Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka komentuar protestat dhe zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te përplasjet dhe përdorimi i dhunës.
Dokle u shpreh se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë dhe të shprehë lirshëm mendimin e tij, por theksoi se ajo që e shqetëson është dhuna, pavarësisht se nga cila palë vjen.
“Qytetarët janë në shesh dhe të gjitha gjërat mund t’i konsideroj, e drejta e demonstratës, e fjalës së lirë etj. Ajo që më lëndon, në kuptimin e opinionit, është dhuna. Dhuna është e papranueshme ngado që të vijë, sepse bëhet ndaj djalit të një nëne, babait të një fëmije. Dhuna është e papranueshme ngado që të vijë. Me dhunë nuk ka zgjidhje. Duhen kërkuar porta të tjera që unë nuk i di”, u shpreh Dokle.
Në përfundim, ish-deputeti socialist nënvizoi se e drejta për të protestuar u takon të gjithëve.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



