Author: Jeta almakos

Një vendim i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boban Stevkovski, ka hapur pikëpyetje të reja rreth trajtimit të nxënësve shqiptarë në shkollat fillore të kësaj komune. Stevkovski ka njoftuar se çdo të hënë mësimi në shkollat fillore të Gazi Babës do të nisë me këndimin e himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vendimi, rrjedhimisht, prek edhe nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën shqipe. Kryetari i komunës e arsyeton vendimin me respektimin e simboleve shtetërore dhe edukimin patriotik të fëmijëve. “Himni nuk është vetëm një këngë. Është simbol i lirisë sonë, shtetësisë, historisë dhe sakrificës së brezave që…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Lubço Georgievski, përmes profilit të tij në Facebook, ka adresuar kritika të ashpra ndaj një pjese të opinionit maqedonas. Shkak për reagimin e tij janë bërë komentet në rrjetet sociale pas lajmit për vdekjen e Ratko Mlladiqit, të cilin Georgievski hapur e quan “kriminel lufte”. Sipas postimit të tij, këto reagime nxorën në sipërfaqe dy kategori qytetarësh në shoqërinë maqedonase: 1. Patriotët e rremë maqedonas Georgievski rikujton se Maqedonia po shënon 35-vjetorin e pavarësisë dhe shtron një pyetje retorike – nga kush u çlirua dhe u shpëtua shteti? Ai përgjigjet qartë se shpëtimi i Maqedonisë ishte pikërisht nga njerëz…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në rrugën Sonnenallee në Neukölln në Berlin të Gjermanisë u qëllua për vdekje një 27 vjeçar nga Maqedonia e Veriut, raportuan mediat gjermane. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 02:40 në kryqëzimin e rrugëve Planetenstraße dhe Sonnenallee, ndërsa i vdekur mbeti një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës 27 vjeçare. Policia e Berlinit njoftoi se, pavarësisht përpjekjeve të menjëhershme për reanimim personi i plagosur ndërroi jetë në vendngjarje. Mbi viktimën u qëlluan gjashtë plumba njoftoi policia gjermane, ndërsa autori apo autorët e e sulmit dyshohet se janë larguar me një…

Lexo më Shumë

Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, zëvendësministri i Drejtësisë, Albrim Shasivari, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. “Pavarësia na bashkon, ndërsa e ardhmja na obligon. Kjo ditë na kujton rrugën që kemi përshkuar si shtet, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ardhmen. Sundimi i ligjit, institucionet e pavarura dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve janë themelet e një shteti të drejtë dhe të qëndrueshëm. Çdo gjeneratë ka përgjegjësinë ta bëjë shtetin më të fuqishëm, më të drejtë dhe më të mirë për ata që…

Lexo më Shumë

Filmi kinez “Once Upon A Time in the Middle East”(Mirë se vini në restorantin Long), ka ngjallë jehonë brenda e jashtë Kinës. Nga temat e thjeshta të filmit si “të hash mirë” dhe “t’i rrisësh mirë fëmijët”, bile mund të kuptojmë disa pikënisje të diplomacisë kineze. Pse “të hash mirë” mund të jetë një mesazh i thellë politik? Pikërisht këtu qëndron një nga pikat më interesante të filmit. Filmi vendos një kuzhinier kinez në një mjedis të Lindjes së Mesme të goditur nga lufta. Filmi nuk e tregon historinë nga këndvështrimi i presidentëve, gjeneralëve apo diplomatëve, por nga ai i…

Lexo më Shumë

Akademiku Ali Aliu ka thënë se represioni ndaj shqiptarëve në Maqedoni, sipas tij, shërbeu si një lloj “poligoni” ku Beogradi provonte forma të ndryshme të dhunës dhe torturës, para se t’i ushtronte më pas në Kosovë. Në bashkëbisedimin me publicistin Veton Surroi në podcastin “PIKË”, Aliu është pyetur pse ekziston perceptimi se represioni ndaj shqiptarëve të Maqedonisë ka qenë më i madh sesa në viset tjera shqiptare, posaçërisht në Kosovë. “Në fillim, unë për vete flas, nuk e kuptonja. Më vonë u pa qartë që për shumë projekte, dhune dhe torture Beogradi një herë i provonte në një poligon, siç…

