Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Asamblenë e Partisë Socialiste, duke lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të kësaj force politike. Sipas Berishës, në Asamblenë e PS-së u vu re një klimë e theksuar pakënaqësie ndaj kreut të qeverisë, të cilin e cilësoi si “Padrino”.
Teksa dilte nga SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje, Berisha i akuzoi socialistët se janë bashkëfajtorë për krimin elektoral dhe, sipas tij, për dhunën dhe terrorin policor ndaj protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ai riktheu gjithashtu akuzat ndaj Ramës për përfshirje në aferën Balluku, duke pretenduar se kryeministri është 60 për qind aksioner në këtë dosje. Berisha përmendi edhe pretendimet për 200 milionë euro të fshehura në banka offshore, duke iu referuar akuzave që, sipas tij, i janë bërë Ramës nga OSBE-ja në vitin 2014.
Duke komentuar atmosferën në Asamblenë e PS-së, Berisha deklaroi se nuk kishte parë më parë një kolektivitet ku anëtarët të shfaqnin kaq shumë armiqësi ndaj drejtuesit të tyre.
Sali Berisha: Pra, siç e shihni, për këtë seksion të PS, nuk ekziston krimi elektoral. Dhe këta janë bashkëfajtorë. Këta janë bashkëautorë të të gjithë dhunës, terrorit policor që ushtrohet në rrugët dhe sheshet e Tiranës kundër protestuesve që kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk u ndala këtu në amnistinë që i bëjnë Edi Ramës në vjedhjet e tij të pallogaritshme.
Vetëm në dosjen Balluku, Rama është 60 përqind aksioner. Rama është akuzuar nga OSBE që në vitin 2014 se ka të fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.
Por fundi i tij është i pashmangshëm.
Ju e ndoqët Asamblenë e Partisë së Krimit.
Në Asamble, fytyrat e tyre ishin secila më armiqësore ndaj Padrinos.
Nuk kam parë ndonjëherë në një kolektivitet fytyra njerëzish që akuzonin kreun siç e akuzonin asambleistët.
Dhe jo se janë të ndershëm se edhe ata janë kriminelë që kanë vjedhur, kanë plaçkitur shqiptarët në mënyrë të pamëshirë.
Por se tani, njeriu që ishte zotuar për mbrojtje, i kishte korruptuar, po shkon atje ku e meriton.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të vazhdojnë fuqishëm protestat, të vazhdojmë t’i japim shtytjen e fundit këtij narkodiktatori që plaçkiti Shqipërinë më shumë se të gjitha regjimet e kohërave të shkuara.
<!– Panorama TV desktop
fund Panorama TV–>
<!– Panorama TV mobile
fund Panorama TV–>



