Author: Jeta almakos

Alarmet e rrejshme për bomba në shkollat e Tetovës ende janë aktuale dhe nxënësit thuajse për çdo ditë humbin mësimin. Gjatë ditës së sotme është reaportuar për bombë në shkollën fillore “Liria”, ndërsa mësimi nuk ka vijuar. Omer Dauti në një postim në Facebook kërkon që prindërit të zgjohen dhe të reagojnë, para se të jetë vonë për fëmijët e tyre. Ai shkruan se “kjo nuk është më shaka, por alarm për shoqërinë”. “Dje gjimnazistët u terrorizuan me alarme për bomba. Humbën ditë mësimi, humbën qetësinë. Pastaj shkolla medicinale, pastaj të tjera… dhe sot? Fëmijët e shkollës fillore “Liria”. Ky…

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës LSDM Venko Filipçe drejtoi kritika të ashpra ndaj Qeverisë, e cila sipas tij, nuk po i ndihmon qytetarët dhe se masat si ulja e TVSH-së për karburantet nuk japin efekt real! Filipçe i bëri thirrje Qeverisë të pranojë masat e propozuara nga LSDM si ulja e TVSH-së në 0% për karburantet dhe produktet bazë, ulja e akcizës dhe pagesave rrugore, masa që sipas tij, do të çonin në ulje konkrete të çmimeve dhe përfitime për qytetarët dhe bizneset. Kërkoi edhe masa të posaçme për kategoritë më të rrezikuara si familjet me të ardhura të ulëta, pensionistët dhe…

Lexo më Shumë

Katër shtetas të Shqipërisë janë arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë, transmeton TV21. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë bëjnë të ditur se shtetasit e Republikës së Shqipërisë janë arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare. “Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kriminalistike, kanë arrestuar në territorin e Republikës së Serbisë A. S. (1989), E. V. (1984), E. G. (1978) dhe A. C. (2005), shtetas të Republikës së Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer…

Lexo më Shumë

Kryetari i Çairit dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka ftuar kryetarin e Gjykatës Kushtetuse që të përkushtohet në kryerjen e detyrës që ka dhe mos të merret me politikë ditore. “Kryetari i Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë në nivel të detyrës. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese më tepër ka filluar të sillet si kryetar partie apo si një institucion që merret me politikë ditore sesa kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Nuk është rregull që kryetari I Gjykatës Kushtetuse të jetë komentues i ngjarjeve politike në bazë ditore. I bëj apel që të jetë në nivel të detyrës si kryetar…

Lexo më Shumë

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump të vazhdojë luftën kundër Iranit, transmeton Anadolu. Siç raporton New York Times duke cituar burime të informuara nga zyrtarë amerikanë mbi bisedimet, bin Salman e sheh këtë si një “mundësi historike” për të riformuar Lindjen e Mesme. Sipas burimeve, princi saudit i ka përcjellë presidenti amerikan se duhet të shtyjë përpara drejt shkatërrimit të qeverisë “të linjës së ashpër” në Iran. Sipas raportit, ai gjithashtu ka argumentuar se Irani përbën një kërcënim afatgjatë për rajonin e Gjirit, i cili mund të eliminohet vetëm…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonia e Veriut ka reaguar publikisht pas një ngjarjeje të fundit në hapësirën mediatike, duke theksuar se profesionalizmi në gazetari nuk është zgjedhje, por detyrim. Në reagimin e saj, Qeveria nënvizon se mbrojtja e lirisë së mediave dhe e drejta e gazetarëve për të bërë pyetje në interes publik mbeten prioritete, por këto të drejta shoqërohen edhe me përgjegjësi për sjellje profesionale, etike dhe dinjitoze. Sipas saj, liria e shprehjes nuk duhet të përdoret si justifikim për cenimin e integritetit personal apo institucional. Reagimi vjen pas një incidenti në një ngjarje publike mediatike, ku gazetari Nevrij Ademi iu…

