Kryeministri Hristijan Mickoski sot në Forumin për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, i cili po mbahet në Bruksel theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian. Mickoski në njoftimet e tij të publikuara në rrejtin social facebook tha se RMV meriton një të ardhme evropiane, të bazuar në marrëdhënie parimore, respektimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, si dhe zbatimin e vazhdueshëm të reformave në interes të qytetarëve.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian përfaqëson një imperativ gjeostrategjik dhe një investim afatgjatë në paqen, stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit evropian. Ky proces duhet të mbetet i bazuar në rezultatet e arritura, por njëkohësisht të jetë më dinamik, i drejtë dhe i parashikueshëm”.
Mickoski tha se për RMV-në, integrimi evropian është përcaktim strategjik dhe interes kombëtar afatgjatë. Sipas tij, përkushtimi ynë ndaj reformave, mbrojtjes së interesave kombëtare dhe përmbushjes së standardeve evropiane duhet të shoqërohet me një perspektivë të qartë dhe kredibilet evropian.
Vazhdojmë me punë të përkushtuar, zbatimin e agjendës së reformave, politikë të përgjegjshme dhe vizion të qartë për një Maqedoni evropiane, stabile dhe prosperuese, përfundoi Mickoski.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/



