Gjatë vizitës së sotme në Strugë, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, së bashku me ministra, zëvendësministra dhe deputetë të kësaj partie, është pritur ngrohtësisht nga qytetarët e Strugës.
Ajo që tërhoqi vëmendjen gjatë kësaj vizite ishte mirëpritja nga biznesmeni strugan Gajur Lloga, i cili i uroi mirëseardhje Mexhitit me një mesazh që veçoi vizitën e tij nga ato të politikanëve të tjerë.
“Të gjithë politikanët vijnë para zgjedhjeve, përveç teje që vjen edhe pas zgjedhjeve”, ishte mesazhi i Llogës drejtuar Mexhitit.
Kjo deklaratë u bë një nga momentet më të spikatura të vizitës në Strugë, duke vënë në pah rëndësinë e pranisë dhe komunikimit me qytetarët edhe jashtë periudhave zgjedhore.



