Author: Jeta almakos

Një zhvillim i rëndë dhe thellësisht tronditës ka dalë sot në sallën e gjykatës, gjatë dëshmisë së të akuzuarit Granit Plava, në një nga rastet më makabre që ka prekur opinionin publik në Kosovë vitet e fundit. Gjatë mbrojtjes së tij, Plava ka bërë një deklaratë që pritet të shkaktojë valë të forta reagimesh. Ai deklaroi se gjatë planifikimit të vrasjes së tani të ndjerës Liridona Ademaj, i akuzuari tjetër Naim Murseli i kishte thënë se për këtë krim ishte në dijeni edhe Behgjet Pacolli. Sipas këtij rrëfimi, Murseli i kishte dhënë siguri Plavës se, për shkak të pushtetit dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti nga radhët e LSDM-së Oliver Spasovski përgënjeshtron Qeverinë. Thotë se nuk është e vërtetë se vendi ynë e ka çmimin më të lirë të derivateve në rajon, duke përmendur rastin me Slloveninë e cila ka çmim disa centësh më të lirë se tek ne. Në seancën për pyetje deputetësh, ai e pyeti ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi, se çfarë masa po ndërmarrin për të zbutur krizën me të cilën po përballen qytetarët. Ministri u shpreh se kriza është globale dhe se rritja e çmimeve ka ndodhur për shkak se vendi ka varësi nga importi i 70 % të produkteve…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e ktheu në shkallë të parë në Gjykatën Civile lëndën për ndalesë të grevës në M-NAV të iniciuar nga sindikalistët e kësaj kompanie shtetërore për kontrollin e trafikut ajror në vend. Përfaqësuesit ligjor të M-NAV thonë se Sindikata e pavarur pa të drejtë legjitime inicioi grevën vitin e kaluar pa poseduar procedurë e detyrueshme të pajtimit dhe pa kërkesë të mbrojtjes për marrëdhënie pune. Avokati Goran Nikollovski tha se nuk mund të paralizohet infrastruktura kritike ajrore për grevë. Ai tregoi më tej se kanë ngritur edhe një kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga i punësuari…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tronditëse është raportuar mëngjesin e sotëm në policinë e Shkupit, ku një foshnjë ka ndërruar jetë në rrethana ende të pasqaruara. ​Sipas njoftimit nga MPB, më datë 29.07.2025 (shënim: nëse lajmi është i sotëm, data duhet të jetë 26.03.2026), rreth orës 07:30, nga Klinika e Fëmijëve në Shkup është denoncuar se në orën 06:40 pranë këtij institucioni është dërguar një foshnjë e gjinisë mashkullore, e moshës një muaj e gjysmë, pa shenja jete. ​Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e foshnjës. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e sakta…

Lexo më Shumë

Tregtia e palighshme me cigare dhe produkte të tjera të nikotinës është një problem real me të cilin përballen vendet e zhvilluara që kanë legjislacion kufizues që kufizon kryesisht ose ndalon plotësisht shitjen e produkteve që përmbajnë nikotinë. Sfida serioze kanë Franca, Irlanda, Australia, Holanda, Belgjika, Danimarka dhe vende të tjera anembanë botës, të cilat, pas futjes së kufizimeve dhe ndalimeve, po përballen me një rritje të madhe të tregut të zi për produktet e ndaluara, si dhe produktet e falsifikuara të nikotinës pa prova të origjinës dhe cilësisë, të cilat paraqesin rrezik serioz për konsumatorët. Edhe Maqedonia përballet me…

Lexo më Shumë

I dënuari në rastin e njohur si “Rasti Alfa”, Agim Islami, ka reaguar sërish përmes një postimi publik, duke rikujtuar se edhe kjo pranverë e gjen pas hekurave, në pritje të drejtësisë. “Pranvera sjell shpresë dhe kënaqësi… shpresoj që këta përfaqësuesit tanë shqiptarë nuk do të lejojnë që edhe kjo verë të kalojë pa asnjë rezultat për çështjen e Rastit Alfa. Është pranvera e 18-të në burg, me besimin se drejtësia do të triumfojë një ditë”, ka shkruar Islami, përcjell INA. Rasti “Alfa” lidhet me vrasjen e një pjesëtari të njësisë speciale policore “Alfa” në Shkup në vitin 2008, një…

