Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski njoftoi nisjen e një projekti të madh për rikonstruksionin, modernizimin dhe zgjerimin e Aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pavle”, transmeton TV21. Sipas tij, ky është zgjerimi më i madh që po realizohet që nga ndërtimi i aeroportit, duke sjellë 4.500 metra katrorë hapësirë funksionale. Projekti pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetet dhe të përmirësojë përvojën e udhëtarëve. Mes tjerash Nikolloski theksoi se investimi do të hapë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit, biznesit dhe lidhjeve ajrore. “Kjo është vërtet një ditë e veçantë, sepse të gjithë mund të shihni se po fillojmë një rikonstruksion serioz,…
Author: Jeta almakos
Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Hakan Fidan, është takuar në Islamabad me homologun e tij pakistanez, Muhammad Ishaq Dar, raporton Anadolu. Fidan mbërriti në kryeqytetin e Pakistanit për të marrë pjesë në dy ditë bisedimesh të fokusuara në çështjet rajonale. Vizita vjen teksa lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin shënon një muaj, me Turqinë dhe Pakistanin të angazhuar aktivisht në përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme.
Qytetarët në periudhën e ardhshme do të ndiejnë goditjen më serioze nga kriza ekonomike botërore. Sipas analizave ekonomike pas rritjes së çmimeve të karburanteve, pritet edhe rritje e çmimeve të produkteve bazë ushqimore. Qytetarët e anketuar thonë se veçmë kanë filluar të ndjejnë shtrenjtimin e produkteve ndërsa thonë se me pagat që marrin çdo ditë bëhet më vështirë. ”Shumë shtrenjtë. Cilat produkte janë shtrenjtuar më shumë? Të gjitha, domatet, specat, 300 denarë, të gjitha.,” tha një qytetar. ”Çmimet vërtet janë të larta dhe janë rritur çmimet. Cilat produkte janë shtrenjtuar më shumë? Thuajse të gjitha produktet, vaji ishte 100 denarë…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj iniciativave të fundit që, sipas tyre, synojnë të anashkalojnë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë, duke i cilësuar këto përpjekje si “mashtrim” dhe shmangie të obligimeve ligjore. Në reagimin e tyre, nga BDI theksojnë se çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet e jurisprudencës nuk kërkon zgjidhje të reja, por vetëm respektim të ligjit ekzistues. “Çfarëdo iniciative e re që synon të anashkalojë zbatimin e drejtpërdrejtë të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në provimet për kandidatët juristë përbën një mashtrim të madh…
Pyetje publike: – Në cilën gjuhë e kanë dhënë provimin e jurisprudencës të gjithë funksionarët e BDI-së që janë futur në provim nga viti 2002 deri në vitin 2024?! – Në cilën gjuhë mbahej provimi i jurisprudencës gjatë 20 viteve kur ministra të drejtësisë ishin shqiptarë të BDI-së?! Përgjigje publike: – Provimi i jurisprudencës gjithmonë është mbajtur në gjuhën maqedone, të gjithë funksionarët e BDI-së e kanë dhënë provimin në maqedonisht, dhe asnjëri ministër shqiptar i drejtësisë nga rradhët e BDI-së asnjëherë nuk e ngriti nevojën për ta zgjidhur këtë çështje! Kaosi i problemeve të trashëguara nga keqqeverisja juaj është…
Mbi 40 tonë vezë të paetiketuara nga Serbia janë asgjësuar në deponinë Drisla, pasi u ndalua një tentativë për import të paligjshëm nga autoritetet. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AHV), në bashkëpunim me Administratën Doganore, zbuloi dy dërgesa me mbi 572 mijë vezë të fshehura në pikën kufitare Tabanoc. Sipas autoriteteve, vezët synohej të etiketoheshin më pas dhe të shiteshin në mënyrë të rreme si produkte vendase. AHV theksoi se me këtë aksion është parandaluar një mashtrim i madh dhe një rrezik potencial për shëndetin e konsumatorëve. Ndaj subjekteve të përfshira do të ndërmerren masa përkatëse dhe do të zhvillohen…
