Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar zgjerimin e përdorimit të inteligjencës artificiale në administratën publike.
Pas ministres virtuale Diella, e cila është përfshirë në proceset e prokurimit publik, qeverisë pritet t’i bashkohet së shpejti edhe një tjetër personazh virtual, i quajtur “Gjoni”. Rama tha se Gjoni do të jetë asistenti i “Diellës”.
Gjatë prezantimit të modelit të ri të Prokurimeve të Përqendruara, Rama bëri të ditur se Gjoni do të angazhohet në një sërë çështjesh që lidhen me prokurimet.
Kryeministri u shpreh se synimi është rritja e transparencës dhe kontrollueshmërisë së procesit të prokurimit.
Edi Rama:
Pas Diellës, Gjoni do të shfaqet së shpejti në këtë fushë dhe do të merret me sërë çështjesh të Prokurimeve.
Kur Diella me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit shpresoj se do të ketë bindje se ka fitues të drejtë dhe humbës me meritë pasi të kalojë dhe një fazë kur humbësit të duan t’i shikojnë me sytë e vetë dhe t’i kontrollojnë një më një të gjitha fletët e procesit, sepse procesi gjithsesi do të jetë i kontrollueshëm manualisht.
Pra, ndryshe nga sa u tha në fillim kur ne e hodhëm këtë ide edhe arriti deri dhe New York Times të hapte debat për Diellën, nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, por do të jetë një proces ku çdokush që do të ketë pretendime do të mund ta ndjekë atë dhe manualisht.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



