Author: Jeta almakos

Komuna e Çairit ka njoftuar se nesër do të mbyllet për qarkullim një segment rrugor për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit. Segmenti nga Bulevardi “Xhon Kenedi” deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për automjetet në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00. “Nesër, segmenti rrugor nga Bulevardi ‘Xhon Kenedi’ deri te rrethrrotullimi do të jetë i mbyllur për qarkullimin e automjeteve në të dy drejtimet, duke filluar nga ora 08:00, për shkak të fillimit të punimeve për gërryerjen e asfaltit. Lusim qytetarët që të mos parkojnë automjetet përgjatë këtij segmenti, ndërsa pjesëmarrësit në…

Lexo më Shumë

Njëzet e pesë vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, është e papranueshme që në Maqedoninë e Veriut ende të diskutohet për të drejta që duhet të jenë të pakontestueshme, siç është e drejta për arsimim në gjuhën amtare, vlerëson Aleanca për Shqiptarët (ASH). Në një komunikatë për media, ASH thekson se arsimi në gjuhën amtare përbën një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe, si i tillë, nuk mund të relativizohet apo të varet nga vullneti i një qeverie ose shumice politike. “Arsimimi në gjuhën amtare është një shtyllë e Marrëveshjes dhe nuk mund të relativizohet apo të…

Lexo më Shumë

“Pentagoni kishte bërë një vlerësim se shkëmbimi i njerëzve dhe territoreve ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe, ndërsa ndarja e Shkupit do të shkaktonte humbjet më të mëdha në njerëz.” Këtë dëshmi e ka pohuar tre vite më parë ish-presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për „Fokus“. Ai gjatë konfliktit të 2001, ishte një nga zëdhënësit e MPB-së, ndërsa më pas këshilltar për siguri kombëtare i presidentëve Branko Cërvenkovskit dhe Boris Trajkovskit. Sipas Pendarovskit,  arsyeja kryesore për dështimin ose mosrealizimin e idesë për ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001 ishte kundërshtimi i faktorit ndërkombëtar. “VMRO-DPMNE në vitin 1993 ishte…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Lozovës, Aco Velkovski, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, bëri thirrje publike për bashkim politik dhe shoqëror, pavarësisht përkatësisë partiake. Velkovski u bën thirrje ish-kryetarëve të komunave, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve, drejtorëve, funksionarëve, por edhe të gjithë qytetarëve të ndershëm dhe të përgjegjshëm, siç shprehet ai, që të kapërcejnë ndarjet mes “tanëve” dhe “tuajve” dhe të bashkohen rreth një qëllimi të përbashkët – një Maqedoni më të mirë, më të fortë dhe më të suksesshme. “THIRRJE PËR BASHKIM Të nderuar kolegë, të nderuar ish-kryetarë komunash, ministra, zëvendësministra, deputetë, drejtorë, funksionarë dhe TË GJITHË NJERËZIT…

Lexo më Shumë

Elektranat e Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar marrëveshje strategjike trevjeçare me Korporatën Energjetike të Kosovës përmes së cilës sigurohet furnizim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm me qymyr për nevojat e termocentraleve në Maqedoninë e Veriut. Marrëveshja, e cila vjen pas negociatave intensive dhe një vendimi të Qeverisë, i jep EMV-së koncesion në minierën e Obiliqit dhe mundësi për eksploatimin e rreth 3 milionë tonëve qymyr gjatë 36 muajve. Çmimi është fiksuar në 24.4 euro për ton. Sipas EMV-së, përdorimi i qymyrit nga Kosova do të rrisë efikasitetin e termocentraleve dhe pritet të sjellë rreth 800 gigavat-orë energji elektrike shtesë në…

Lexo më Shumë

Lubço Georgievski, ish-kryeministri i periudhës së konfliktit të vitit 2001 ka ndarë për herë të parë detaje se a kishte plan atëkohë për ndarjen e Maqedonisë, që disa herë është përmendur nga kreu i BDI-së dhe ish-shefi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti. Georgievski në një intervistë ditëve të fundit për TV24 theksoi se ka pasur plan famoz që i është prezantuar nga krerët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) dhe se ai më pas këtë e ka diskutuar me kreun shtetëror. Sipas tij, ideja apo plani i është bërë me dije edhe Arbën Xhaferit, atëkohë kryetar i PDSH-së…