Lexo më Shumë

Gruaja e kryeministrit Hristijan Mickoski, Rozi Mickoska, mori pjesë në samitin dyditor “Fostering the Future Together Global Coalition Summit” në Uashington, i organizuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, ku morën pjesë përfaqësues nga 45 shtete dhe mbi 20 kompani teknologjike, përcjell TV21. Qëllimi i samitit është të forcojë bashkëpunimin global për përmirësimin e arsimit, teknologjisë dhe mirëqenies së fëmijëve në epokën digjitale. Nga Qeveria thonë se gjatë samitit, Mickoska mbajti një fjalim në sesionin e punës me temë “Siguria dhe mbrojtja online”. Sipas qeverisë, në fjalimin e saj, Rozi Mickoska theksoi se në Maqedoni besojmë se aftësitë…

Lexo më Shumë

Deklaratat e fundit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, për kundërshtimin e mekanizmit të Badenterit kanë nxitur reagime dhe interpretime politike në vend. Qëndrimi i tij se një mekanizëm i tillë nuk duhet të zbatohet në një institucion juridik, madje duke theksuar se “më mirë të mbyllet institucioni sesa të vendoset Badenteri”, ka hapur debat për balancën ndëretnike dhe rolin e këtij mekanizmi në sistemin kushtetues. Në këtë kontekst, analisti Ibrahim Mehmeti në emisionin ZOOM në RTMV2 vlerësoi se zhvillimet e fundit nuk janë të izoluara, por pjesë e një tendence më të gjerë. “Mua më ngjan si një…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i parë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në vend, duke numëruar një sërë vendimesh dhe veprimesh që, sipas tij, dëshmojnë për një devijim të qartë nga standardet demokratike dhe barazia ndëretnike. Në një reagim publik, Osmani thekson se vetëm brenda një dite janë ndërmarrë disa hapa që prekin drejtpërdrejt përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe orientimin strategjik të vendit. Reagimi i plotë i Bujar Osmanit: Vetëm në një ditë: 1. Qeveria ul me 38% strukturën drejtuese në MPB, duke goditur drejtpërdrejt pozitat ku shqiptarët kishin përfaqësim dhe ndikim…

Lexo më Shumë

Se riformatimi i Qeverisë do të sjellë ndryshime, tashmë është e qartë, por çfarë ndryshime do të sjellë ky proces për koalicionin qeverisës, kjo ende nuk dihet. Kryeministri Hristijan Mickoski “hedhë fjalë”, por nuk konkretizon emra. Gjëja e vetme që deri tani dihet është se riformatimi do të ndodh në muajt maj ose qershor. Por, këtë temë, kryeministri nuk e ka diskutuar as me partnerët e koalicionit. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nuk kemi biseduar sepse edhe partnerët e koalicionit, por edhe VMRO-DPMNE kanë rigrupime të brendshme dhe ristrukturime. Unë pres që në muajt maj-qershor, të ulemi dhe të bisedojmë dhe po…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë nuk është dikasteri i vetëm që saboton Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve, përkatësisht gjuhën shqipe. Inspektori Fitim Ramadani gjatë intervistës në Alsat tha se Ministria e Financave nuk bashkëpunon aspak me inspektoratin, veprim që i pamundëson inspektorëve të hyjnë për kontroll dhe të konstatojnë nivelin e zbatimit të gjuhës shqipe. Fitim Ramadani, Inspektor në Inspektoratin për Përdorimin e Gjuhëve (10:00….) “Këtu dua të theksoj vetëm Ministrinë e Financave. Gjatë mbikëqyrjes kontrolluese në Ministrinë e Financave nuk ka qenë raporti institucion-inspektor. Dhe neve nuk na është mundësuar qasja në dokumentacionin e ministrisë. Për këtë arsye për Financat ka…

Lexo më Shumë

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti ka reaguar ndaj gënjeshtrave të shpërndara në opinion se gjuha shqipe nuk perfillet në Pikën Kufitare Bllatë. “Jo, jo – gabim e keni, gjuha shqipe aty është!” – deklaron Dauti, duke theksuar se realiteti në terren flet krejt ndryshe nga ajo që po plasohet në opinion. Sipas tij, tentativat për të krijuar një narrativë të rreme bien poshtë përballë fakteve konkrete dhe të verifikueshme nga çdo qytetar që kalon në këtë pikë kufitare. “Qytetarët e shohin vetë realitetin dhe nuk mashtrohen nga shpifje të tilla,” thekson ai. Dauti shton se fotografia e realizuar sot, më…

Lexo më Shumë