Rritja e çmimeve të derivateve të naftës nuk ka bërë që qytetarët të shfrytëzojnë makinën e tyre më pak, përkundrazi, sipas kryeministrit, ngritja e çmimeve ka ngritur edhe konsumin e naftës në vendin tonë. Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se rritja e konsumit të naftës mund të bazohet edhe në faktin se shumë qytetarë të shteteve fqinje shfrytëzojnë afërsinë dhe mbushin veturat e tyre me naftë në vendin tonë, përshkak të çmimit më të favorshëm. HRISTIAN MICKOSKI – KRYEMINISTËR “Nuk mund ta them për qytetarët e Maqedonisë, nëse e kanë ulur përdorimin e veturave, sepse numër i madhë i qytetarëve nga…
Aeroporti Ndërkombëtar i Kuvajtit është goditur nga një seri dronësh iranianë, sipas zyrtarëve në vend. Sistemi i radarit të aeroportit dhe disa rezervuarë karburanti pësuan dëme të konsiderueshme në sulmet e së shtunës. Nuk ka raportime për të lënduar. Zyrtarët thanë se gjithsej 15 dronë iranianë ishin lëshuar në Kuvajt gjatë 24 orëve të fundit. Në javët e fundit, Teherani ka shënjestruar një sërë shtetesh të Gjirit, siç është Kuvajti, për mbështetjen dhe strehimin e ushtrisë amerikane. Irani thotë se sulmet janë në hakmarrje për fushatën ushtarake të nisur nga Izraeli dhe SHBA-të muajin e kaluar. /Telegrafi/
Zbardhet vrasja e 76-vjeçarit në Ohër: E mbyti me duar pas një zënke! Detajet tronditëse nga arrestimi 53-vjeçarit nga Bërvenica Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Ohër ka dhënë sot detaje zyrtare rreth vrasjes makabre të të moshuarit K.M. (76), për të cilën u arrestua dje 53-vjeçari Zh.G. nga fshati Bërvenicë i Tetovës. Si ndodhi krimi? Sipas njoftimit zyrtar, vrasja ka ndodhur të mërkurën (25.03.2026) rreth orës 18:30, në shtëpinë e viktimës në Ohër. Pas një zënke verbale mes të dyve, i dyshuari ka shfrytëzuar momentin e volitshëm duke e sulmuar fizikisht të moshuarin dhe më pas e ka…
Nesër kthehet në funksionim ora verore, ku akrepat zhvendosen 60 minuta përpara. E diela e fundit e muajit mars shënon kalimin në orën verore, një moment kur akrepat e orës zhvendosen një orë përpara. Ndryshimi ndodh në orën 02:00 të mëngjesit të 29 marsit, kur ora kalon menjëherë në 03:00. Ky ndryshim, sjell edhe zgjatjen e orëve me dritë natyrore gjatë ditës dhe më pak orë në errësirë. Ky rregull, është në fuqi në të gjithë Evropën që prej vitit 1981, ku është vendosur që akrepat të lëvizin 60 minuta përpara në pranverë dhe të kthehen një orë pas në…
“Sot, Komuna e Çairit ka dhënë 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues, të cilët më parë ishin të angazhuar me kontrata mbi vepër. Ky proces do të vazhdojë edhe në të ardhmen, që secili i angazhuar me kontratë mbi vepër të ketë mundësinë të pajiset me vendim për punësim të përhershëm. Fokusi ynë mbetet krijimi i vendeve të sigurta të punës për të gjithë, kështu duke ndërtuar institucione funksionale dhe një administrate të konsoliduar. Vazhdojmë…”
Katër shtetasit shqiptarë të ndaluar nga autoritetet serbe janë liruar pa masë penale, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Alteo Hysi për A2 CNN. Sipas vendimit të gjykatës, katër shqiptarët, janë liruar pa asnjë masë penale, dhe u janë sekuestruar telefonat celularë me të cilët janë realizuar videot, Gjithashtu Hysi sqaron se do të largohen nga territori i Serbisë pas përfundimit të procedurave. Autoritetet serbe kanë pretenduar se videot e realizuara përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes kombëtare, fetare dhe racore.