Lexo më Shumë

Tiranë, 7 shtator 2026 – Dr. Arben Ramkaj ka bërë publike një parashtresë të tij drejtuar Komisionit Evropian lidhur me propozimin për krijimin e një statusi sovran për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Shqipëri. Në komunikimin drejtuar Komisionerit Evropian për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, Ramkaj kërkon që çështja të shqyrtohet nga këndvështrimi kushtetues, juridik, i barazisë ndërmjet komuniteteve fetare dhe i standardeve evropiane për lirinë e fesë. Ramkaj thekson se iniciativa është ndërmarrë tërësisht në cilësinë e tij personale dhe nuk përfaqëson asnjë organizatë apo institucion. Ai shpreh respekt për komunitetin bektashi, historinë dhe trashëgiminë e tij…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punës së Shtetit të Katarit, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi në fushën e punës, me të cilin vendoset kornizë institucionale për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e punës. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi theksoi se ky dokument përbën bazë të re për bashkëpunim institucional dhe shkëmbin të njohurive dhe përvojës midis dy ministrave. BESAR DURMISHI-MINISTRI I EKONOMISË DHE PUNËS “Memorandumi parashikon bashkëpunimin konkret në disa fusha me interes të përbashkët, siç janë avancimi i marrëdhënieve të punës, inspektimi…

Lexo më Shumë

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Në Gjykatën Penale, lidhur me rastin u paraqit edhe ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtor për akuzat që lidhen me rastin e Lotarisë së Maqedonisë. Ndërkohë, gjatë procedurës, Prokuroria ka rritur shumën e dëmit të pretenduar, e cila tash vlerësohet në 596.125.511 denarë. Sipas vlerësimit të ri të Prokurorisë, dëmi arrin në rreth 9.7 milionë euro, krahasuar me rreth 8 milionë euro sa ishte vlerësimi i mëparshëm.

Lexo më Shumë

Ish zëvendës kryeministri, Artan Grubi nuk ndjehet fajtor për veprën penale që i ngarkohet për rastin e “Lotarisë Shtetërore”. Krahas tij, edhe të dyshuarit e tjerë, Metodija Dimevski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski, u deklaruan të pafajshëm, përveç ish drejtorit të “Lotarisë Shtetërore” Përparim Bajrami i cili është në arrati. I dyshuari i fundit Bashkim Avdi nuk u deklarua për fajësinë sepse tha se nuk e kupton gjuhën maqedonase dhe kërkoi që provat dhe aktakuza t’i përkthehen në gjuhën shqipe. Kjo ishte edhe arsyeja që u anulua seanca e sotme. Prokuroria Publike e prezantoi aktakuzën se për…

Lexo më Shumë

Një 71-vjeçar nga Kondova është plagosur nga një plumb qorr pranë një qendre tregtare në Saraj. Ngjarja ka ndodhur më 5 shtator, teksa H.R. po shkonte drejt automjetit të tij të parkuar. Ai është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me plagë nga arma e zjarrit. Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe, në koordinim me prokurorinë, po heton për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur personin që ka shtënë.

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot në Komunën e Çairit një delegacion arbëresh nga Vakarici, të kryesuar nga kryetari Antonio Pomillo, në kuadër të vizitës së tyre të parë në Maqedoninë e Veriut. Në takim u diskutua për lidhjet historike, gjuhësore dhe kulturore me arbëreshët, si dhe për mundësitë që këto lidhje të avancohen përmes bashkëpunimit institucional. Në këtë drejtim, u shqyrtua mundësia e binjakëzimit të Çairit me Vakaricin, si dhe organizimi i aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta kulturore mes dy komunave. “Me arbëreshët na lidh një histori e gjatë, gjuha dhe një trashëgimi që ata e kanë ruajtur ndër breza.…

Lexo më Shumë