Në një intervistë për SEE TOP 100, publikimin vjetor të SeeNews, njëmedia e specializuar në lajmet dhe analizat ekonomike të EvropësJuglindore, Presidenti i BALFIN Group, Samir Mane, ndan vizionindhe qasjen strategjike që kanë udhëhequr zgjerimin e Grupit.
– BALFIN po përgatitet të hyjë në 11 tregje të reja, duke shënuar njëfazë të re në zgjerimin e Grupit.
– Marrëveshja me Jumbo zgjeron aktivitetin e BALFIN përtej Evropës.
– Aktivitetet ndërkombëtare gjenerojnë tashmë rreth gjysmën e tëardhurave të BALFIN Group.
– BALFIN Americas ka ndërtuar një portofol investimesh në pasuri tëpaluajtshme në SHBA me vlerë mbi 228 milionë dollarë amerikanë.
1. BALFIN Group ka vijuar të rritet gjatë vitit 2025. Çfarë qëndron pas këtyre shifrave?
Rezultatet e vitit 2025 pasqyrojnë përmasat që kemi arritur dhe, çka është më e rëndësishme, investimet që po realizojmë përfazën e ardhshme të rritjes.
Totali i aktiveve u rrit me 18%, duke arritur në 3.1 miliardëeuro, ndërsa EBITDA arriti në 161 milionë euro. Gjithashtu, gjatë vitit investuam rreth 181 milionë euro.
Ajo që e konsideroj veçanërisht të rëndësishme është ndryshimii profilit ndërkombëtar të Grupit. Rreth gjysma e të ardhuravetona gjenerohen tashmë jashtë Shqipërisë. BALFIN operon në13 shtete, në dy kontinente dhe në nëntë industri, ndërsaaktivitetet tona ndërkombëtare po zënë një peshë gjithnjë e më tërëndësishme në biznes.
Këto shifra janë rezultat i shumë viteve të ndërtimit dhezhvillimit të bizneseve, hyrjes në tregje të reja dhe krijimit tëpartneriteteve të forta. Në këtë fazë, fokusi ynë nuk është rritjanë vetvete. Ne vlerësojmë se ku mund të ndërtojmë biznesekonkurruese, ku mund ta investojmë kapitalin në mënyrëefektive dhe ku shohim potencial për të krijuar vlerë afatgjatë.
2. BALFIN ka njoftuar një program ambicioz zgjerimi. Cilat janë zhvillimet më të rëndësishme që nga viti i kaluar?
Ndryshimi më i rëndësishëm lidhet me përmasat e zgjerimit. Po përgatitemi të hyjmë në 11 tregje të reja, duke e çuar BALFIN drejt një dimensioni të ri gjeografik.
Në sektorin e shitjes me pakicë, kemi forcuar partneritetet me marka ndërkombëtare. Kemi zgjeruar bashkëpunimin me Flying Tiger Copenhagen në tre tregje të Bashkimit Evropian, ndërsamarrëveshja jonë me Jumbo na jep mundësinë ta zhvillojmë këtëmarkë në Ukrainë, Gjeorgji, Armeni, Azerbajxhan, Kazakistandhe Uzbekistan.
Ky është një zhvillim veçanërisht i rëndësishëm, sepse e shtrinaktivitetin tonë në sektorin e shitjes me pakicë përtej Evropës, deri në Azinë Qendrore.
Në të njëjtën kohë, Neptun vijon zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa KIABI po zhvillohet si një platformërajonale e shitjes me pakicë.
Përtej këtij sektori, po zgjerojmë aktivitetet tona ndërkombëtarenë pasuri të paluajtshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Austrinë dhe Gjermaninë. Edhe sektori i hotelerisëdhe turizmit po hyn në një fazë të re zhvillimi, ndërsa Happy Pay po evoluon drejt një platforme me potencial rajonal.