Lexo më Shumë

Rruga ekspres e kontejnerëve Arktik Kinë-Evropë hyri në operacionet e rregullta javore për sezonin e verës të shtunën, duke hapur një lidhje logjistike më të shpejtë dhe më elastike midis Kinës dhe Evropës, njofton CGTN. Rreth orës 7 të mbrëmjes, anija Dubai Tower u nis nga Porti Ningbo-Zhoushan në Provincën Zhejiang të Kinës lindore, duke shënuar fillimin e shërbimit të rregullt sezonal të rrugës. Sipas operatorit, rruga kalon Pasazhin Arktik Verilindor përpara se të arrijë në portet kryesore evropiane, duke përfshirë Felixstowe në Britani, Rotterdam në Holandë, Hamburg në Gjermani dhe Gdynia në Poloni. Rruga përfundoi udhëtimin e saj të…

Lexo më Shumë

Deklarata e ministres së arsimit dhe shkencës Vesna Janevska se parimi i Badenterit po keqpërdoret si mjet politik ka nxitur reagime të shumta në skenën politike. Nga Lidhja Shqiptare thonë se vendimet e fundit kokë në vete të ministres Janevska dhe deklaratat e saj publike në të cilat vërehet qartë tendenca për të injoruar Badenterin dhe të sjellë ligjet për arsim sipas qejfit të tyre, dëshmojnë qartë hovin e Qeverisë aktuale kundër arsimit në gjuhën shqipe. Sipas tyre fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet lokale dhe pa një analizë të mirëfilltë, vetëm me vendim të ministres…

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është njoftuar se Bullgaria ka kthyer 11.6 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të nivelit të rritur të pesticideve. Drejtori Agjencisë, Oliver Millanov, theksoi se ende pritet vendimi nëse sasia do të asgjësohet në vendin importues, në Bullgari, apo do të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të asgjësohet në deponinë “Drislla”. OLIVER MILLANOV, DRETORI AGJENCISË SË USHQIMIT DHE VETERINARISË “Operatori ka të drejtë që specat të asgjësohen ose të kthehen. Ne, së bashku me Inspektoratin e Bujqësisë, do t’i asgjësojmë me kërkesë të operatorit ose të vendit importues. Jemi njoftuar për rastin…

Lexo më Shumë

Ramadan Ramadani Lirim Hajredini (1978-2026) ishte, për shumë ne që e kemi njohur, njeri që nuk mundeshim lehtë ta fusim në vetëm kategoritë i mirë ose i keq. Por, gjithnjë duhej shtuar një epitet: i mirë por i përmbajtur, i matur, i hollë, i thellë, ironik, i mençur, i kujdesshëm etj.etj. Unë vet do thoja vetëm: njeri kualitet. Kualiteti ishte dominant dhe vërehej në çdo debat, bashkëbisedim ose ndejë me te. Asgjë personale s’kemi ndajtur dhe nuk kam ditur asgjë për shëndetin e tij, por e kam ditur kujdesin e tij për prindërit, fëmijët, shoqërinë, vendin dhe për krejt shqiptarët.…

Lexo më Shumë

Në shkollën fillore “Njegosh” në Idrizovë të Komunës Gazi Babë, nxënësit shqiptarë edhe këtë vit mund të mësojnë në gjuhën shqipe deri në klasën e pestë. Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, ata duhet të vazhdojnë arsimin në shkolla të komunave të tjera. Pavarësisht që problemi është i kahmotshëm, edhe këtë vit nuk parashihet një zgjidhje konkrete. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha për Alsat se është mirë që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare. Mirëpo, për këtë rast ministrja Janevska nuk tha që dikasteri që ajo drejton nuk ka marrë ndonjë vendim për hapjen e…

Lexo më Shumë

Partia Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj veprimeve dhe deklaratave të ministres së Arsimit, Vesna Janevska, duke vlerësuar se ato dëshmojnë, sipas tyre, një tendencë të Qeverisë për të anashkaluar mekanizmin e Badenterit dhe për të cenuar arsimin në gjuhën shqipe. Në reagimin e LSH-së, theksohet se vendimet e fundit të ministres janë marrë pa debat publik, pa konsultime me ekspertë dhe autoritetet lokale, si dhe pa analiza të mjaftueshme. Sipas LSH, me vendim të Ministrisë është ulur numri i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në komunat me shumicë shqiptare. “Fillimisht pa debat publik, pa konsultim me ekspertë dhe autoritetet…

Lexo më Shumë