Author: Jeta almakos

Arbër Ademi i është kundërpërgjigjur ashpër ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas aludimeve të tij për Ali Ahmetin dhe dëshminë në Hagë. Ademi e akuzoi Shasivarin se “merret me shqiptarët” dhe përdor, siç pretendon ai, “gjuhën e Tanja Karakamishevës”. “UÇK-ja bëri luftë të drejtë? Drejtuesit e UÇK-së janë të pafajshëm? Nuk e keni dëgjuar dhe nuk do ta dëgjoni. Nuk guxon!”, shkroi Ademi. Përplasja vjen pas statusit të Shasivarit për pritën e vitit 1998 dhe dëshminë e Ali Ahmetit para Prokurorisë Speciale në vitin 2020.

Lexo më Shumë

Një 13-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital me lëndime, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga prindi i një bashkëmoshatari të tij. Incidenti ka ndodhur dje pasdite në territorin e Komunës së Aerodromit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar më 25 shtator, rreth orës 15:38, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku 13-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor. “Rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Nga policia…

Lexo më Shumë

“Rrini rehat! Spekulimet nuk mund të përcaktojnë rrugën tonë të përbashkët. Le të flasin. Le të shkruajnë”. Kështu iu përgjigj Izet Mexhiti, zërave në opinion se bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka gjasa të kthehet në partinë amë, gjegjesishtë në BDI. Nga SHBA-ja ku po qëndron për vizitë zyrtare bashkë me delegacionin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Mexhiti u shpreh se VLEN punon me vendosmëri për një qëllim të vetëm: për ta bërë më të mirën për qytetarët. Tabel: Izet Mexhiti, bashkëkryetar i VLEN “Siç e dini, vendimet gjithmonë i kam marrë bashkë me Ju. Çdo vendim, sado i…

Lexo më Shumë

Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, ka reaguar ndaj spekulimeve të fundit për një rikthim të mundshëm të kryetarit të VLEN-it dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në BDI.Qoku i ka cilësuar këto raportime si “spina, spekulime dhe propagandë”, duke thënë se ato, sipas tij, tregojnë “nervozizmin dhe dëshpërimin politik” të atyre që i përhapin. “Sa më shumë të shtohen këto lajme për largime, përçarje e rikthime, për zgjedhje të parakohshme, aq më shumë bëhet e qartë dobësimi i tyre dhe se beteja politike po zhvendoset te fabrikimi i perceptimeve, rrenat dhe PR i zi i njohur i BDI-së”,…

Lexo më Shumë

Kina u kërkoi të premten Filipineve të ndalojnë menjëherë të gjitha aktet e provokimit dhe të krijimit të problemeve, duke paralajmëruar se Roja Bregdetare e Kinës do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin territorial dhe të drejtat dhe interesat detare të vendit. Filipinet shkelën angazhimet e tyre dhe, pavarësisht bindjes së Kinës, të enjten dërguan një anije për të çuar furnizime në një anije filipinase të bllokuar në mënyrë të paligjshme në Ren’ai Jiao në Detin e Kinës Jugore, tha zëdhënësi i Rojës Bregdetare të Kinës, Jiang Lue. Roja Bregdetare e Kinës monitoroi anijen filipinase të furnizimit në vend dhe…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka ngritur në Kuvend shqetësime lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet publike, duke akuzuar shumicën qeverisëse për diskriminim në proceset e punësimit. Snopçe ka vënë në pah disa raste të punësimit në institucione dhe ndërmarrje publike, duke argumentuar se përfaqësimi i shqiptarëve mbetet i ulët në disa sektorë, veçanërisht në strukturat e sigurisë dhe administratës. Duke iu referuar konkursit të fundit në Shkollën e Policisë, ai theksoi se nga 310 kandidatë të pranuar, vetëm 9 janë shqiptarë. Si shembuj të tjerë, Snopçe përmendi edhe të dhënat që, sipas tij, lidhen me përfaqësimin…

Lexo më Shumë

Sasho Mijallkov ka mohuar pretendimet e partisë Levica dhe disa mediave se ai ka përfituar pronë në zonën e quajtur ‘Barutana’. Ai thotë se nuk posedon asnjë pronë dhe nuk ka interesa atje, duke theksuar se këto të dhëna mund të verifikohen në Regjistrin Qendror dhe institucionet kompetente. Mijallkov gjithashtu kundërshton përmendjen e emrit të tij në një shkrim të “Prizma”, duke thënë se aktivitetet e tij të biznesit para rreth dhjetë vitesh nuk kanë lidhje me rastin aktual. Ai kërkon publikimin e demantit dhe tërheqjen e informacionit që e konsideron të pasaktë.

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Ndoshta dikujt i hahet flija, por nuk  kthehet Izeti te Alija! Duke përzgjedh tema nga më të rëndësishmet shqiptare; si tentimin për ulje të çlirimtarëve me çka ndodhi ngritja e UÇK-së tek zemrat dhe sytë e gjithë shqiptarëve dhe përdhosjen insitucionale të shtetit të Shqipërisë në duart e Edi Ramës, deshëm të kufizohemi te hallet dhe muhabetet tona të Maqedonisë dhe njëkohësisht të shfaqim se pa asnjë hezitim bëjmë çdo lloj analizë konkrete sikur është kjo e përflitjes së bashkimit apo ribashkimit të njërit prej dy bashkëkryetarëve nga VLEN, Izet Mexhiti, me BDI-në opozitare. Vijojnë disa pika se…

Lexo më Shumë

LSDM-ja i kërkon sërish kryeministrit Hristijan Mickoski të sqarojë nëse ekziston lidhje mes aktiviteteve të tij në Uashington dhe lobimit që kompania amerikane “Mercury Public Affairs” kryen për “ATS Group” nga Shkupi, prodhuese e municionit dhe pajisjeve ushtarake. Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se dokumentet e regjistrit amerikan për agjentët e huaj tregojnë se “ATS Group” paguan 130 mijë dollarë në muaj, ose rreth 1,56 milion dollarë në vit, për shërbime lobimi. BOGDANKA KUZEVSKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË “Sot, në një njoftim, edhe kompania e konfirmoi atë që ne e publikuam. Më 2 prill 2026, Mercury dorëzon materialin „Partneritet strategjik SHBA–Maqedoni e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se nëse Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri të Kosovës, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja. Sipas tij, këto do të ishin zgjedhjet e katërta brenda më pak se dy vitesh. Kurti ka vlerësuar se një skenar i tillë do të ishte i panevojshëm, pasi Kuvendi aktual ka mundësi që ta përfundojë procesin e zgjedhjes së presidentit. “Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje që do të jenë të katërta në më pak se dy vite. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim në New York gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Në adresimin e tij, Rama u ndal te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në SHBA dhe kontributin e tij në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Por një pikë e fortë, është kur Rama deklaroi se ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, pas dënimit të tij në Hagë me 25 vite burg dhe se Amerika nuk bëri më të mirën ndaj ish-krerëve që Haga i dënoi. ”Po vuaj mungesën e dikujt që…

Lexo më Shumë

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, ka marrë pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan. Gjatë këtij aktiviteti, Mexhiti bashkë me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca kanë takuar mikun e madh të shqiptarëve, gjeneralin amerikan Wesley Clark. Takimet u zhvilluan në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në këtë ngjarje, e cila bashkoi përfaqësues të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe figura të njohura nga politika dhe diplomacia. Në fokus të takimeve dhe bashkëbisedimeve ishin çështje me interes për shqiptarët në rajon, si dhe raportet dhe bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve në…

Lexo më Shumë