiptare është më e gjatë se 3000 vite, dhe si të tillë Shqiptarët janë autokton në tokat e tyre, për shkak të historisë së gjatë në këto troje. Kjo është deklarata e sajë:…
Ndryshimet në mënyrën e dhënies dhe mbikëqyrjes së pushimeve mjekësore vinë si pasojë e keqpërdorimeve të shumta ndër vite. Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski thotë se synimi është që keqpërdorimet të parandalohen dhe të mbrohen të drejtat e qytetarëve që vërtetë kanë nevojë për pushim mjekësor. Një nga ndryshimet e paralajmëruara është shkurtimi nga 7 në 5 ditë pushim mjekësor të caktuar nga mjeku amë kurse gjithashtu janë paralajmëruar kontrolle në shtëpi të atyre që marrin pushime mjekësore. “Kemi shumë keqpërdorime dhe pikërisht këto ndryshime të reja synojnë t’i rregullojnë ato. Kemi situate ku njerëz paraqiten sikur janë në pushim…
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, premton se do të gjindet zgjidhje për provimin e jurisprudencës, që i njejti të mbahet në gjuhën shqipe. Ai paralajmëroi takim institucional me përfaqësues të asociacioneve studentore dhe dekanët e fakulteteve juridike, ku do të prezantohet dhe demonstrohet praktikisht zgjidhja e propozuar për provimin e jurisprudencës. Takimi, sipas Shasivarit, pritet të zhvillohet në pjesën e parë të tetorit, pasi të nisë viti i ri akademik. Shasivari theksoi se përmes dialogut dhe bashkëpunimit me asociacionet studentore synohet që studentëve t’u shpjegohet konkretisht se si do të funksionojë zgjidhja. JETON SHASIVARI, MINISTËR I DREJTËSISË “Në pjesën e…
Prokuroria prezantoi 231 prova materiale, me të cilat synon të tregoj fajësinë e të akuzuarëve, në rastin e “Llotarisë Shtetërore”, ku të akuzuar kryesor janë ish drejtori i Llotarisë Përparim Bajrami dhe ish zëvendes kryeministri Artan Grubi. Prokurorët e lëndës Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski sqaruan përmbajtjen e provave të cilat sot i prezantuan. Daniel Kocev, prokuror “Sot u prezantuan prova që kishin të bëjnë me kompetencat e tyre, gjegjësisht prova me të cilat Prokuroria do të mundohet të dëshmoj se ato i kanë tejkaluar kufijtë e autorizimeve të tyre. Poashtu ka pasur prova që kanë të bëjnë me pronësinë…
Kina tani ka 270 milionë njerëz me arsim të lartë, deklaroi të mërkurën zv/Ministri i Arsimit, Wang Guangyan, në një konferencë për shtyp. Wang përmendi gjithashtu shifra nga nivelet e mëparshme të sistemit arsimor: norma bruto e regjistrimit në arsimin parashkollor arriti në 92.9% ndërsa shkalla e vijueshmërisë në arsimin e detyrueshëm ishte 96.1%. Ai shtoi se norma bruto e regjistrimit në arsimin e mesëm të lartë arriti në 92%. Universitetet që bëjnë pjesë në nismën kineze “Double First-Class” do të zgjerojnë kapacitetet e regjistrimit për studimet universitare me 76 000 vende midis viteve 2027 dhe 2030, tha Guo Peng,…
Nga e djathta: Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, Turki bin Ibrahim Al-Madi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe Zëvendësambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë, Ahmed bin Saad Al-Harbi, gjatë ceremonisë të Ditës Kombëtare së Mbretërisë, Tiranë, 22 shtator 2026. TIRANË 22 Shtator ,2026.– Mbretëria e Arabisë Saudite kremtoi Ditën e saj Kombëtare në Tiranë me një pritje të organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Turki bin Ibrahim Al-Madi, ku i ftuar nderi ishte Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Në pritje morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,…
Fadil Pushkolli, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka bërë të ditur se është arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Pushkollit, arrestimi është bërë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga autoritetet serbe. Në një njoftim të tij, Pushkolli ka deklaruar se është informuar se arrestimi lidhet me të kaluarën e tij si pjesëtar i UÇK-së. “Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe”, ka thënë ai. Pushkolli u ka bërë thirrje institucioneve…