Pra, faza e ardhshme është shumë më e gjerë sesa thjesht hapja e dyqaneve të reja apo blerja e më shumë aseteve. Ne po ndërtojmë njëkohësisht disa biznese ndërkombëtare, secili me potencialin për t’u zhvilluar përtej tregut ku ka nisur aktivitetin.
3. BALFIN Americas u krijua si pjesë e strategjisëndërkombëtare të Grupit. Si e vlerësoni sot platformënamerikane?
Unë i shoh Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një platformëinvestimi afatgjatë për BALFIN, dhe jo thjesht si një seritransaksionesh të veçanta.
Që nga krijimi i BALFIN Americas, kemi ndërtuar një portofolme një vlerë investimi prej mbi 228 milionë dollarëshamerikanë, që përfshin pesë projekte zhvillimi në New York, New Jersey dhe Seattle.
Ky portofol na mundëson të jemi të pranishëm në segmente tëndryshme të tregut amerikan të pasurive të paluajtshme. Në New York, kemi pesë projekte të banesave me çmime tëpërballueshme në Bronx, ku 110 njësi banimi janë dorëzuartashmë dhe 700 apartamente të tjera pritet të përfundojnë gjatëviteve të ardhshme. Në New Jersey, prona në 340 Mount Kemble Avenue është një ndërtesë zyrash e kategorisë A, me rreth 95% të sipërfaqes të dhënë me qira, ku ndër qiramarrësitpërfshihen Morgan Stanley, First Citizens Bank dhe Ericsson. Në Seattle, po zhvillojmë rreth 50 njësi banimi të destinuara përshitje.
Ajo që është e rëndësishme për mua është se kemi hyrë në këtëtreg në mënyrë selektive dhe në bashkëpunim me partnerëvendas me përvojë. Po njohim më mirë tregun, po ndërtojmëekipin dhe po zhvillojmë një portofol të qëndrueshëm, në vend që të synojmë një rritje tepër të shpejtë.
Tregu amerikan është shumë konkurrues, por pikërisht kjo e bënedhe tërheqës. Nëse ke partnerët e duhur, kupton faktorëtthemelorë të tregut dhe ruan disiplinën në investime, ekzistonnjë potencial i konsiderueshëm për të krijuar vlerë me kalimin e kohës.
4. BALFIN po përgatitet të hyjë në 11 tregje të reja. Çfarë kërkon nga organizata një zgjerim i këtyre përmasave?
Një zgjerim i këtyre përmasave kërkon një nivel tjetërorganizimi.
Sfida më e rëndësishme nuk është identifikimi i mundësive. Është aftësia për t’i realizuar ato me qëndrueshmëri në tregjeshumë të ndryshme, duke ruajtur njëkohësisht shpejtësinë e vendimmarrjes.
Sot kemi më shumë se 5,000 punonjës në 13 shtete dhe, ndërsahyjmë në tregje të tjera, na nevojitet një drejtim i fortë në nivellokal, i kombinuar me një strukturë të qartë organizative në nivelGrupi.
Roli im si sipërmarrës ndryshon me rritjen e organizatës. Nëfazat e para të një kompanie, pronari mund të përfshihetpothuajse në çdo vendim. Në përmasat që kemi sot, kjo nukështë as e mundur dhe as e dëshirueshme. Përgjegjësia ime ështëtë sigurohem që kemi njerëzit e duhur, drejtuesit e duhur dhestrukturën e duhur, në mënyrë që vendimet të merren sa mëpranë aktivitetit të biznesit.
Edhe teknologjia po merr një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Po investojmë në sisteme dhe në inteligjencë artificiale, të cilat namundësojnë të menaxhojmë një organizatë shumë më të madhe, pa shtuar kompleksitet të panevojshëm.
Objektivi është i qartë: ta bëjmë BALFIN të aftë të rritetndjeshëm, pa humbur shpejtësinë dhe frymën sipërmarrëse qëkanë qenë në themel të zhvillimit të tij.