Lexo më Shumë

Tre palestinezë u plagosën sot në një sulm nga pushtuesit izraelitë pranë fshatit Beit Imerin, në veriperëndim të qytetit Nablus në Bregun Perëndimor verior, thanë burimet lokale, transmeton Anadolu. Burimet i thanë agjencisë zyrtare të lajmeve Wafa se një grup pushtuesish izraelitë sulmuan tre të rinj në dy automjete dhe dëmtuan makinat e tyre. Në Bregun Perëndimor jugor, pushtuesit izraelitë i vunë flakën një shtëpie në fshatin Al-Tuwani në zonën Masafer Yatta, në jug të Hebronit. Nuk u raportuan të lënduar. Fouad Amour, një aktivist që dokumenton sulmet e kolonëve, tha për Agjencinë Anadolu se pushtuesit izraelitë dogjën shtëpinë dhe…

Lexo më Shumë

Kryetarët e partive që aktualisht e formojnë koalicionin VLEN janë takuar mbrëmë në kuadër të angazhimit për të çuar përpara bashkimin në një subjekt të vetëm politik. Asnjëri prej lderëve të partive nuk ka sqaruar për publikun se për çfarë është diskutuar konkretisht dhe nëse është marrë ndonjë vendim konkret, Megjithatë, sipas burimeve të brendshme, takimi ka kaluar në atmosferë konstruktive, në frymën që është reflektuar edhe së fundi gjatë takimeve që liderët e VLEN-it kanë pasur në Kosovë me kryeministrin Albin Kurti dhe me krerët e familjes Jashari. Gjatë takimit të mbrëndshëm liderët kanë tejkaluar edhe paqartësitë e deritashme…

Lexo më Shumë

Në Qeveri sot kryeministri Mickoski dhe nënkryetari i Kuvendit Miloshoski pritën në takim ambasadorët gjerman në rajon, ndërsa u diskutua për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal. Siç njoftojnë nga Qeveria, në fokus të bisedimeve ishin projektet ekonomike, integrimi evropian dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta. Takimi vlerësohet si hap për forcimin e marrëdhënieve me Gjermaninë, një nga partnerët kryesorë të vendit.

Lexo më Shumë

“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë, bëmë homazhe te varrezat e dëshmorëve në fshatin Prilep të Deçanit, një vend që mbart kujtesë, sakrificë dhe dinjitet kombëtar. Pikërisht këtu prehet edhe Shpend Mazrekaj, ushtarak shqiptar nga Prilepi i Deçanit, dëshmor i luftës në Maqedoni. Ai mbetet dëshmori i parë i rënë nga viset shqiptare jashtë Maqedonisë, duke simbolizuar unitetin e idealit tonë kombëtar për liri dhe barazi. Nderimi për dëshmorët nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen. Sakrifica e tyre na obligon të vazhdojmë rrugën me përkushtim, duke ruajtur vlerat për të cilat ata…

Lexo më Shumë

“Shkolla është vendi ku ndërtohet kultura e sjelljes pa dhunë dhe fitohen aftësi për të ndërtuar miqësi në vend të konflikteve. Fëmijët që të vegjël duhet të edukohen se nuk ka asgjë tërheqëse në mbajtjen e armëve. Kjo duhet t’u shpjegohet në përputhje me moshën e tyre, por me këmbëngulje dhe me shembuj”. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në ngjarjen në SHMQSH “Vllado Tasevski” në Shkup, me të cilën u shënua fillimi i fushatës së OSBE-së për rritjen e vetëdijes publike mbi rreziqet nga keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta. “Kur mjedisi shkollor…

Lexo më Shumë

“Qeveria momentalisht nuk mendon për hapje të Kushtetutës”. Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh i prerë për këtë çështje, sepse siç tha nuk janë krijuar kushte politike për realizimin e së njëjtës. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në Gjykatën Kushtetuese ku u diskutua për vendosjen e një ankese kushtetuese, për realizimin e së cilës, duhet të bëhen ndryshime kushtetuese. Hristijan Mickoski, kryeministër “Ndryshimi i Kushtetutës është një çështje politike. E cila në këtë rast përfshin një çështje ligjore, domethënë nevojën që Gjykata Kushtetuese më në fund të fitojë peshën e saj në vetë Kushtetutën, imagjinoni një Gjykatë Kushtetuese që nuk ka…

Lexo më Shumë