5. Me këtë zgjerim përpara, ku i shihni mundësitë më tëmëdha për BALFIN?
Mundësitë më të mëdha i shoh aty ku bashkohen tre elemente: një treg me baza të forta ekonomike, një model biznesi që e njohim mirë dhe aftësia për të ndërtuar diçka që mund tëzhvillohet përtej një tregu të vetëm.
Sektori i shitjes me pakicë mbetet një pjesë e rëndësishme e strategjisë sonë. Kemi partnerë të fuqishëm ndërkombëtarë dhemundësi të konsiderueshme për të zhvilluar markat e tyre nëtregje të reja. Marrëveshja me Jumbo është një shembull i mirë: ajo na krijon një platformë në gjashtë tregje të reja dhe e zgjeronaktivitetin tonë të shitjes me pakicë përtej Evropës.
Pasuritë e paluajtshme dhe administrimi i aseteve përbëjnë njëtjetër fushë kryesore të fokusit tonë. Në Gjermani, po shqyrtojmë asete që gjenerojnë të ardhura, ku mund të zbatojmëpërvojën tonë në blerjen, ripozicionimin dhe menaxhimin aktivtë tyre. Nuk jemi të interesuar vetëm të zotërojmë asete, poredhe të përmirësojmë performancën e tyre.
Shtetet e Bashkuara mbeten një prioritet afatgjatë, ndërsaEvropa vijon të ofrojë mundësi si në pasuri të paluajtshme, ashtuedhe në hoteleri dhe turizëm.
Shohim gjithashtu potencial të konsiderueshëm në shërbimetfinanciare. Happy Pay po zhvillohet si një platformë rajonalefintech, që integron pagesat, kuletat digjitale, paranë elektronike, shërbimin Bli Tani, Paguaj Më Vonë (Buy Now, Pay Later) dheshërbimet për biznesin.
Ajo që i lidh të gjitha këto investime është aftësia jonë për tëkombinuar kapitalin, përvojën operacionale dhe partneritetet e forta ndërkombëtare.
Ne nuk synojmë të jemi të pranishëm kudo. Duam të jemi tëpranishëm në ato tregje ku besojmë se mund të ndërtojmëbiznese me vlerë reale dhe konkurruese.
6. Si sipërmarrës dhe investitor, si vendosni se ku duhet tëinvestojë BALFIN më tej?
Për mua, pikënisja është gjithmonë e njëjta: ku qëndronmundësia për të krijuar vlerë, të cilën të tjerët mund të mos e shohin ose mund të mos kenë aftësinë ta realizojnë?
Vlerësoj faktorët themelorë të tregut, cilësinë e asetit apo biznesit, njerëzit e përfshirë dhe aftësinë tonë për të sjellë njëvlerë të shtuar.
Ndonjëherë kjo nënkupton hyrjen në një treg të ri. Herë të tjerado të thotë zgjerim i një biznesi ekzistues. Dhe ndonjëherë do tëthotë shitja e një investimi, sepse besojmë se kapitali mund tëgjenerojë një kthim më të lartë diku tjetër.
Unë besoj fort edhe te partneritetet. Nuk është e nevojshme tëdimë gjithçka vetë. Në shumë prej investimeve tonandërkombëtare, bashkëpunojmë me partnerë që e njohin tregunlokal më mirë se ne. Roli ynë është të sjellim kapitalin, përvojënsipërmarrëse, aftësitë menaxheriale dhe një perspektivëafatgjatë.
Ndërsa BALFIN po bëhet gjithnjë e më ndërkombëtar, kjo qasjemerr edhe më shumë rëndësi.
Ambicia jonë nuk është thjesht ta bëjmë BALFIN më të madh. Synimi është të ndërtojmë një grup investimesh që ka aftësinë tëidentifikojë mundësi në tregjet ndërkombëtare, t’i realizojë atome profesionalizëm dhe të krijojë vlerë të qëndrueshme përdekada me radhë.



